Telashet nuk kanë të sosur me lojtarët e huaj në vendin tonë, e sidomos me ata arikanë, të cilët herë lënë gjurmë e herë jo, por mbahen mend nga bëmat që ndodhin jashtë fushave… Gjykata e Tiranës dënon me katër muaj burg ish-lojtarin e Tiranës Uinful Kobinah, ndërsa ganezi është shpallur në kërkim dhe nëse arrestohet do të shkojë në burg. Futbollisti është larguar nga Shqipëria dhe prej tetorit 2020 deri në 1 qershor 2021 nuk është paraqitur te shërbimi i provës për të shlyer dënimin prej 100 (njëqind) orë punë në interes publik pranë Bashkisë Tiranë, që duhet ta…
Author: tirana
Një studim ka identifikuar gjuhët ku idiomat që shprehin stereotipet gjinore. Vendi i parë për gjuhën më seksiste shkon për gjuhën daneze, e ndjekur nga gjermanishtja dhe norvegjishtja. Pastaj vjen rumanishtja, anglishtja dhe hebraishtja, ndërsa italishtja vjen në vendin e trembëdhjetë, pak përpara finlandezes, frëngjishtes dhe koreanes. Në fund të renditjes është turqishtja, filipinase, polake dhe në fund, malajziane, e cila nga 25 gjuhë të shqyrtuara ishte më së paku seksiste. Kjo ka dalë nga një studim i Universitetit Carnegie Mellon, i cili shqyrtoi deri në çfarë mase në gjuhë të ndryshme ekzistojnë idioma që shprehin stereotipet gjinore. Për shembull,…
Një ndodhi e pazakontë në Vlorë. Një çift kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë duke paguar të gjitha shpenzimet me një çek fals. Njoftimi është bërë nga hoteli që ata kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë. Por nuk mbaron këtu. Për një javë rresht dasmorët janë akomoduar në këtë hotel. Ata paralajmërojnë se rasti do të referohet në polici. “Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin…
Dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës si të dyshuar për spiunazh, për dy vepra të kodit penal 213 dhe 214 dhe që bëjnë fjalë për dhënie dhe sigurim informacioni. Burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se rusi i parë Budanov hyri në Shqipëri përmes Qafë Thanës në 1 mars 2021. Ai u prezantua si biznesmen që ishte i interesuar të investonte në qytetin e Vlorës. Por veprimtaria e tij megjithë informacionin sekret shikohet e dyshimtë nga hetuesit që dyshojnë se Budanov qëndroi në Orikum gjatë kohës…
Në “Stop” ka ardhur një denoncim nga Saranda. Romand Kuka është arrestuar para 2 vitesh dhe sot është endenë burg për faktin e vetëm se transportoi me makinë drejt Konispolit si taksist pa licencë 3 persona të cilët më pas u arrestuan si trafikant droge. Vëllai i Romand Kukës tregon me detaje se si është arrestuar dhe burgosur pa të drejtë i vëllai nga Prokuroria e Sarandës. I vëllai akuzohet për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, por Romandi në këtë ngjarje ka qenë thjesht një taksist dhe nuk ka lidhje fare me 3 personat e tjerë, të cilët u…
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, kishte vetëm fjalë të mira për futbollistët e tij pas fitores së madhe që arritën ndaj Gjermanisë, me rezultatin e pastër 2-0. “Luajtëm shumë mirë, mendoj se e merituam fitoren, por unë u thashë menjëherë se nëse nuk fitojmë të shtunën, kjo e sotmja nuk vlen fare”, theksoi trajneri anglez. Në lidhje me formacionin e Anglisë, Southgate u shpreh: “Donim të ushtronim shumë presion dhe menduam se nëse do të vendosnim lojtarë të shpejtë pas Harry Kane, do t’i shkaktonim probleme kundërshtarit. Mendoj se Saka dhe Sterling krijuan shumë probleme që nga fillimi i ndeshjes.…
Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari u përball të martën më 29 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime vetëm për gjetjet për kriterin e pasurisë, për të cilin ishte përmbyllur hetimi administrativ. Procesi i vetingut për Omarin po kryhet nga trupi gjykues i KPK i kyesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Shanxhaktarin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Kreshnik Omari e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe punon për më shumë se dy dekada…
Grineo Daka, 27-vjeç me profesion berber në Stratford u vra në orët e para të 7 korrikut të vitit 2019. Në lidhje me këtë ngjarje Jeton Krasniqi u dënua me 31 vite e gjysmë burg. Prindërit e viktimës thanë se nuk ka asnjë dënim që mund të shërojë zemrat e tyre pasi humbën djalin. Nëna e 27-vjeçarit deklaroi se fajësoi veten kur u informua nga oficerët për vdekjen e djalit. Ajo tregoi vështirësitë që kishin kaluar në jetë duke ardhur në Angli me djalin e tyre ku ai ishte vetëm 9-vjeç për t’i dhuruar atij një jetë dhe mundësi më…
Pothuajse çdo këngë të saj, Tayna e ka shkruar vetë dhe ky ka qenë një plus i madh për të për rrugëtimin në muzikë. Reperja është vlerësuar shumë për performancat e saj në skenë, por edhe aftësinë në shkrimin e teksteve, diçka që duhet t’ju vijë natyrshëm të gjithë artistëve të zhanrit të saj. Sot përmes një postimi në Instagram, reperja ka treguar se ky proces është një nga më të preferuarit në punën e saj. Gjithashtu Tayna ju ka dhënë një këshillë shumë të vyer të gjithë artistëve të rinj. “Nuk mund ta kuptoj qetësinë, lumturinë, adrenalinën dhe çdo…
Lindita ka rrëfyer historinë e ndarjes me bashkëshortin e saj, për të cilin tregoi se i erdhi fundi pas 10 vitesh për shkak të dyshimeve të forta për tradhti. Në takimin me Dashin, Lindita me sy të përlotur tha se kanë pasur dashuri si adoleshentë, por gjithçka ndryshoi kur ai u kthye në Shqipëri. Sipas Linditës, ish partneri e pëlqeu jetën në Shqipëri dhe nuk i mungonte gjendja e mirë financiare, ndaj supozon se ka qenë i rrethuar nga femrat dhe nga kjo ka lindur edhe tradhtia. Ndër të tjera rrëfeu se e përjetoi aq keq këtë histori sa ishte…
Prej javësh turistë të huaj kanë zbarkuar në Dhërmi, të favorizuar edhe nga heqja e masave anti-COVID në vendin tonë. Te rinj por edhe vizitorë të moshës së tretë nga Franca kanë zgjedhur natyrën shqiptare për të kaluar fundjavën. Të impresionuar nga bukuritë malore dhe deti i vendit tonëm, turistët francez thonë se kanë dëshirë të kthehen sërish në Shqipëri . “Kombinimi mal, det, energjia, të rinjtë dhe shpresa për të jetuar e bën tejet të këndshme si vend. Bujaria e Shqiptarëve e bën atë të adhurueshëm”, shprehet një turiste. “Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm. Nuk e dimë nëse…
Është duke u luajtur në këto momente në “Wembley”, supersfida Angli-Gjermani e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian. Një sfidë mjaft e veçantë kjo pasi zbresin në fushë dy shkolla të hershme futbolli që kanë bërë historinë në këtë sport. 32′ Pranë golit Gjermani me Timo Werner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Xhordan Pikford, fantastik me reagimin e tij portieri anglez, që eviton një gol të sigurt. 27′ Shans i artë për Anglinë, me anë të Meguajër, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e ka dërguar topin jashtë katërkëndëshit të Nojerit. 16′ Manuel Neuer bën…