Author: tirana

endimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata”, duket se ka shqetësuar tej mase ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit pas vendimit të DASH, është hedhur në veprim për t’u mbrojtur, ndërsa po lëviz çdo gur për të pastruar njollën që i kanë vendosur amerikanët. Lëvizjen e parë kundër amerikanëve, ish-kryeministri Berisha e ka dhënë me shfaqjen e ambicies për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka vënë në lëvizje edhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, e cila tashmë po lobon për të mbrojtur figurën e tij në SHBA. Mësohet…

Read More

Sapo ka mbërritur në zyrë ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama. Numri dy i DASH shoqërohej nga Yuri Kim, ndërsa në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë. Siç duket edhe nga pamjet, ai është i rrethuar nga truprojat e tij, që i ruajnë sigurinë nga të gjitha anët. Më pas, është planifikuar që zyrtari I lartë I DASH të zhvillojë një takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku…

Read More

Pas përfundimit të 9 muajve emision, “Përputhen” po bën tur nëpër qytetet e Shqipërisë dhe së fundmi ka qenë edhe në Kosovë. Patjetër që figurat kryesore si Olsa Muhameti, Bora Zemani dhe Arjan Konomi kanë qenë të pranishëm në çdo qytet, por nuk kanë munguar edhe konkurrentët si Tea, Shqipja, Fationi, Ledjana, Ana Kauri, Atdheu e të tjerë. Kur janë ndalur në Prishtinë, një ndër ish-konkurrentët që I është bashkuar menjëherë grupit ka qenë Bearti. Arjan Konomi ka publikuar një foto nga Prishtina me Beartin, port ë gjithë kanë menduar të njëtën gjë. A është takuar Tea dhe Bearti për…

Read More

Ofrimi i shërbimit të internetit të përballueshëm dhe me shpejtësi të lartë për çdo amerikan do të ishte ekuivalent me projektin e viteve 1930 të qeverisë federale për elektrifikimin rural, thotë Presidenti Joe Biden. “Krijoi bazën për një bum ekonomik masiv, të qëndrueshëm që do të pasonte Luftën e Dytë Botërore”, tha Presidenti Biden të martën në Wisconsin lidhur me planin Presidentit Franklin Roosevelt. Interneti i shpejtë “nuk është një luks. Tani është domosdoshmëri, sikurse uji dhe energjia elektrike ”, tha presidenti gjatë fjalimit të tij të fundit jashtë kryeqytetit amerikan në përpjekjet për të nxitur miratimin e një pakete…

Read More

Në rrjetet sociale vijojnë të publikohen pamje të shoferëve të papërgjegjshëm të cilët bëhen burim aksidenti në rrugë me sjellje e tyre. Ashtu siç shihet në një video të postuar në Instagram, një shofer që nget një “BMW” luksoze, parakalon rreshtin e makinave që janë në radhë për shkak të trafikut. Personi në fjalë e nget makinën në mënyrë të rrezikshme dhe pavarësisht se përballë tij vijnë makina të tjera, ai futet në mes tyre duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Ajo që është akoma më shkelje flagrante, është fakti se personi në fjalë filmon të…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë viktimë. Bëhet fjalë për një automjet tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga. Momenti është filmuar LIVE nga dy të rinj të cilët po udhëtonin mbrapa me mjetin e tyre. Ata kanë ndaluar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, pasi makina ka përfunduar në kanal. I riu që ka dërguar videon shprehet se me “Benzin” po udhëtonte një çift. Ai ka shtuar se shoferi ishte 19 vjeç dhe bën thirrje për të gjithë drejtuesit e makinave që të udhëtojnë me…

Read More

Këshilltarët bashkiakë të Vlorës u paraqitën para teatrit ‘Petro Marko’në pritje të mbledhjes me kryebashkiakun Dritan Leli, i cili i ka lajmëruar që nuk do të jetë i pranishëm. Leli vijon të mbajë qëndrim refuzues për një mbledhje bashkie në Teatër, dhe i ka pritur këshilltarët në mbledhje online, të cilët nuk i kanë shkuar.Sot këshilltarët kanë shkuar pranë Teatrit dhe pritet që të ulen në rrugë, ku po vendosen karriget, sa kohë që dera e institucionit qëndron e mbyllur. Vetë Leli bëjnë me dije burimet është për një vizitë pune në Itali, dhe nuk do të jetë prezent edhe…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Ndërkohë, Komisioni ka vendosur të transferojë për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë një çështje ndaj shtetasve D.P. Dhe L.D., të pushuar në vitin 2015 nga Prokuroria e Elbasanit. Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për prokurorin, Kreshnik Ajazi kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Gjatë seancës dëgjimore të premten më 25 qershor, nuk u evidentuan probleme domethënëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që prokurori Ajazi u…

Read More

Gazeta amerikane The New York Times (NYT) deklaron se ka marrë një raport nga Kombet e Bashkuara (KB) i cili konfirmon përfshirjen e mercenarëve rusë në zhvillimin e luftërave dhe kryerjen e masakrave të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Sipas një raporti të KB, për t’u lëshuar këtë javë, mercenarët rusë vranë adhuruesit në një xhami gjatë aksionit ushtarak në vend në fillim të këtij viti. NYT citon koordinatorin e misionit ushtarak rus në Bangui kur u tha hetuesve të KB se “rebelët” përdorën xhaminë Al-Taqwa si një pozicion për të hapur zjarr, duke mohuar që rusët të hynin…

Read More

Ish-deputeti Nard Ndoka, ka folur sot gjatë një interviste televizive lidhur me rrezikun nga armët dhe aksidentet që shkaktohen në vend. Lidhur me këto të fundit ai ka treguar se është një shofer shumë i rregullt dhe se deri tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë. Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë. “Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa…

Read More

“Dear Deidre”, rubrika e “The Sun”, tregon se një 27-vjeçare po komunikon online me një djalë, i cili pretendon se është beqar, por jeton me ish të dashurën. Ja rrëfimi i plotë i saj: “Djali me të cilin po flas në internet është i fiksuar pas seksit dhe megjithëse do më pëlqente të kaloja netët në shtrat me të, mikeshat e mia po më paralajmërojnë se gjithçka do të përfundojë shumë keq. Ai më ka thënë se jeton ende me ish-partneren, por ajo ka një të dashur të ri dhe se ata janë në proces ndarjeje. E kam ndjek ur…

Read More

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar ditën e sotme rezultatet e provimit me zgjedhje të maturës shtetërore. (Kliko këtu për të parë notën). Ky ishte testi i fundit. Maturantët zhvilluan katër provime, tre të detyrueshme; Gjuha e Huaj, Gjuha Shqipe dhe Letërsia dhe Matematika, ku pati kontestime, ndërsa Ministria e Arsimit vendosi që të ulte pragun për notën. Tashmë maturantët bëhen gati për universitetin.

Read More