Author: tirana

Rudina Hajdari mbajti sot fjalën e fundit në Kuvend si deputete. Gjatë fjalës së saj Hajdari iu bëri thirrje gjithë politikanëve që të çojnë vendin përpara dhe të mos shikojë partinë, por të mendojnë për vendin, për t’i dhënë fund tranzicionit që ajo e konsideroi të tejzgjatur. “Ne duhet të bëjmë një reflektim, Shqipëria ke nevojë për më shumë demokraci, për më shumë fuqi në vendimmarrje. Sot është e kundërta, modeli i suksesit që sot ecën përpara është horri me makinën e shtrenjtë, apo modeli i servilizmit, më i përbuzur që shqiptarët nuk duhet ta përfaqësojnë. Ne duhet të shkojmë…

Read More

Nga Christina Lamb Në vitin 2008, unë intervistova komandantin e trupave britanike në Afganistan, Mark Carleton-Smith, në një bazë në provincën e Helmandit, ku trupat ndërkombëtare luftonin çdo ditë kundër talibanëve për një territor që vazhdonte t’u dilte nga kontrolli. Lufta në Afganistan nuk mund të fitohet dot ushtarakisht, më tha Carleton-Smith. Ai ishte ushtaraku i parë i lartë i koalicionit që e tha publikisht këtë gjë, dhe deklarata e tij bëri bujë në media. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, reagoi menjëherë duke e cilësuar një “disfatist” Carleton-Smith Trembëdhjetë vjet më vonë, presidenti amerikan Joe Biden, duket se ka…

Read More

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është shprehur mos dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave në plazh ka shkaktuar mosmarrëveshje mes subjekteve. Aksioni i policisë për heqjen e çadrave dhe shezlongëve nisi dje, ndërkohë që po vazhdon dhe sot edhe pse hymë në muajin e dytë të sezonit të verës dhe në vendin tonë kanë mbërritur turistë nga gjithë bota, ende nuk janë dhënë lejet dhe nuk janë ndarë hapësirat e rërës. Sipas Voltana Ademit, deri tani, janë katër subjekte në të gjithë plazhin. “Ndërkohë, shumë të tjerë janë në proces. Dikush në një miratim paraprak, dikujt i kërkohen…

Read More

Analisti Preç Zogaj e konsideron Ilir Metën si një politikan pragmatist të skajshëm, që partinë e themeluar prej tij, LSI-në e ka çuar në kufijtë e një ndërmarrje. Zogaj tha në emisionin ‘Opinion’ se përfaqësues të LSI e kanë parë këtë parti si mjet për të përfituar nga pushteti. “Meta ka lënë edhe ai kujtimin e tij. Ka mundur të krijojë një formacion politik që thyen mallkimin e partive të vogla që nuk arrijnë të bëhen faktor. Ai arriti të bëhej faktor. Ai ka ndjekur një linjë pragmatiste, pragmatizëm i skajshëm, i cili dalëngadalë e ka çuar partinë në kufijtë…

Read More

Ka njerëz që kanë kritere të larta kur gjejnë një partner, zgjedhin shumë, nuk bien dakord për kompromise dhe për këtë arsye presin gjatë për personin ideal. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për tiparet, pamjen apo statusin e tyre, ata gjithmonë duan gjithçka të përsosur. Sipas ekspertëve, astrologjia gjithashtu luan një rol në atë. Demi; Kjo shenjë e horoskopit kujdeset që të mos takojë kurrë personin e gabuar. Lëvizja e parë bëhet nga Demat vetëm kur ata janë të sigurt që personi i plotëson kriteret e tyre. Kur të gjejë personin e duhur, ai do të përpiqet ta bëjë për vete…

Read More

Bregdeti shqiptar është tejmbushur me turistë nga e gjithë bota. Por jo çdo gjë shkon mirë për ta. Nuk është hera e parë që në Shqiperi turistët hasen me një mori problemesh, ashtu si edhe pushuesit vendas, duke filluar që nga pronarët e hoteleve e deri tek pushuesit e tjerë. Se fundmi në rrjet po qarkullon një video e filmuar në shëtitoren e Sarandës ku dy te rinj sulmojnë nje turist me ngjyrë. Ai eshte duke ecur, teksa një nga djemtë e ndjek për ta goditur. Ata jane konfliktuar me fjale dhe me pas djali tjeter e ka terhëqur shokun…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka folur mbi situatën e COVID në vend. Ministrja nënvizoi se deri tani janë kryer mbi 986 mijë vaksinime, ndërkohë që shtoi se mbi 400 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar. Manastirliu tha se do të vijojmë një fushatë të vaksinimit masiv gjatë muajve të verës dhe me vaksinimin në shtëpi të atyre se nuk kanë mundësi. Më tej ministrja nënvizoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj variantit Dela për faktin se është shfaqur në vendet fqinje, por deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me këtë variant. ‘Përmbyllëm…

Read More

Nismës ‘Gati për Shqipërinë’ vijojnë që t’i bashkohen të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht, të cilët duan që të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale edhe prezantimin e disa aplikantëve të cilët shprehin interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. ‘Besoj se e keni ndjekur këtë proces ne sot bëjmë një kontakt të parë dhe më pas do të ketë një konakt të dytë me ministrat e fushës.’- tha Rama. Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar…

Read More

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka  ka zhvilluar dje në Tiranë disa takime të nivelit të lartë. Fillimisht Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, u takua me kryeministrin Rama, dhe fill pas tij me kreun e opozitës Lulzim Basha. Por mesa duket, takimet e numrit dy të Departamentit të Shtetit kanë vijuar edhe në mbrëmje. Reeker bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një darkë pune me disa personalitete nga politika dhe media. Elisa Spiropali, Edith Harxhi, Ilva Tare dhe Remzi Lani kanë qenë të ftuarit special në darkën…

Read More

Këngëtarja Xhensila Myrtazaj rrëfeu një ndër periudhat më të vështira të jetës së saj, e cila lidhej me Koronavirusin. Sipas Myrtazajt gjatë udhëtimit me makinë afër Vorës ka ndjerë një goditje shumë të fortë në kraharor. “Një moment i vështirë që unë kam kaluar ka qenë i këtij viti dhe lidhet me Covidin. Nuk kuptoja çfarë kishte vajza. Kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej. I bëj të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe doli që vajza nuk kishte asnjë simptomë të tipit virozë, nuk kishte infeksione. E kuptova kur më iku mua nuhatja, më kishte dhënë disa simptoma.…

Read More

Publicisti i njohur Preç Zogaj rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion versionin e tij për praninë e Edi Ramës në mbledhjet e para të Partisë Demokratike dhe largimin nga kjo forcë. Sipas Zogajt, Rama ka shkuar me vonesë në takimet që organizonte PD, por sërish i dhanë një rol drejtues. Po ashtu ai thotë se Rama u largua pas një debati me Gramoz Pashkon, pasi sipas tij ka kuptuar që nuk kishte vend për të dy. “Mendimi im është ky, Rama dhe Pashko e panë njëri-tjetrin në sy dhe kanë menduar se nuk ka pasur vend për dy njerëz…

Read More