Aishe Haklaj ka zbuluar për herë të parë për Report Tv se në vitin 2006, kur familja e saj ndihej e kërcënuar nga Sali Berisha, që tashmë kishte rimarrë pushtetin, i kanë dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së. Në këtë letër, ajo ka zbuluar se i kërkonte SHBA-së ndihmë, teksa kishte renditur të gjitha krimet që Beosha sipas saj i kishte bërë familjes Haklaj, Kjo letër, ajo thotë se ndoshta mund t’i ketë shkuar DASH, që kanë mbërritur deri te vendimmarrja për ta shpallur non grata? “Unë po e shikoj me shumë optimizëm qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim sepse…
Author: tirana
Këngëtarët e muzikës live ose të tallavasë mbulohen me para në lokale të ndryshme në vend. Kryesisht janë djemtë e rinj ata që i admirojnë për muzikën e tyre dhe nuk i kursejnë tufat me lekë. Në rrjet po qarkullon një video e këngëtarit Gjeto Luca, i cili këndon në një tavolinë te një lokal dhe shihet teksa djali e mbulon me para.
Për vrasjen e vëllait të saj, Shkëlqim Haklaj, Aishe Haklaj drejton gishtin nga Sali Berisha. Për këtë i referohet edhe dëshmisë së Azem Hajdarit, ku ky i fundit i kishte rrëfyer babait të saj, Muharremit se ai nuk ka pasur asnjë motiv për ta vrarë, duke drejtuar gishtin nga Sali Berisha. Kjo deklaratë e tij, për Aishe Haklajn ishte e besueshme, pasi siç ajo deklaron për Report Tv, Azem Hajdarit familja Haklaj nuk i kishte bërë asgjë, ndërsa Berishës po, nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij absurde siç e quan për të shtypur revoltën në jug. “Ne raportet i…
Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare ish-Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Donald Rumsfels. Rumsfeld shërbeu në administratat republikane të Presidentëve Gerald Ford dhe George Bush, ndërkohë që ishte mbikqyrësi i luftës së SHBA në Irak. Rumsfeld ishte gjithashtu një kongresmen për tre mandate në Illinois (1963–69); drejtor i Zyrës së Mundësive Ekonomike (1969–70); këshilltar i presidentit (1969–73), përfaqësuesi i përhershëm i SHBA në NATO (1973–74); dhe shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë (1974–75).
Me rastin e përfundimit të detyrës, ambasadori britanik Duncan Norman ka organizuar një pritje lamtumire për Ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes. Siç shihet edhe nga këto foto të siguruara nga Tirananews, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në këtë pritje i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi. Ndryshe nga Berisha që duket se ka prishur marrëdhëniet me përfaqësitë diplomatike, Lulzim Basha vijon të ketë raporte korrekte me ta. Ndërkaq, kujtojmë që Lulzim Basha ka dhe një lidhje të veçantë me Hollandën, pasi jo vetëm ka studiuar atje, por bashkëshortja sëbashku me dy vajzat e tij kanë pasaportë hollandeze.
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Dy persona në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas sherri ka agravuar në përdorimin e mjeteve sendeve të forta thika e shishe birre, ku njëri prej tyre V. D., 30 vjeç ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital. Sakaq, autori A. D është shoqëruar në polici. Njoftimi i policisë: Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në…
Pas shkrimit të publikuar nga ”Zëri i Amerikës”, ku një zëdhënës i ambasadës amerikane shprehej se sdihmës sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ambasadori Philip T. Reeker nuk u takua me presidentin Ilir Meta për arsye axhende, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, ka bërë një reagim. Blushi tha se nga institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker. “Institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker”, tha ai. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me…
Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme të drejtuar nga zv/ kryeministri Erion Braçe ka vendosur të shtyjë me një vit vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe shërbimit. Vendimi i parë përcaktonte vlefshmërinë deri në 30 qershor 2021, ndërsa tashmë pasaportat do të jenë të vlefshme deri më datë 31 dhjetor 2022. Në Prill të 2019 Gent Cakaj kërkoi publikisht që ish-deputetë, gjyqtarë, rektorë, biznesmenë, drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të mediave, por edhe sportistë të dorëzojnë urgjentisht pasaportat diplomatike apo ato të shërbimit. Por në fund të dhjetorit të po të atij viti, pra 2019 pati një tërheqje nga qeveria duke u…
Nesër ora policore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP. Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Një bombul gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet. Për pasojë kanë mbetur të plagosur nënë e bir Z. Sh dhe R. Sh. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë…
Zvicra ka arritur në çerekfinalen e Euro 2020 dhe tani do të luajë me Spanjën më datë 2 korrik ora 18:00. Kualifikimi ndaj Francës ka rritur moralin e helvetëve,ndërsa Granit Xhaka u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Babai i mesfushorit ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ku ka prekur sërish zgjedhjen e djalit të tij për të përfaqësuar Zvicrën. Ragip Xhaka zbulon se ka pasur kontakte edhe me Shqipërinë, ndërsa me Kosovën nuk mund të bashkohej për shkak se ka marrë pjesë më parë në Europian me helvetët. Më tej rrëfen edhe një ngjarje të veçantë…
Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj gjatë intervistës në emisionin “Përse” në Euronews Albania deklaroi se ka të dhëna të reja për vrasjen e bankierit Artan Santo, që thellojnë hetimin. “Ne kemi indice të reja që thellojnë hetimin. Ne jemi duke analizuar me veprime hetimore konkrete, të gjithë rrugët e largimit të autorëve të veprës penale, pasi ne kemi tashmë të administruara shumë kamera sigurie, ku motori i autorëve të kësaj vepre penale ka lëvizur në qytetin e Tiranës ose në periferi të qytetit,”- tha Vocaj. Sipas Tonin Vocaj provat e reja po hetohen nga agjenci të huaja…