Author: tirana

Moderatorja e njohur, Alessia Marcuzzi i ka dhënë fund eksperiencës së saj në “Mediaset”. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në “Instagram” ditën e sotme. Ajo është rrëfyer hapur me të gjithë ndjekësit e saj duke thënë se ky vendim ishte i dhimbshëm, por i nevojshëm pasi kushtet e saj me të kompanisë nuk ishin të njëjtat. “Përshëndetje të gjithëve. Dua të jem unë ajo që e tregon të vërtetën, para se ta lexoni nëpër media. Pas 25 vitesh në Mediaset vendosa të marr pak kohë sepse nuk mund ta imagjinoj më veten duke…

Read More

Një ndërmarrje izraelite ka hapur fabrikën e parë të mishit artificial në botë. Future Meat Technologies ka bërë me dije se fabrika e ngritur në qytetin Rehovot mund të prodhojë 500 kg mish në ditë, të bazuar në qelizat e kafshëve. Fillimisht, fabrika do të prodhojë mish pule dhe derri, pa përbërës gjenetikisht të modifikuar. “Shmangim nevojën për të sakrifikuar pula, lopë apo derra për ushqimin tonë dhe garantojmë se prodhimet tona janë po aq të shijshme dhe të ushqyeshme”, lexohet në faqen në internet të kompanisë izraelite. Sipas kompanisë, prodhimi i mishit është i papërballueshëm aktualisht, pasi bagëtitë përdorin…

Read More

Dy vëllezër janë vënë në pranga ditën e sotme në Krujë pasi janë grindur me njëri-tjetrin për çështje prone. Policia bën me dije se janë A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç të cilët janë grindur edhe me babanë e tyre. Njoftimi i policisë: Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike…

Read More

Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje numrin dy të PS, Taulant Balla. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese, thuhet në kërkesë padi. Shkëlzen Berisha i referohet disa postimeve në facebook bërë nga socialisti Balla, si edhe një fjalimi të tij në foltoren e Kuvendit. Lidhur me…

Read More

Dashi Ky muaj do të nisë në mënyrë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione. Demi Do të jetë për ju një javë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi. Binjakët Do të jeni të mbushur me energji dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e punimeve të tunelit përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama shprehet se po vijon puna me ritme të mira, duke i përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë në këtë vepër. Rama thotë se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë “Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50% Përfundimi i…

Read More

Ul tensionin e gjakut; Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut. Disa studime, kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën. Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë. Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut. Shëndeti i Kockave; Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu. Osteoporoza është një sëmundje gjatë së…

Read More

Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën. Vendimi i plotë i Kushtetues Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr.…

Read More

Një histori e trishtë ka ardhur ditën e sotme nga një grua nga Durrësit që ka rrëfyer gjithë jetën e vështirë dhe vuajtjet që ka kaluar në vitet e martesës. Ka katër vite që është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe dembelizmi të tij që çuan në ndarje të çiftit. Gruaja rrëfen në emisionin “Historia ime” në Tv Klan sa ai nuk punonte e nuk i përgjigjej familjes, gjithashtu ajo thotë se edhe raporti me vjehrrën ka ndikuar ne ndarjen e saj. Gruaja nuk ka qene e celebruar, madje edhe fëmija që ka sjellë në jetë është pa atësi. Ajo…

Read More

Arrestohet në mes të qytetit të Kavajës, aty ku banon dhe prokurori drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmod Karriqi, aktualisht drejtues i komanduar nga KLP, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror në Kavajë. Prangosja dhe shoqërimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni blic që është zhvilluar sot nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK. Urdhri ka ardhur direkt nga Prokuroria e Posaçme, pasi Karriqi akuzohet për “korrupsion pasiv”, mitmarrje. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe shoferi i…

Read More

Varianti Delta po bëhet një kërcënim i lartë për botën, ku shumë ekspertë shprehen se do të shkaktojnë një valë të katërt. Këshilltari kryesor i Francës u shpreh se për shkak të një rigjallërimi të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta mund të përballemi me një tjetër sfidë, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Franceze, Prof Jean-François Delfraissy. Sipas Guardian, Delfraissy shtoi se përhapja e vaksinave do të ndihmonte në zbutjen e efektit të kësaj vale të re të virusit, për të cilën shumë ekspertë mjekësorë mendojnë se mund të godasë Francën deri në Shtator ose Tetor. “Unë mendoj se…

Read More

Në emisionin e pasdites, “Rudina” dje ishte e ftuar Fatjona Lubonja, autorja e librit “Ditët që ikën pa leje”. Prej vitesh ajo jeton në SHBA, por në jetën e saj këtu si adoleshente, ajo ka patur përvoja televizive si pjesë e videos muzikore të njohur të viteve ’90, “Makina e Memories” nga Ardit Gjebrea, aktore në filmat “Një vajzë dhe një djalë”, ndërsa sot është neurologe. Ka studiuar Neuroshkencë dhe Edukim në Universitetin e Kolumbias dhe ka marrë titullin “Doktoreshë”, ndërsa specializimin e ka kryer në universitetin prestigjioz të Harvardit. Fatjona është autore dhe studiuese e eseve dhe studimeve të…

Read More