Author: tirana

Një ndërtesë 12 katëshe në Miami të Floridas është shembur pjesërisht, duke shkaktuar disa të lënduar, ndërsa mediat e huaja raportojnë se dyshimet e para janë që të ketë edhe viktima. Sipas BBC, një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Miami-Dade County, Florida, pasi një ndërtesë 12-katëshe u shemb pjesërisht gjatë natës. Kjo që shihni më lart është foto e ndërtesës së shembur që Policia e Miami postoi në Twitter.

Read More

Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta, i nxehti afrikan ja mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh. Meteorologu Akil Osmani përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të televizionit Faxnews, foli në lidhje me situatën metorologjike në vendin tonë. Osmani bëri me dije se ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celciu, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës. Këto temperatura sipas meteorologut janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë…

Read More

Të hash ushqimet pikante, apo të shoqërosh ushqimin me speca djegës është mirë për zemrën. Ajo ka shumë përfitime të dobishme që janë të dukshme në efektet e sistemit kardiovaskular. Në një studim të bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Hong Kong, të udhëhequr nga Dr. Zhen-Yu Chen, ishte gjithashtu e mundur të vëzhgonte se si kapsacinoidët (substance e specave) reduktonin nivelet e kolesterolit të përgjithshëm të gjakut – veçanërisht kolesterolit LDL ose të “keq” – dhe zgjerimin e depozitave në enët e gjakut.

Read More

Një 20-vjeçare shqiptare është kthyer në shtëpinë e saj në Gjermani, katër ditë pasi rezultonte e zhdukur. Mediat gjermane, të cilat dhanë alarmin për zhdukjen e shqiptare, kanë bërë me dije se e reja është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj, por që hetimet nuk do të ndalojnë. Policia do të vazhdojë të hetojë për të zbuluar se ku ka qenë vajza gjatë kohës që u zhduk, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të rrezikshëm, pa dëshirën e saj. Laura N. u pa për herë të fundit para zhdukjes së saj…

Read More

Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksione të rënda në veshka. Me këtë artikull ne dëshirojmë të tërhqim vëmendjen tuaj për 6 probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Nëse fryrja bëhet kronike, ju këshillojmë të shihni një mjek dhe të mos filloni asnjë trajtim vetë, shkruan IconStyle. Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë madje mund të bëjë që personi të ndjehet sikur duhet të përdorë përsëri banjën menjëherë pasi të ketë përfunduar, transmeton lajmi.net. Mund të ndjehet si presion në bark, dhimbje…

Read More

Gjermania ka barazuar me Hungarinë (2-2) në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, me gjermanët që kalojnë tutje mes frikës dhe vështirësive. Hungarezët nuk është pritur t’u krijonë kaq shumë probleme gjermanëve, por që arritën të marrin një barazon, që në fund nuk iu desh asgjë. Në rastin e parë të mirë në ndeshje, Hungaria arriti të shënojë. Roland Sallai harkoi në zonë te Adam Szalai që me kohë shënoi për 1-0. Gjermania pas goli u lëshua në sulm duke krijuar dy taste të mira. Mats Hummels në minutën e 21-të qëlloi shtyllën me një goditje me kokë. Pas…

Read More

Një shqiptar është dënuar me 15 vjet burg, pasi akuzohet për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash. Sipas mediave britanike, i dënuari është Ervin Patru 43-vjeç. Ai u kap nga policia gjatë një operacioni në dhjetor 2020. Hetimi filloi pasi oficerët analizuan mesazhet e ndara nga Patru në Encrochat, një platformë e koduar e mesazheve që u përdor kryesisht nga kriminelët dhe u rrëzua pas një hetimi në të gjithë Evropën. Nën pseudonimin ‘veteranbeer’, Patru shkëmbeu 14,000 rreshta mesazhesh në lidhje me shitjen e kokainës të Klasit A. U gjetën gjithashtu mesazhe që lidhnin Patru me një arrestim të mëparshëm kur…

Read More

Ushtria greke po zhvillon një stërvitje ushtarake qëllimi i së cilës është përmirësimi i manovrave dhe kalimi nga njëri breg në tjetrin në rast lufte dhe kërcënimi. Stërvitja me batalionin e këmbësorisë u zhvillua në lumin Axios. Faza përfundimtare e stërvitjes u ndoq nga Gjeneral Lejtnant Anastasios Spanos, i cili u shpreh se dëshmoi nivelin e lartë të trajnimit dhe gatishmërisë operacionale të stafit. Por stërvitja duket se nuk ishte thjeshtë për përmirësimin e manovrave, por edhe një mesazh nga Greqia për të treguar fuqinë, teksa në vitin e fundit ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Turqinë për shkak…

Read More

Ish-kryeministri Ramush Harandinaj ka treguar me fakte se është i apasionuar mbas ecjes në male. Sot, ai ka vendosur që të eksplorojë bjeshkët e Shalës, duke treguar edhe kufirin me Serbinë. “23 qershor 2021, kemi ecur në Shalë nga ku ndahet rruga për Bistricë. Kjo pjesë quhet Borçan, disa vendbanime të vogla të banuara me serbë. Atje është kufiri me Serbinë. Jemi në bjeshkën më të bukur të Kosovës,”-tha Haradinaj. 

Read More

Një ditë para samitit të nivelit të lartë në Bruksel, zgjerimi mësohet se nuk do të jetë në axhendën e liderëve të vendeve të Bashkimit Europian, pavarësisht pëpjekjeve të disa shteteve anëtare që Këshilli Europian të jepte një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje nga Brukseli, gazetarja Klementina Cenkollari tha për MCN TV se penalizues në samitin e radhës për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të jetë edhe fakti që Gjermania dhe veçanërisht Merkel nuk do të jetë në samitin e radhës, pas ka paralajmëruar tërheqjen dhe mokandidimin. Si për Tiranën…

Read More

E mbylli pjesën e parë me gol dhe e nisi të dytën në të njëjtën mënyrë. Karim Benzema ia ka dalë të përmbysë i vetëm Portugalinë. Sulmuesi i Real Madrid ka gjetur golin e dytë personal në duelin e grupit F, që po zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit.

Read More

Një mysfir i paftuar me flamurin e LGBTS-së ka ‘pushtuar’ sonte fushën në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Mynihut në momentin kur po ekzekutohej himni i Hungarisë, që po luan kundër Gjermanisë për ‘Euro 2020’. Personi që hyri në fushë parakaloi para futbollistëve të Hungarisë, duke përcjell një mesazh për politikanët e këtij vendi. Kjo pasi pak ditë më parë parlamenti hungarez miratoi një ligj që nuk lejon ndërrimin e gjinisë.

Read More