Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq. Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale. Fiqtë janë të pasur me kalium, kalcium, magnez, hekur si dhe janë një burim shumë i mirë me antioksidantë, me vitamina A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar…
Author: tirana
Greqia dhe Shqipëria, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. “Ky vendim është shembullor në atë se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët janë përqendruar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Nikos Dendias në mesazhin e tij. Dendias mori pjesë në një organizim të zhvilluar online nga ELIAMEP në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Shqipëri (OSFA), mbi marrëdhëniet Greko-Shqiptare. Në nisje të…
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje të gjithë personave mbi 18-vjeç të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. Teksa ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit ditën e sotme në disa qytete të vendit, Rama shprehet se po ecën me ritme të mira në të gjithë vendin ndërsa shton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00. “Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit Paraqitu me…
Si do të jenë shenjat e zodiakut gjatë muajit Korrik? Cilat janë më të përkedhelurat apo në cilat data do të tregohemi të kujdesshëm? Astrologu Jorgo Pulla gjatë bisedës live në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi tha se duke filluar nga muaji Korrik deri në Tetor do të ndodhin ngjarje të forta, sa i krahasoi ato me tërmete. “Korriku është pak kompleks, kemi hënën e re në datën 10 korrik dhe ndikohen shumë në financa. Korrik-Tetor mbajeni mend, sidomos ky korrik 15 e tutje, do tundet vendi. Do dëgjojmë shumë gjëra deri në Tetor”. Teksa Jorgo parashikonte…
Konfirmohen dy raste të variantit të koronavirusit Delta në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Nga 22 mostra të dyshimta që ishin dërguar për analizë në Berlin, 2 prej tyre u dolën pozitive me variantin Delta. Lidhur me këtë fakt, nëse do të ketë variante të reja të COVID, si Delta që po qarkullon në disa vende, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik nënvizoi se do të rishikohen masat. Variantet e reja të COVID, tha Fico, kanë sjellë në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja, ndaj iu bëri thirrje të vaksinohen. “Nëse do…
Amarda Toska ka shtuar një tjetër sipërmarrje të saj në listë! Pas suksesit ndër vite të “Ami Event” dhe “Venere by Ami”, moderatorja e dashur për publikun shqiptar ka prezantuar dje përmes një feste të veçantë e private linjën e saj të produkteve kozmetike “Ami’s Beauty”. Prezantuesja bukuroshe mblodhi miq e të afërm në një vilë të veçuar larg Tiranës për të festuar lançimin e biznesit të ri. Ajo tha se ka më shumë se një vit që e ka konceptuar këtë ide dhe donte të bënte më të mirën e t’i bënte “Premium” si produkte prandaj zgjodhi t’i prodhojë…
Një i ri, identititeti i të cilit nuk bëhet ende me dije është shoqëruar me forcë nga policia e Tiranës. Pamjet e publikuara nga FaxNews tregojnë momentin kur uniformat blu marrin me forcë të riun me kapele që ka hyrë me forcë në dyqanin ku ndodhej e dashura e tij. Paraprakisht mësohet se ka qenë kjo e fundit, për arsye që nuk dihen ende që ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar djalin në fjalë që është futur me forcë në dyqanin ku ndodhej ajo. Në sfond dëgjohen të shara. “O do të ****r***, do të ***”- thotë dikush teksa i riu arrestohet.…
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara në botë. Partnerja e futbollistit nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij të futbollit. 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit teksa kishte veshur një kanotiere të bardhë, në ndeshjen e fundit Portugali-Belgjikë. Ajo që u vu re nga kamerat ishte një antenë të zezë, e cila dilte poshtë kanotieres së saj dhe dukej mjaft lehtësisht. Georgina është e pajisur me një mikrofon për shkak të një dokumentari që do të dalë në “Netflix” dhe do të zbulojë gjithçka rreth jetës së çiftit,…
Në orën 18:00 do të startojë në ”Wembley”, supersfida midis Anglisë dhe Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ve në ”Euro 2020”. E cilësuar si një finale e parakohshme, në fushë do të zbresin dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin. Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjen e formacioneve, ku surprizë mund të konsiderohet zgjedhja e trajnerit Joachim Low, i cili ka zgjedhur sulmuesin Timo Werner për të qenë titullar.
Shumë e indianëve e konsiderojnë veten dhe shtetin e tyre, si tolerant sa i përket fesë, mirëpo janë kundër martesave ndërfetare, ka treguar një studim i kryer nga Qendra Kërkimore Pew. Shumica e njerëzve me besime të ndryshme në këtë shtet, kanë thënë se dhënia fund e martesave të përziera përbën “prioritet të lartë” për ta. Ky hulumtim vjen pas disa ligjeve të prezantuara në disa shtete indiane, që dënojnë lidhjet ndërfetare. Qendra Kërkimore Pew, ka intervistuar 30,000 persona në gjithë Indinë, në 17 gjuhë të ndryshme. Të intervistuarit kanë qenë nga 26 shtete dhe tri territore federale. Sipas studimit,…
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar incidentin që përfshiu kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me disa efektivë policie. Bardhi theksoi se Ndreu duhet jetë në burg sepse sipas tij ai në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie. “Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve! Ata nuk përfaqësojnë…
Një gjyshe turke ka festuar ditëlindjen e saj të 119-të. The sun raporton se Seker Arslan thyen rekordin e njeriut më të vjetër në botë nëse kjo vërtetohet. Seker ka gjashtë fëmijë dhe 12 nipër e mbesa dhe jetëgjatësia e saj mendohet të jetë e trashëguar, pasi nëna e saj ka jetuar deri në 110 vjeç. Ndërkohë vajza e saj, Serap Yueksel beson se jeta e gjatë e nënës së saj ka të bëjë me ngrënien e ushqimeve natyrore në mëngjes. “Gjalpi, mjalti dhe djathi ishin gjithmonë në tryezë. Ajo e bën vetë kosin e saj dhe ende ha një…