Nga Gentian Hodaj Të shokuar nga ngjarja e Velipojës pa diskutim janë edhe emigrantët shqiptar në Itali të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në vendin e tyre dhe mbi të gjitha po bëhen gati që të vijnë për pushime pas një periudhe të gjatë dhe të tmerrshme COVID dhe masave shtrënguese që i ka mbajtur larg njerëzve të tyre në Shqipëri. Dhe sigurisht që do të jenë edhe pushuesit dhe frekuentuesit e këtyre plazheve ku gjendja paraqitet si në filmat Vest. Plazhe publike të zëna nga më shumë se dy apo tre persona që me kobure në dorë “sqarojnë” zonat…
Author: tirana
Policia e Kosovës njofton se një qytetare ka denoncuar të dashurin e saj se po e shantazhon kundrejt një shume prej 70 mijë euro, për të mos i treguar fotot intime familjarëve të saj. Në shenjë reagimi dyshohet se i vëllai i vajzës në fjalë ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje, duke u marr dhe ai nën hetim nga autoritetet kosovare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lipjanit dhe lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili së bashku me policinë po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ka dalë sot ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Mësohet se “Audi” që drejtohej nga I. Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar. Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik. 22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi. Në aksident humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva…
Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar SHBA në 245 vjetorin e pavarësisë me fjalët e Deklaratës së Pavarësisë. “Gëzuar ditën e Pavarësisë.‘Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë’”, shkruan Basha.
Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike, duke arrestuar autorin e dyshuar. Në pranga ka rënë 39-vjeçari Gjovalin Nikolli, pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, në Mirditë. Njoftimi i policisë: Strukturat policore në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kulme, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi…
Të paktën 17 persona raportohen zyrtarisht të kënë vdekur pas rrëzimit të avionit me 92 ushtarë në bord në Filipine. Ndërsa mbi 40 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar menjëherë në spital.. Avioni C-130 Hercules po përpiqej të ulej aeroportin Jolo në provincën Sulu, por tejkaloi pistën dhe u rrëzua. Më pas, avioni, i cili u rrëzua në një zonë pyjorë, e ndodhur pranë disa ndërtesave, u përfshi nga flakët. Ai ishte nisur nga Cagayan de Oro për në ishullin Mindanao. Ushtarët në avion ishin pjesë e pranisë së shtuar të ushtrisë në Filipinet jugore për të luftuar militantët islamikë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku një grua 74-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Njoftimi i plotë i policisë: Fier/Informacion paraprak Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar sot përmes një postimi në rrjetet sociale 245-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë pamje nga ceremonia që është zhvilluar në rezidencën ku qëndron Yuri Kim, ndërsa zotohet se vitin e ardhshëm të bëhet më shumë për demokracinë dhe biznesin. Në foto, Kim shihet teksa ka vendosur dorën në zemër. POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS: Sot, ne festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, ditë e cila përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ne patëm kënaqësinë të festonim Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me…
Dëshmi tronditëse vijnë nga Velipoja ku 4 anëtarët e një familjeje janë plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre. Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin. “Dola per te blere nje buke dhe kur degjova shperthimin. Vij kendej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas se pronarit te kesaj nderteses. Kur erdha ketu i gjeta te gjithe ne pishine. Jane zgjuar ne mengjes si çdo dite per…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, uron SHBA në Ditën e Pavarësisë së 245-të. Në mesazhin e tij, Meta thekson se miqësia përbashkët e me rrënjë të thella mes SHBA e Shqipërisë do të forcohet akoma edhe më tepër. Mes të tjerash, Kreu i Shtetit Shqiptar shkruan se “Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona”. Mesazhi i Metës: I nderuari President, Sh.T.Z Joseph R. Biden Jr., 245-vjetori i…
Presidenti amerikan Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, pasi ka mësuar se ajo është nënë e 12 fëmijëve. Rasti u regjistrua në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo është nënë e 12 fëmijëve, shkruajnë mediet e huaja. Momenti epik u raportua në disa medie nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëron delegacionin presidencial Izraelit. Rivlin do të zëvendësohet…
Proteinat janë të rëndësishme për ta stimuluar metabolizmin dhe për të ndihmuar zhvillimin e muskujve, mirëpo nëse merrni shumë proteina, do të vini re shenja të caktuara Për personat e shëndetshëm, rekomandohet të konsumojnë 0.8 gramë proteina për kilogram të peshës trupore. Kjo përqindje e marrjes së proteinave ndryshon nga mosha dhe rritet me kalimin e moshës, por marrja e tepruar e proteinave mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Nëse vëreni shtim në peshë pa ndonjë arsye, kontrolloni sa proteina po merrni, transmeton Telegrafi. Është e mundur të shtoni peshë edhe kur shmangni ushqimin e shpejtë dhe ëmbëlsirat, ndërsa shkaku mund…