Elvana Gjata lançoi para pak muajsh albumin e saj më të ri, që mban titullin “Çelu” dhe sot ajo zgjodhi dy persona të veçantë për t’iu bërë dhuratë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë të përzgjedhurit e këngëtares, e cila me kënaqësi iu erdhi në vizitë për t’iu bërë dhuratën e këndshme. “Elvana Gjata na nderoi duke na e dhuruar një album me plot dashuri që vetëm ajo di të krijoi!! Faleminderit për çdo emocion, çdo dashuri dhe plot sentiment në secilin varg të secilës këngë, ka shkruar Anita teksa sjellë foton me këngëtaren. View this post on Instagram A post…
Author: tirana
Policia Rrugore vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Falë denoncimeve të shumta, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 113 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë qëndruar në radhë për shkak të fluksit të madh të automjeteve që ktheheshin nga zonat bregdetare, kryesisht gjatë orëve të pasdites së datës 04.07.2021. Po gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të…
Julia Roberts ka gati dy dekada e martuar me bashkëshortin e saj, Daniel Moder. Ata të dy kanë festuar së fundmi 19 vite martesë dhe për këtë rast të veçantë aktorja ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë të rrallë me bashkëshortin. Ata të dy shihen bashkë në plazh, teksa Julis shfaqen duke përqafuar me njërën dorë bashkëshortin e saj. “19 vite. Sapo kemi filluar!”, ka shkruar Julia Roberts, duke treguar në këtë mënyrë se ata vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin njësoj si ditën e parë. View this post on Instagram A post shared by Julia Roberts…
Një aksident ka ndodhur në afërsi të Spitalit Rajonal Berat mes një ambulance dhe një makine. Ambulanca është përplasur fuqishëm me një automjet në vendin e quajtur “Rrapi” në lagjen “30 Vjetori”. Nga aksidenti ka dëme materiale dhe lëndime të lehta.
Vajza e Fjolla Morinës është rritur dhe tanimë është një zonjushë mjaft e bukur. Lediana ka përfunduar ciklin e studimeve në gjimnaz dhe së fundmi ka marrë pjesë në mbrëmjen e maturës. Ajo ndau në “Instagram” disa pamje nga ky event me miqtë e saj, ku duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror dhe me flokët e kapura lehtë. Aktualisht këngëtarja është në arrati, por ama kjo nuk e ka ndaluar që të shoqërojë të bijën në këtë ditë mjaft të rëndësishme.
Pa frikë Capital T mund ta cilësojmë si një makineri hitesh! Çdo këngë që ai publikon pritet mjaft mirë nga publiku dhe zë majat e klasifikimeve në listat muzikore. Këto kohë reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe siç duket ai nuk ka ndërmend të ndalet me publikimin e hiteve të reja. Ditën e sotme, Capital T ka ndarë në Instagram një foto me bukuroshen e ekranit, Nevina Shtyllën. Ata të dy shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa Nevina duket mjaft e kuruar. Ajo mban një veshje të zezë me pika të bardha dhe një kapele në kokë, një…
Eni Koçi feston 25-vjetorin e lindjes dhe sot ajo është ndjerë vajza më e përkëdhelur në botë. Ajo ka marrë mesazhe të shumta urimi, ku nuk mund të mungonte dhe ai më speciali nga partneri i saj, Genc Prelvukaj. Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto të Enit dhe i ka bërë asaj një super dedikim, që me siguri çdo vajzë do të donte ta merrte nga partneri i saj. “Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në…
Një 39-vjeçar me iniciale M.M. në Sarandë ka rënë pre e një sulmi me shkopa bejzbolli mesditën e sotme. Kanë qenë disa persona të cilët kanë dalë nga tre automjete duke sulmuar 39-vjeçarin. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale. 39-vjeçari tashmë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të konfliktit. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në Komisariatin e Sarandës, për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në unazën Verilindore në kryeqytet. Rama shprehet se punimet do të vazhdojnë me tre turne pa ndërprerje që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve. “Sot në mëngjes filloi faza e parë e betonimit të soletës së tunelit në Unazën Verilindore, Loti 2 Punimet do të vazhdojnë me tre turne, pa ndërprerje, që ky segment të jetë gati në vjeshtë për qarkullimin me lehtësi të automjeteve në rrugët e kryeqyteti”, shkruan Rama.
Të gjithë po flasin rreth mega-operacionit ku 200 forca policore përfshi ato të RENEA dhe FNSH janë angazhuar në super-aksionin e madh të koduar “Shpirti” për goditjen e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës. Policia ka sekuestruar rreth 60 mijë euro dhe dy armë zjarri gjatë aksionit për arrestimin e disa prej anëtarëve të këtij rrjeti që do të trafikonin rreth 6 ton drogë, hashash, kokainë dhe heroinë me vlerë 55 milion euro. Mes të arrestuarve janë tre zyrtarë të lartë të policisë, një prokuror dhe administratorë lokalesh. Gazetari Artan Hoxha duke u nisur nga këto zhvillime ka paralajmëruar…
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ndryshimin në ligjin për policinë e shtetit që i jepte atribut vetes pa asnjë standard për të bërë vëzhgime masive të qytetarëve pa lejen e prokurorisë dhe të gjykatës. Ligjin e miratuar nga parlamenti, Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit e çuan në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi ditën e sotme. VENDIMI I PLOTE Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 01.07.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, me objekt: – Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për…