Author: tirana

Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato duke deklaruar se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh: “Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar…

Read More

Prej kohësh e mbante të fshehtë, por presidenti Putin më së fundi tregoi se çfarë vaksine mori kundër pandemisë së koronavirusit. Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V. 68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, megjithatë disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve.

Read More

Gjykata e Tiranës shqyrtoi sot padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt kreut të grupit parlametnar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Shkëlzen Berisha i është drejtuar me një kërkesë padi, gjykatës së Tiranës ku akuzon për shpifje numrin dy të PS, Taulant Balla. Në padinë e tij djali i ish-kryeministrit kërkon ndaj të paditurit të dëmshpërblejë dëmin jo pasuror të shkaktuar paditësit nga deklarata e tij shpifëse dhe fyese, thuhet në kërkesë padi. Shkëlzen Berisha i referohet disa postimeve në facebook bërë nga socialisti Balla, si edhe një fjalimi të tij në foltoren e Kuvendit. Lidhur me…

Read More

Policia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet nga Shëngjini në Vlorë, për zbatimin e nismës “Bregdeti ynë”, e cila konsiston në ndalimin e objekteve pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia sqaron se në Shëngjin janë verifikuar 36 subjekte dhe të gjitha këta nuk kanë pasur shkelje rregullash, pasi ishin të pajisur me lejet e nevojshme. Ndërsa problematike është paraqitur situata në bregdetin e Vlorës, ku nga 37 subjekte të verifikuara deri më tani, janë evidentuar 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra. Njoftimi i policisë për Shëngjinin Shengjin, Lezhë Në kuadër të…

Read More

Ky është një prej kujtimeve më të forta që tashmë gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë prej saj. Bëhet fjalë për ditarin e Anastasias së vogël, 14-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident, bashkë me prindërit dhe motrën. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”  u lexuan pjesë të reja nga ditari i 14-vjeçares, e cila përmend udhëtimin drejt Shqipërisë, si dhe gjendjen shëndetësore të babait apo gatimet e nënës. “I dashur ditari im, sot data shënon 15 dhe behari ka ardhur. Do të shkojmë për një muaj në Shqipëri, ah sa e lumtur jam. Dëshiroj që…

Read More

Për muajin korrik, astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin për 12 shenjat e horoskopit. Gjini në një intervistë televizive në ABC, tha se disa shenja veçanërisht duhet të kenë kujdes me gjendjen emociale, pasi mund të krijojnë një ankth në këtë periudhë të vitit. Dashi; Gjëja e parë që do t’i japi janë çështjet me ekonominë, ankthi me ekonominë. Është e pamundur t’i qendrojnë besnik axhendës së tyre sepse ka devijime nga programi. Kjo mund të sjelli pak tensione të brendshme, por është shumë e bukur jeta personale për ata që janë në kërkim të zbukurimit të saj, sidomos nga…

Read More

Pas ultimatumit që dha dje kryeministri Rama, policia ka ndërmarrë aksione të shumta të spastrimit të plazheve nga shezlonget në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Ka pasur përplasje të policisë jo vetëm me pronarët e shezlongëve por edhe me qytetarët të cilët kishin paguar për shërbimin e marrë. Ndërsa së fundmi, një përplasje ka ndodhur mes pronares të një hoteli dhe policisë në Velipojë ku po vazhdon aksioni për spastrimin e vijës bregdetare nga personat që siç raportohet e kanë zaptuar ilegalisht. Në videot e mëposhtme, shihet një përplasje mes pronares së hotelit dhe policisë. Pronarja e hotelit ka…

Read More

Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet. I tillë është rasti i sheqerit në gjak. Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme. Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme. Shkaktarët e Sheqerit të Lartë Në Gjak Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak. Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë: Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit, Ngrënia e tepruar…

Read More

Covid-19 ka pushtuar Korenë e Veriut, që ka pasuar më pas me masa të rrepta të vendosura nga lideri Kim Jongun. Mësohet se ky i fundit ka Koreja e Veriut ka shkarkuar nga detyra drejtuesit e lartë, që sipas tij, janë përgjegjës të shkaktimit të kësaj gjendjeje. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se lideri gjatë një takimi me byronë politike të partisë në pushtet, akuzoi drejtuesit e lartë të shëndeësisë si fajtorë për valën e pandemisë. Sipas tij, ata kanë neglizhuar vendimet e rëndësishme nga partia që bënin thirrje për masa organizative, materiale, shkencore e teknologjike për ta përkrahur punën e…

Read More

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale pas mbledhjes që p\o mban sot përpara teatrit ‘Petro Marko’ Këshilli Bashkiak. Leli ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Me anë të videos, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak sërish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkuar që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin. “Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush…

Read More

Pas Durrësit, grupet e FNSH dhe të Policisë së Shtetit kanë zbardhur në plazhin e Velipojës. Policia po zhvillon një aksion në Velipojë kundër zaptimit të rërës në mënyrë të paligjshme, duke sekuestruar shezlongë e çadra. Aksioni i policisë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së katërfishtë në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku pas një konflikti për shezlongët, u vranë me armë zjarri tre biznesmenë e pronarë të zonës bregdetare në Velipojë, si dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili po atë ditë kishte filluar punë si kamerier aty.

Read More

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Të premten do të mbahet seanca e radhës pasi avokati i kryebashkiakut ka kërkuar një mbrojtje sa më efektive me prova dhe dokumentacionin verifikues ng Prokuroria e Përgjithshme. Qerim ismailaj rezutloi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant. Rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. AVOKATI: Jemi njoftuar për tu paraqitur sot në këtë seancë në orën 11, për shqyrtimin e…

Read More