Moderatorja Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe ndan vazhdimisht detaje dhe nga jeta e saj private. Ndërsa, Arbana me gjithë zhurmën e ndeshjes po përpiqej që ta vendoste djalin e tyre, në gjumë, por mjaftoi një gol për ta zgjuar të voglin. Arbanës ky moment nuk i shpëtoi pa një story mbi të cilën kishte shkruar “Do të vras”. Story e cila është pritur keq nga “Instagrami” të cilët ja kanë fshirë videon pasi sipas tyre është dhunë ndaj burrave. Në storyn e rradhës Arbana ka hedhur foton ku shihet se Instagram ka fshirë videon e saj…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 1.764 mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 14 persona, teksa janë shënuar dy raste të vdekjes. Në ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë. Njoftimi i plotë: 24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë…
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se ekziston një lidhje e mundshme mes dy vaksinave kundër COVID-19-s dhe një efekti të rrallë anësor në zemër që përjetojnë meshkujt, kryesisht ata në moshë të re. Agjencia federale e shëndetit publik tha se më shumë se 1,200 persona që kanë marrë vaksinën e Pfizerit apo Modernës zhvilluan miokardi, apo inflamacion të muskujve të zemrës. Efektet ishin më të spikatura tek meshkujt sesa femrat dhe ato u vunë re më shumë pas marrjes së dozës së dytë. CDC-ja tha se efektet anësore, të cilat përfshijnë lodhje dhe…
Një aksident ndodhi sot rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas burimeve zyrtare, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH., është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Këshilli bashkiak Vlorë kërkon mbledhje me prezencë fizike të anëtarëve dhe kryetarit të bashkisë në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në datën 30 qershor, ora 10:00. Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Këshillit bashkiak. Në rend dite është parashikuar: 1. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajin maj 2021 2. Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin maj 2021. 3. P/V për “ Miratimin e listës për fëmijët e familjeve me probleme të thella socialekonomike që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet me drekë për një periudhë 6-mujore me…
Magjia e iluzionit është një art që ka ekzistuar gjatë gjithë epokave. Në vijim, ne do t’i referohemi këtij arti si magji. Por kujdes, nuk duhet ngatërruar magjia e iluzionit me aktet e magjisë. Këto të fundit përfshijnë një përpjekje për të kontrolluar botën natyrore përmes mjeteve të mbinatyrshme ose paranormale. Ndërkohë, magjia e iluzionit përfshin krijimin e iluzioneve që duken të mbinatyrshme ose të pamundura, por që në fakt arrihen me mjete natyrore. Për më tepër, këto hile synojnë që të argëtojnë audiencën. Edhe pse iluzion magjik modern siç e njohim ne sot, mund të gjurmohet rreth shekullit XVIII-të,…
Personi i cili filmoi videon ku pronarja e një hoteli në Livadh i bllokoi rrugën me pretendimin se ai dhe familja e tij i shkaktuan dëme në biznesin e saj, Visar Mato, ka deklaruar se makina e tij është ndjekur nga një person me motor deri në komisariatin e Sarandës. Duke folur në emisionin me “Zemër të hapur”, ai thotë se gjatë rrugës për në komisariat, personi me motor, të cilin ai nuk e njihte, i ka bërë me shenjë që të hapte xhamin e makinës dhe të ndalonte. “Fëmija është trembur shumë. Nuk ka shkuar këto ditë në shkollë.…
Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për 14 të ndaluarit mes tyre edhe dy mjekë të QSUT-së dhe sekserët e arrestuar pak ditë më parë me akuzën se falsifikonin testet e Covid-19. Mjekët dhe sekserët janë mes 15 të arrestuarve, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve dhe përgjimeve që i nxorën zbuluar pazaret e tyre për të kryer tamponë falsë. Njëri prej mjekëve punon në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik akuzat ndaj priftit 49-vjeçar për përdhunimin e një vajze të mitur në Agrinio, të Greqisë. Mediet greke shkruajnë se prifti u arrestua pas një ankese nga një grua, që pretendonte se disa vjet më parë prifti kishte abuzuar seksualisht atë. Autoritetet policore kryen një kontroll të befasishëm në shtëpinë e priftit 49-vjeçar, ku gjetën materiale pornografike të të miturve dhe foto specifike në kompjuterin e tij. Një çështje penale është ngritur tashmë dhe prifti pritet të dërgohet sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Agrinio. Prifti është shumë i njohur…
Kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, Gentian Sala raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e AMA-s gjatë vitit 2020. Sala u shpreh në fjalën e tij në seancën plenare se, “AMA iu përgjigj kërkesave të tregut për shqyrtimin dhe miratimin e licencave, autorizimeve, ndryshimeve të akteve nënligjore duke komunikuar dhe bashkëpunuar me institucionet publike dhe jo publike në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta. Si dhe duke përmbushur detyrimin e raportimit në mënyrë periodike për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”. “Plotësimi i kuadrit të akteve nënligjore gjatë vitit 2020 ishte në favor të konsolidimit institucional të AMA-s, për përballimin…
Bota vijon të jetë në pandemi për shkak të koronavirusit prej më shumë se një viti tashmë. Në një vit virusi ka pësuar një sërë mutacionesh të njohura rëndom si varianti britanik apo i Afrikës së Jugut. Tashmë një tjetër variant po vonon lehtësimin e masave në disa vende si Britania e Madhe apo Italia, dhe bëhet fjalë për variantin Delta (B.1.617.2) që të gjithë e njohim si varianti indian. Ky variant po përhapet tek të rritur e rinj të pavaksinuar kryesisht. ÇFARË ËSHTË VARIANTI DELTA? Varianti Delta vjen nga India, shteti me 1.33 miliardë banorë që për fat të…
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu prezantoi sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raportin vjetor për vitin 2020 të institucionit që ai drejton. Edhe pse në një vit të vështirëpandemik, auditimet e kryera kanë evidentuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Gjatë fjalës së tij, Shehu tha se rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2020, kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të fondeve, aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga zyrtarët e çdo niveli të qeverisjes qendrore, vendore dhe enteve në varësi të tyre. Kush është audituar nga KLSH dhe cili…