Author: tirana

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin korrik, duke theksuar edhe datat më të mira për pushime për çdo shenjë. Ndërsa disa shenja veçanërisht duhet të kenë kujdes me gjendjen emociale, pasi mund të krijojnë një ankth në këtë periudhë të vitit. Dashi Gjëja e parë që do t’i japi janë çështjet me ekonominë, ankthi me ekonominë. Është e pamundur t’i qendrojnë besnik axhendës së tyre sepse ka devijime nga programi. Kjo mund të sjelli pak tensione të brendshme, por është shumë…

Read More

Për kryeministrin Edi Rama Shqipëria është e para në rajon për para të investuara në sektorin e Bujqësisë. Këtë deklaratë Rama e bëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës ku u ndal tek programi për naftë falas nga i cili tha se kanë përfituar 20 mijë fermerë. Rama u shpreh se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të shkojë në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore, nga 400 që është sot, ndërsa shtoi se do të bëhen përpjekje për të rritur interesin e të rinjve për Universitetin Bujqësor, i cili deri më sot sipas tij, është parë me paragjykim. “20…

Read More

Nisur nga numri i shumtë i aksidenteve rrugore në vend, mjeku i njohur Skënder Brataj është ndalur tek ky fenomen duke veçuar disa nga shkaqet e humbjeve të jetës që nuk kanë të bëjnë medoemos me shpejtësinë. Brataj shprehet se makina është një mjet pune që po shndërrohet në vrasës çdo ditë e më shumë për shumë arsye ndërsa thekson se vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 810 aksidente me makinë. Mjeku thotë se prindërit nuk duhet t’i japin fëmijëve makinave luksoze ndërsa merr shembullin e Italisë ku shoferët në vitet e para në timon nuk e nisin me makina…

Read More

Në Australinë e largët, ku jetojnë prej vitesh dy artistët e dashur shqiptarë Vesa Luma dhe Big Basta, sapo ka hyrë korriku dhe ky muaj është shumë i rëndësishëm për çiftin. Në 1 korrik, Big Basta feston ditëlindjen dhe Vesa i ka bërë një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto me Big Bastën dhe i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes. “1 korrik data kur lindi shpirti im binjak. Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion! Të kam zemër e shpirt! Të…

Read More

Në nga data 1 korrik, pra nesër, hyn në fuqi Rregullorja e re e puniësmit në Gjermani. Për këtë ambasada gjermane në Tiranë ka nxjerrë njoftimin e posaccëm për kriteret që do të ndiqen nga shteteasit e Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria. “Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare www.tirana.diplo.de. Informacionet…

Read More

Nëna nuk e di gjithmonë cila është më e mira dhe këtë mund ta vërtetojë Shakira. Këngëtarja 44-vjeçare ka ndarë disa prej momenteve më të mira dhe më të këqija në pamjen e saj. Teksa kthehej mbrapa në kujtime, Shakira përmendi veshjen e saj në vitin 2000 në Latin Grammy Aëards dhe flokët e saj të prera. Për këto të fundit fajëson vjehrrën e saj. “Oh, sa e tmerrshme”, tha ajo pasi pa fotografinë e saj të vitit 2012 me flokë bionde të prera shkurt. Për këtë, përmendi këshillën që i dha nëna e Gerard Pique, me të cilin është…

Read More

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji ka pushtuar rrjetet sociale, pas disa akrobacioneve të bëra gjatë një stërvitje me skuadrën e tij, Honved. Disa stërvitje në ambient të mbyllur, ku futbollistët mundohen të mos e lënë topin të bie në tokë kanë bërë bujë në rrjetet sociale. Protagonisti kryesor padyshim se është mbrojtësi i majtë, shqiptar, Naser Aliji, i cili ka pushtuar rrjetet sociale me aftësitë e tij. Aliji bën akrobacione në tri raste, duke mos e lënë topin të bie në tokë, ndërsa edhe bashkëlojtarët e tij e përgëzojnë dhe befasohen nga aftësitë. View this post on Instagram A…

Read More

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker, ditën e sotme zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, por jo me Presidentin Meta.Ambasada amerikane ka zbardhur takiemt e Reeker me Ramën dhe Bashën, ku ambasadori amerikan ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet…

Read More

Dëgjojmë të flitet shumë për çiftet e lumtura dhe se si ata e mbajnë gjallë marrëdhënien e tyre. Më poshtë do të lexoni 6 gjërat që ata bëjnë bashkë për tu ndjerë sa më të lumtur krah njëri-tjetrit: Qeshin sëbashku. Thonë se e qeshura të zgjat jetën dhe kur kjo gjë bëhet dyshe mendoni pak sa të lumtur duhet të ndiheni Bëjnë kompromise Komplimetojnë njëri-tjetrin         Qëndrojnë bashkë në të mirë e në të keqe Janë të sinqertë me njëri-tjetrin E dëgjojnë njëri-tjetrin I kërkojnë falje njëri-tjetrin Shpenzojnë kohë me njëri-tjetrin Përpiqen me çdo kusht ta bëjnë njëri-tjetrin të lumtur

Read More

Ministrja Ogerta Manastirliu tregon 4 qarqet e Shqipërisë ku tashmë COVID-19 nuk ekziston më. Dibra dhe Kukësi në veri dhe Gjirokastra me Korçën në jug nuk kanë asnjë rast aktiv me virus. Më parë edhe Vlora është shënuar si qark pa raste aktive ndërkohë tek të tjerat shifrat janë shumë të ulëta. Postimi i Manastirliut: Lajm i mirë Katër qarqe në vend nuk kanë aktualisht asnjë rast aktiv me #Covid19. Gjirokastër Dibër Kukës Korçë

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë gjobitur 3037 shoferë të cilat janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia bën me dije se 54 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë. Gjithashtu mësohet se janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar në…

Read More

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen për blerjen e dronëve super inteligjentë nga Turqia. Pajisjet fluturuese do të përdoren vetëm për qëllime civile dhe në ndihmë të policisë së shtetit. Një ditë më parë, mediet turke thanë se Shqipëria do pajisej me dronë të quajtur “SIHA”, të cilët mund të mbajnë edhe armatim. Shqipëria do të marrë edhe dronët e quajtur “HIA” të prodhuar nga kompania “Bayraktar TB2”. Këto janë pamjet e dronëve të porositur nga qeveria shqiptare, si këta dronë u përdoren nga ushtria e Azerbaxhanit në konfliktin e armatosur në Nagorni Karabak me ushtrinë armene dhe falë këtyre dronëve Bakuja…

Read More