Author: tirana

Pas 1 viti e gjysmë është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit. Lajmi është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj, e cila përmes një postimi në Facebook, bën me dije se duke filluar nga data 5 korrik, do të nisin udhëtimet vajtje- ardhje me shtetin fqinj. POSTIMI: Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para. Nga data 5 Korrik udhëtimet…

Read More

Ministrja Belinda Balluku së bashku me kryetarin e bashkisë së Ersekës Erion Isaj ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë. Balluku u shpreh se ecuria është shumë e mirë dhe se punimet do të përfundojnë një vit përpara afatit të kontratës pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi buxheti i shtetit për shkak të pandemisë. “Kjo është një kontratë e lidhur në tetor të vitit 2020 e cila tashmë në muajin e 8-të ka arritur në 57% të volumeve. Nga çfarë duket do ta dorëzojmë më shpejt se afati i tetorit të vitit 2022 kjo…

Read More

Një nga personazhet e mbrëmjes së djeshme mes Italisë dhe Belgjikës ishte Leoanrdo Spinazzola, i cili doli nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve nga një dëmtim në tendinë. Natyrisht, Italia dhe Roma janë në ankth për të. Ai u vizitua nga Dr.Ferretti dhe stafi i tij, pastaj u kthye në Coverciano së bashku me shokët e ekipit kombëtar. Lojtari i Romës do t’iu nënshtrohet testeve instrumentale sot, ndërkohë që donte të dërgonte një mesazh për fansat nga rrjetet sociale: “Për fat të keq, të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon. Me këtë grup të shkëlqyeshëm…

Read More

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg, efektin e policisë, Elefterios Sullaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët u kapën me një sasi kokaine në makinë. Sullaj u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe…

Read More

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, vijon që të mbështesë turizmin në vendin tonë, teksa promovon vende të ndryshme dhe ndan eksperiencat e saj. Së fundmi, Kim ka shkuar në jug të vendit, ku ka vizituar Dhërmiun, dhe ka zhvilluar takime me qytetarët. Diplomatja amerikane Yuri Kim ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet me një fëmijë në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe me disa të rinj. ‘E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim së bashku, dhe të admirosh…

Read More

Vin Veli i ndau përfundimisht rrugët me Bora Zemanin rreth 4 vite më parë. Ata të dy janë edhe prindër të një djali, Arborit, i cili nuk ka qenë as 2 vjeç kur dyshja u ndanë nga njëri-tjetri. Bora dhe Vin Veli kanë treguar se nuk i është dashur t’ja shpjegojnë divorcin, sepse ai nuk kuptonte asokohe dhe për më tepër ka pasur gjithmonë dashurinë si të mamit edhe të babit. Si dy personazhe publikë, Bora dhe Vin Veli janë përmendur shpesh në publik për marrëdhënien e tyre të vjetër, ndërsa së fundmi vëmendjen e ka rikthyer ish-konkurrentja e “PërPuthen”,…

Read More

2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT. Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Ftabardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar…

Read More

Një person është mbytur paraditen e sotme ne bregdetin e Velipojës. Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç. Ka qenë duke notuar në thellësi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt brenda në ujë. Menjëherë pushues të tjerë e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Read More

Gjendet i mbytur në lumin Osum një person. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanËeb” se Ilir Mejdani, 45 vjeç është nxjerr sot rreth orës 10 nga lumi Osum i pa jetë nga forcat e zjarrfikëses. Mejdani kishte shkuar për të peshkuar në lumin Osum. Trupi i 45-vjeçarit u gjet në afërsi të urës së Gorricës. Nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, teksa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.

Read More

Tashmë është zyrtare. Torino njoftoi blerjen e portierit shqiptar Etrit Berisha nga Spal. Ish portieri i Lazios ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me “granatat” me mundësi rinovimi edhe rinovimi edhe për një sezon të tretë. Kujtojmë se te Torino, “gardiani” ynë kuqezi do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvoda, pjesë e kombëtares dardane, si dhe 19-vjeçarin Altin Kryeziu. 🧤📸🧤#SFT pic.twitter.com/gmaBqqtz73— Torino FC English (@TorinoFC1906_En) July 3, 2021

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin nr.10 të nismës ‘Gati për Shqipërinë’ ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot sesionin nr.10 të nismës ‘Gati për Shqipërinë’ ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë. Nisma gati ‘Gati për Shqipërinë’ ka mbledhur qindra të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. “Është detyrim dhe kënaqësi për të ofruar…

Read More

Mesfushori i Belgjikës, Kevin de Bruyne, pas ndeshjes në “Allianz Arena” ka deklaruar për BBC, se “Djajtë e Kuq” provuan gjithçka për të fituar kundër Italisë. Ndeshja përfundoi 2-1 për “Azzurrët”, duke e eliminuar Belgjikën nga vazhdimi i “Euro2020”, shkruan “Footballitalia”. “Unë mendoj se kemi provuar gjithçka për ta fituar atë ndeshje, ata shënuan një gol fantastik, por i pari mund të ketë qenë një gabim nga ana jonë. Gjithsesi, ata kishin më shumë zotërim dhe nuk arritëm të shënonim, gjë që është turp. Eliminimi është gjithmonë një zhgënjim,”- është shprehur de Bruyne pas ndeshjes, duke mos e fshehur dëshpërimin.…

Read More