Author: tirana

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fier. Aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetin, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në afërsi të shkollës së muzikës. Në aksident, janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton aksidentin, por edhe po orienton trafikun e mjeteve të tjera që janë bllokuar. Ambulanca ka marrë 2 persona që kanë mbetur të lënduar, ndërsa raportohet, se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Pas “premierës” në Korçë pak ditë më parë, “Festivali i Futbollit 2021” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, duke tërhequr djem e vajza të shumtë në numër që janë mbledhur në sheshin kryesor për t’u argëtuar me lojën e bukur të futbollit. Eventi është organizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, që ka mbështetur këtë nismë ashtu si edhe në Korçë ku kjo iniciativë ka gjetur suportin e pushtetit vendor. Për më shumë se një orë dhjetëra djem e vajza, të cilët e kanë pasion futbollit, kanë treguar aftësitë e tyre në fushën…

Read More

Në këtë vit shkollor të sapo mbyllur kishim rreth 28 mijë regjistrime më pak në arsim se vitin e shkuar. Pothuajse në të njëjtën shifër është edhe krahasimi me vitin shkollor 2019 me atë të 2020. E kjo situatë sjell si rrjedhojë dhjetëra shkolla të mbyllura. Në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, Sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë në një letër publike drejtuar ministres së arsimit, Evis Kushit thekson rrezikun e mësuesve për të humbur punën. Bazuar në këtë problematikë si dhe me qëllimin për rritjen e cilësisë në arsim sindikata ka propozuar që të…

Read More

Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave. Të shumta kanë qenë rekordet e vendosura në kompeticionin madhështor të këtij viti, si dhe faktet e çuditshme që janë regjistruar. Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë. Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë. E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret.…

Read More

Në rast se dëshironi të pastroni bizhuteritë tuaja dhe nuk keni pastrues të lëngjeve speciale ose peceta pastrimi, ekzistojnë tre metoda të mahnitshme me materiale që tashmë i keni në shtëpi për rezultate vërtet të shkëlqyera që me siguri do t’ju magjepsin. Kjo është mënyra e duhur për të pastruar bizhuteritë tuaja Vini re, megjithatë, se kur bëhet fjalë për bizhuteri, fërkimi duhet të mbahet në minimum në mënyrë që të mos konsumoni përfundimin e bizhuterive tuaja, duke lënë gërvishtjet prej argjendi ose ari që nuk zhduken kurrë. Sapun i shkrirë enësh Përzieni disa pika të lëngut për larjen e…

Read More

Një aksident me motor ka ndodhur në fshatin Kamçisht të Lushnjes. Raportohet se K. Ll., 22 vjeç, banues në Zhym, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri që kishte me vete, R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Në 245-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, zv/kryeministri Erion Braçe ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale. Braçe thotë se për shqiptarët, Amerika ka qenë gjithmonë liri, pavarësi dhe demokraci ndërsa tashmë është edhe drejtësi, barazi dhe siguri. “4 korrik, Amerika is back, për ne shqiptarët Amerika ka qenë gjithmonë si liri, pavarësi, demokraci, zhvillim! Tani edhe si drejtësi, barazi, siguri”, shkruan Braçe.

Read More

Moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani ka zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë verë. Arbana ndodhet në Kretë bashkë me familjen e saj. Sot Arbana, Eduarti dhe Joni kanë shijuar një shëtitje në ishull, duke vizituar një nga plazhet më të bukura, atë të Balos. Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram disa pamje, por nuk mungojnë edhe çastet romantike me Eduartin. Arbana dhe Eduarti shfaqen teksa shkëmbejnë një puthje, ndërsa mbrapa kanë pamjen përrallore.

Read More

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman. Kjo e fundit, teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner. Deri këtu e gjitha duket si diçka tepër normale, por gafa ka nisur që në fillimet e marrjes në pyetje. Gazetarja, e ka prezantuar 25-vjeçarin si portier të Chelsea-t, e jo si sulmuesin e saj. “Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, ka thënë gazetarja. Gjermani me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund…

Read More

Disa njerëz mendojnë se për të hequr pllakat nga dhëmbët e tyre, duhet të lahen shpesh dhe fort. Kjo nuk është e vërtetë pasi pllaka është aq e butë, sa mund ta hiqet me një copë pëlhurë. Arsyeja pse keni nevojë për një furçë dhëmbësh është thjesht sepse një leckë nuk mund të arrijë të gjitha cepat e gojës tuaj. Pra, nuk ju duhet shumë presion për një pastrim të plotë gojës. Më poshtë janë listuar 4 shenjat që sinjalizojnë se po i bëni një pastrim të tepërt të dhëmbëve dhe 3 mënyra efektive për të zhdukur problemin që keni.…

Read More

Socialistët kanë nisur prej dy javësh analizën e rezultatit të 25 prillit, një proces që do të zgjasë rreth gjashtë muaj, për t’u përmbyllur në janar 2022. Numri dy i partisë, Taulant Balla, e bëri të qartë para Kongresit të partisë, se llogaritë e asaj që shkoi do të jenë të vlefshme për dy sfidat e ardhshme elektorale. Objektivi minimal i socialistëve në zgjedhjet e kaluara ishte ruajtja e votave të vitit 2017, gjë që nuk u arrit në 8 prej 12 qarqeve. Kjo nuk u përkthye kudo me lëvizje në numrin e mandateve, për shkak të performancës së dobët…

Read More

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” ka qenë Myzejeni dhe Kujtimi, nuse dhe vjehërr, ku kanë një problem në lidhje me një pishinë që ata kanë hapur si familje. Kur shkoi nuse tek shtëpia e burrit, ajo gjeti një pishinë të ndërtuar, por ishin në borxh rreth 100 milionë.https://www.youtube.com/embed/FAPIiqpi9E0 Ajo iku në Greqi për të punuar dhe për të larë borxhet, ku humbi dhe fëmijën e parë duke punuar ditë-natë. Vjehrri i thotë të kthehen nga Greqia sepse do i lerë pishinën, por ajo shprehet se nuk i ka dhënë as pishinën dhe tani dëshiron që t’i nxjerrë dhe nga shtëpia.…

Read More