Princi William dhe Princi Harry kanë zbuluar ditën e sotme statujën në nder të Princeshës Diana. Vëllezërit kanë përkujtuar kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. View this post on Instagram A post shared by The Telegraph (@telegraph) Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar në mënyrë që të përfundonte karantinën e tij përpara ngjarjes së së enjtes.
Author: tirana
Pezullohen 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. “Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Goditen nga Policia Rrugore e Tiranës, dy raste të mitdhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht shtetasit: K. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në rrugën…
Ariana Grande i ka thënë “thank u, next” flokëve të gjatë dhe ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Ajo ka prerë flokët shkurt si kurrë më parë, në modelin bob me gjatësi mbi shpatulla. Me stinën e verës, Ariana ka vendosur të freskojë totalisht pamjen e saj dhe tani duket shumë ndryshe nga më parë. Ajo publikoi një video në Instagram, ku kishte vendosur në kokë edhe një kapele në formë kove, që këtë vit ka qenë trend kryesor. Menjëherë pas publikimit të saj të gjithë njerëzit shpërthyen në komente, duke e komplimentuar Ariana-n për modelin e ri të…
Robert dhe Patris Berisha disa muaj më parë humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale. “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij. View this post on Instagram A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt. Së fundmi artisti ka prekur me një postim në rrjetet sociale. Berisha ka publikuar një pjesë…
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë se duke filluar nga dita e sotme do të nisë “gjoba” ndaj bizneseve të vogla me anë të fiskalizimit. Sipas saj kushdo që të shesë edhe diçka të vogël, do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit. Por Tabakut i është kundërvënë biznesmeni Endri Meksi, i cili thotë se ajo po dezinformon publikun. Sipas tij, asnjë nga shoqëritë e reja që janë autorizuar për fiskalizimin nuk ka çmim 2000 euro…
Edhe gjatë 24 orëve të fundit shifrat e koronavirusit në vendin tonë janë në minimum. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka asnjë humbje jete nga virusi i rëndë, ndërsa janë regjisrtuar vetëm dy raste pozitive nga 4024 testime të kryera. Sipas MSH, në Spitalin Infektiv o marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Njoftimi i MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se rreth orës 15:00 në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç. Familjarët kanë deklaruar se shtetasi me iniciale D.M vuante nga depresioni.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç. Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të…
Arrestohen 2 të rinj të cilët siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë nga Kruja, A. B., 21 vjeç, dhe E. K., 21 vjeç. Të rinjtë janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar nga Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3. Vihen…
Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Seit Manahasën. Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “shantazhit dhe shtrëngimit me anë të kanosjes” për dhënie pasurie në dëm të një biznesmeni të njohur në Tiranë. Veç kësaj ai akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të rritur pa dëshirën e saj, dhe bëhet fjalë për një grua që shoqëronte biznesmenin. Manahasa së bashku me një person tjetër i identifikuar si K.Manahasa, kanë tentuar t’i marrin 20 mijë euro nëpërmjet një video shantazhuese…
Në seancat e fundit të kësaj legjislature të Kuvendit, të cilat janë edhe të fundit edhe për më shumë se 80 deputetë të cilët nuk do të rikthehen më në shtator në ato karrige. Një prej deputeteve më aktive që po merr pjesë në seancat e fundit plenare në Kuvend është Rudina Hajdari. Edhe pse garoi me Nisma Thurje Hajdari nuk mori votat e nevojshme për t’u rizgjedhur. Në seancën e sotme ajo është parë duke bërë një ‘foto selfie’ me deputetin Arlind Çaçani, i cili edhe ai nuk rikthehet në shtator.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian deri më tani kundër Covid-19 janë efektive kundër të gjithë mutacioneve të reja, përfshirë atë Delta. Sipas EMA, mbrojtja kundër mutacionit Delta sigurohet pas përfundimit të dozës së dytë. Organizata bën thirrje për përshpejtimin e vaksinimeve dhe mbajtjen e masave të Shëndetit Publik si mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë. “Duket se 4 vaksinat e autorizuara nga BE mbrojnë nga të gjitha llojet, përfshirë variantin delta. Të dhënat e para të botës reale sugjerojnë se: 2 dozat e vaksinave mbron nga…
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar ditën e sotme në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës. “Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë“, shkruan në mbishkrimin e fotos Aleks Soros.Postimi i plotë: Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York!Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe…