Gjatë ditës së sotme zonat bregdetare paraqiten me kthjellime, ndërsa zonat e ulta dhe malore do kenë vranësira kalimtare deri në mesditë. Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugore ku kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Author: tirana
Italia në gjysmëfinale të EURO 2020! Skuadra e Roberto Mancinit ia ka dalë të fitojë kundër Belgjikës me rezultatin 2-1 dhe e bën diçka të tillë duke bërë një futboll ndryshe nga ai i zakonshmi. Barella dhe Insigne fituan betejën me Lukakun, duke i dhënë Italisë fitoren dhe kualifikimin. Axurrët e nisën me vrull, duke shënuar që në minutën e nëntë me Bonucci. VAR shpëtoi Belgjikën për një pozicion jashtë loje milimetrik, por ishte një paralajmërim që Italia do bënte gjithccka të fitonte. Në vijim belgët ishin disi më kërkues, por me goditjet nga distanca vetëm sa e vunë në…
Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kretë në orën 22:46 me orën lokale. Të dhënat vijnë sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Athinës. Thellësia ishte 10 km dhe epiqendra 21 km në veriperëndim të Arvit dhe 19 km në juglindje të Heraklion. Mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.
Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje dhe operacioni i shembjes së tyre do të shtrihet në të gjithë vendin nga Vermoshi në Konispol. Lame tha se fillimisht është nisur me vijë bregdetare, por që do të shtrihet në të gjithë vendin. Gjithashtu Lame tha se do të nis dhe legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as hyrjet që kërkohen nga qytetarët. “Legalizimi i pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një histori suksesi në…
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, në një rrëfim mbi karrierën e tij në politikë si dhe atë shkencore. Gjatë bisedës Gjinushi u ndal në një nga fotografitë ku duket me studentët pranë Ramiz Alisë. Akademiku rrëfeu më gjerësisht të vertetën e atij takimi. “Kur ishte Lëvizja e Dhjetorit në takimin tek Ramiz Alia, siguriusht që unë isha ministër i Arsimit dhe nuk kam ndonjë kompleks për atë, por e vërteta e thënë shkurt, të hënën pas 8 Dhjetorit, na është thënë nga Ramiz Alia që të shkojmë…
Është duke u luajtur në këto momente në Mynih, supersfida e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian mes Belgjikës dhe Italisë.Italia do të provojë të kalojë provën e parë serioze në këtë Europian, duke tentuar të kalojë belgët të cilët janë të mbushur me yje. Të kaltrit duhet të kenë kujdes njeriun e momentin tek Belgjika, sulmuesin Romelu Lukaku që e njeh mjaft mirë Italinë dhe pritet tu hapë problemeve në sulm. 45′ Lukaku shënon për Belgjikën nga penalltia 43′ Insigne shënon golin e dytë të takimit 31′ Barella shënon golin e avantazhit për Italinë 13′ Bonucci shënon për Italinë,por…
Astrit Patozi duket se nuk ka hequr dorë nga politika pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Patozi tha në MCN TV se është përpjekur të bëjë gjënë e duhur në kohën e duhur, ndërkohë që theksoi se nuk ka asnjë arsye që të shmanget nga politika. “Astrit Patozi do vijojë të mbetet një zë i angazhuar publik në Shqipëri për shkak se mendoj se nuk i kam shkaktuar asnjë problem vendit tim, përkundrazi kam shërbyer dhe jam përpjekur të bëj gjënë e duhur në kohën e duhur. Nuk kam asnjë arsye pse të shmangem nga angazhimi publik. Do vazhdoj…
Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 45-vjeçari Paul (Agustin) Deda, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprat penale të ngritura nga SPAK “trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, hedh poshtë akuzat e ngritura nga SPAK. Ai thotë se nuk ndodhet prej tre vitesh në Shqipëri, por se do të kthehet dhe do të dorëzohet para drejtësisë shqiptare për të sqaruar gjithë…
Media greke Slpress i ka kushtuar një artikull shërbimit sekret në tre vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ndër ta është edhe Shqipëria. Në shkrimin e saj Slpress shkruan se këto vende edhe pse nuk kanë një ushtri të konsiderueshme të armatosur, shërbimet sekrete të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë janë një instrumet i fuqishëm. Media greke shkruan se Shqipëria trashëgon shërbimin sekret të Enver Hoxhës, Maqedonia e Veriut ka shërbimin sekret që u krijua në 1990, dhe i bazuar nga ish-Jugosllavia, ndërsa për shërbimin sekret të Kosovës thuhet se u krijua në vitin 2000. Në shkrim gjithashtu shkruhet se shërbimi sekret…
Spanjë në gjysmëfinale të EURO 2020, pasi barazoi 1-1 në 120 minuta me Zvicrën dhe nga penalltitë ia doli me rezultatin 3-1. KOHA E RREGULLT – Spanja e nisi mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e tetë pas një goditjeje të Jordi Alba që u devijua nga Zakaria. Festë dhe më pas gjumë, pasi skuadra e Luis Enrique veç kontrollit të topit nuk u shfaq e rrezikshme për të shënuar golin që do të godiste rëndë Zvicrën. 45 minutat e para u mbyllën me Spanjën në epërsi, ndërsa në të dytën Zakaria i trembi me një goditje më kokë…
Franca është eliminuar nga Zvicra në Europian, por nëse kjo disfatë mund të dukej e çuditshme më herët, tanimë merr gjithë shpjegimin. Konfliktet e shumta mes lojtarëve shpërthyen me zënkën e familjarëve të tyre.Jo vetëm eleminimi nga kampionati Europian te Franca kanë shpërthyer edhe debatet e brendshme. Madje drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit po mendojnë edhe largimin e Didier Deschamp nga stoli i skuadrës dhe vendin e tij ta marrë Zinedine Zidane. Eleminimi ndaj Zvicrës ka sjellë edhe përplasje të forta mes lojtarve të skuadrës, diçka që ka prishur edhe më shumë atmosferën rreth ekipit. Por fillimisht ka nisur…
Një mjet tip Mercedez është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin Muziinë-Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte nga Tirana dhe ishte nisur drejt Sarandës. Forcat zjarrfikëse të Finiqit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.