Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 31-vjeçar i cili i ka dhënë kokainë mbesës së tij të mitur 14 vjeçe, dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht, është arrestuar. K.L., i cili më parë është dënuar për veprën penale “vjedhja”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kavajë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit: •K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky…

Read More

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti I aplikimit nga pronarët. Detyrimi vjen nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka përcaktuar gjithashtu se shuma e kompensimit duhet të jetë së paku sa 10% e vlerws reale të pronave Çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti I marrjes së tij. Kjo do të thotë se Vendimet e kompensimit që do…

Read More

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja voluminoze me 500 faqe që deri tani ka çuar pas hekurave 38 persona për trafik droge nga Shqipëria në Itali, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, por edhe një prokuror. “Janë katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që zbërthyen 4 grupet kriminale” tha gazetari i “ABC” Ermal Vija. Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Alias Paul Deda dhe Hekuran Marku, që në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë në detyrën e truprojës. Por si arriti hetimi tek ata? “Transportuesi i kanabisit në emër…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur gjatë verës. Në këtë mënyrë thekson ministrja qytetarët mund t’u bëjnë ballë aq më mirë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës. “Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu. Vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar po vijon për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë…

Read More

Ka startuar në orën 18:00, në Shën Petersburg, çerekfinalja mes Zvicrës dhe Spanjës. Një përballje tepër interesante që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës. Helvetët vijznë si surprizë mjaft e bukur e këtij kompeticoni, teksa në raundin e 1/8-ve eliminuan kampionen e Botës, Francën. Dëshira për të fituar dhe zelli i madh i lojtarëve ka bërë që Zvicra të merret seriozisht si kundërshtare, pasi ky Europian ka mësuar të mos merret asnjë skuadër e lehtë në letër. 69′ Shaqiri për Zvicrën shënon 8′ Jordi Alba shënon për Spanjën me devijimin e Zakarias

Read More

Erjon Çela do të jetë gjyqtari i çështjes “Gërdeci” që do të gjykojë ish-nministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Dosja “Gërdeci” ka kaluar në GJKKO pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shpalli moskomptenecën, ndërkohë që SPAK do të rinisë hetimet për këtë çështje. Ish-ministri Mediu do të gjykohet në bazë të postit që ka mbajtur në vitin 2009, por tashmë nuk ka as postin e deputetit, pas daljes së opozitës nga Parlamenti në vitin 2019.

Read More

“Mos lëviz”! Kjo shprehje i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë. Të rriturit këtë shprehje e kanë në “majë të gjuhës” dhe nuk u shko në mend që kjo shprehje, fëmijët, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, se si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ai, fëmija, akoma nuk është aq i rritur sa ti jenë formuar mekanizmat si trunorë dhe psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos ketë nevojë të lëvizë. mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, një ditë të rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Bardhi tha në një deklaratë për mediat se Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Deklarata e plotë: Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik. Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si antikushtetues veprimet e…

Read More

Stela ka kërkuar sqarime ndaj Çimit pas puntatës ku Lindita u ngrit në këmbë për t’iu afruar dhe ai e komplimentoi për parfumin. U duk sikur ka interes sërish për Linditën dhe Stela kërkoi që Çimi të tregojë publikisht se nuk ka pëlqim për asnjë femër tjetër përveç saj. Në bisedë, nuk munguan të qeshurat dhe batutat ndërsa Stela zbuloi se Çimi bëhet xheloz për Samiun dhe Oltin. Çimi: Do na bësh ndonjë atentat sot? Stela: Pse si atentat të duket natyra. Çimi: Çfarë do të diskutojmë? Stela: Siç të respektoj unë, ti nuk më respekton mua në studio. Çimi:…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës. 60 vjecari Seit Danaj, në gjendje të dehur, pasi ka debatuar me motrën e tij për motive të dobëta, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar dy herë në këmbë, Bukuroshe Hoxhan. 66 vjeçarja është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Vlorës ku dhe po merr mjekim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në banesën e motrës së autorit, rreth orës 16:25 të kësaj të premte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, që çuan 60-vjeçarin në marrjen…

Read More

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar midis kompanisë së transmetimit “Cinedigm” me “Elvis Presley Enterprises”. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet krijimi i një kanali kushtuar legjendës së rock ‘n roll. Kanali do të nderojë artistin e “Love Me Tender”, i cili shiti më shumë se 1 miliard kopje në të gjithë botën dhe u nominua për 14 Grammy Aëards. Po ashtu, nëpërmjet tij do të tregohen të gjithë filmat në lidhje me Presley, shfaqjet dhe muzikën e tij. “Kanali i ri do t’ju ofrojë fansave mundësinë për të mësuar edhe më shumë aspekte të karakterit të artistit me filma ekskluzivë, homazhe dhe…

Read More

Aktivistja nga Tropoja, Eva Vatoci i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur me shpejtësinë e automjeteve në rrugë që po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ajo shprehet se policia rrugore është e pamjaftueshme në numër për të qarkulluar të gjitha akset rrugore dhe në shumicën e rasteve janë inekzistent. Vatoci shton se si banore e qytetit ndjehet e rrezikuar çdo ditë dhe prandaj i është drejtuar personalisht ministrit.

Read More