Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi është shprehur gjithmonë për dashurinë në këngët e saj dhe jo vetëm. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shprehë publikisht se është e dashuruar. Më herët, këngëtarja tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur: “Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më…
Author: tirana
Familjarët e Fiqirihe Mançes, 61-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kolanec të Maliqit, më 17 qershor, dhe që fillimisht u raportua se ishte vetëvarur, akuzojnë bashkëshortin e saj, Faton Mançen, si personin që në fakt, e ka vrarë atë. Edhe policia ka nisur procedimin penal për 63-vjeçarin, pasi ka konstatuar elementë të veprës penale “veprime që pengojnë zbardhen e të vërtetës”. Një nga vajzat e çiftit thotë se familjarët e mamasë e akuzojnë bashkëshortin e saj se e ka vrarë. “Ata akuzojnë, dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për…
Media e njohur britanike ‘Reuters‘ ka publikuar ditën e djeshme si foto të ditës në faqen e saj, pamje nga bregdeti i Dhërmiut. Këtë foto e ka shpërndarë në ‘Instagram’ edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili është treguar entuziast për këtë fakt. Fotoja është kapur nga ajri nga fotografi Florion Goga, i cili duket se e ka filmuar me dron bregdetin e bukur të Dhërmiut. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Janë kualifikuar deri më tani në fazën tjetër të Euro 2020 plot 11 skuadra, edhe priten këto ditë. Përveç dy skuadrave të para në çdo grup, që do të shkojnë automatikisht në 1/8-at finale, atyre do t’u bashkohen në këtë fazë edhe 4 skuadrat e treta më të mira të grupeve. Mund të ndodhë që disa ekipe të kenë pikë të barabarta tet të treta në grupe dhe për këtë UEFA ka përcaktuar disa kritere. Këto janë kriteret që e përcaktojnë renditjen e tyre përfundimtare: 1.numri më i madh i pikëve; 2.golavarazhi më i mirë; 3.numri më i madh i…
Ben Affleck ka nisur përgatitjet për t’i propozuar Jennifer Lopez muajin e ardhshëm me rastin 52-vjetorit të saj. Një burim pranë çiftit kanë thënë se ata janë të lumtur bashkë dhe se po shikojnë për një të ardhme bashkë. Një person i brendshëm ka thënë për revistën “Closer” se Ben do që ta kalojë lidhjen e tyre në një tjetër nivel dhe ndaj po planifikon një propozim romantik për artisten në 24 korrik. Duke qenë se Jennifer dhe Ben u ribashkuan sërish me njëri-tjetrin 17 vite pas ndarjes së parë, Lopez ka marrë edhe më herët një propozim nga aktori.…
Familjarët e viktimës në Maliq ngrënë akuza kundër bashkëshortit, e bija: S’e vrau babi, i ka shërbyer për 37 vite Pas njoftimit të policisë për një ngjarje të ndodhur në datën 17 qershor ku një shtetase e identifikuar si Fiqirie Mance kishte gjetur vdekjen pasi ishte vetvarur në banese dhe pas procedimit të bashkëshortit të saj Faton Mance për fshehjen e ngjarjes detaje të tjera janë zbuluar rreth kësaj ngjarje. Ngjarja ndodhi në fshatin Kolanec të Maliqit. Familjarët e gruas kane hedhur akuza ndaj bashkëshortit të viktimës madje ata e kanë denoncuar në polici dhe kanë kërkuar që të zbardhet…
Kina ka vijuar sulmet kundër monedhave virtuale. Qeveria e Kinës u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me këto monedha. Ky urdhër pason një tjetër urdhër të dhënë pak ditë më parë që mbylli një fabrikë të prodhimit të Bitcion në provincën Sichuan. Pas këtyre lëvizjeve nga qeveria kineze, çmimi i monedhës virtuale ra me më shumë 10%. Rënia e vlerës së kripovalutës është në vijim, pasi që nga Prilli çmimi i saj është përgjysmuar. Ndërkohë Banka Popullore e Kinës ka deklaruar se kohët e fundit kishte urdhëruar disa banka të mëdha dhe kompanitë që të ndërmarrin veprime më të…
Në sistemin arsimor parauniversitar janë të punësuar 150 oficerë sigurie të cilët e ushtrojnë detyrën e tyre kryesisht në gjimnaze e që gjatë vitit shkollor 2020-2021 kanë evidentuar 365 incidente në të gjithë Shqipërinë, edhe pse numri i problematikave mund të jetë edhe më i lartë pasi nuk ka të punësuar oficerë sigurie në të gjithë 1403 shkollat publike. Sipas raportit të përgatitur nga Ministria e Arsimit për sigurinë brenda në shkolla vihet re se muaji tetor ka ngjarjet më problematike për këtë vit të sapo mbyllur mësimor. Plot 87 raste të tilla, por në përgjithësi duket se në stinën…
Prej datës 21 qershor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurt që dini gjithçka për Gaforren? Mund të jeni mike të ngushta prej shumë vitesh, mirëpo në një moment mund t’ju duket sikur nuk e keni njohur kurrë. Është më se normale e gjitha kjo, shoqet Gaforre janë të tilla.. të papara dhe speciale. Ja si t’i njihni ato. 1.Është shumë e ndjeshme: Mos ‘’guxoni’’ t’i thuash se je në pritje të ëmbël, apo që ke fituar bursën e studimit që prisje prej kohësh, pasi duhet kohë për ta qetësuar dhe fshirë lotët. Do t’i duket…
Studimet e fundit kanë treguar se mënyra se si ushqehemi ndikon në funksionimin e mëlçisë tonë. Sëmundjet e mëlçisë tashmë janë një problem i madh shëndetësor në të gjithë botën. Sipas “British Liver Trust” një organizatë bamirësie në Mbretërinë e Bashkuar sëmundjet e mëlçisë janë kthyer në shkak kryesor për vdekjet e parakohshme. Një studim i fundit tregon se konsumimi i kafesë mund të sjellë përfitime duke ndihmuar në shmangien e kancerit të mëlçisë dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë të lidhur me alkoolin. “Konsumimi i kafesë është mbrojtës ndaj sëmundjes së rëndë të mëlçisë”, tha Paul Roderick,…
Bullgaria e ka vulosur veton ditën e sotme kundër çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase kanë raportuar se përfaqësuesit bullgarë nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga vendimi që kanë marrë prej kohësh. Një prej tyre thotë për MIA se BE nuk e ka kuptuar ende thellësinë e problemit mes dy vendeve, por theksojnë se mosmarrëveshja është çështje evropiane. ”BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane. Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.- tha ai. Të gjitha vendet e tjera përveç…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku ka humbur jetën vetëm 1 person dhe 18 raste të reja të infektuara me Covid. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165. Postimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të…