Edhe pak orë kanë ngelur nga publikimi i këngës së Xhensila Myrtezajt me Lumi B. Bashkëpunimi i tyre mban titullin “Prit pak” dhe fansat po e presin me padurim. E teksa pasdite pritet që të publikohet kënga e shumëpritur, këngëtarja e njohur ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa fotografi të shkrepura gjatë xhirimeve të videoklipit. Xhensila shfaqet e veshur me një body të bardhë ku në të është e vendosur edhe një rrjetë. Ndërkohë krahëve, ajo ka hedhur edhe një këmishë po ngjyrë të bardhë.
Author: tirana
Gjermania regjistroi rabinin e parë ushtarak pas 100 viteve. Rabini i shtetit të Saksonisë, Zsolt Balla, do të marrë detyrën në sinagogën e Lajpcigut si një kapelan hebre i ushtrisë gjermane, me të tjerët që ndjekin hapat e tij në vitet e ardhshme. Balla, 42 vjeç, tha se shpresonte se rabinët nuk duhet të kenë qasje vetëm në Bundeswehr, por edhe më gjerë. “Unë mendoj se antisemitizmi dhe çdo formë e urrejtjes ndaj pakicave është diçka që ne kurrë nuk mund ta eliminojmë përgjithmonë nga shoqëria jonë”, tha Balla. Balla shtoi se pozicioni i tij ”ishte një përgjegjësi historike”. “Mendoj…
Rekordi i golave në ekipin kombëtar, që duhet të arrihet, raundi i dytë i Kampionatit Europian, që duhet të sigurohet dhe një e ardhme që do të shkruhet. Këto janë ditët e Ronaldos, shumë të nxehta jo vetëm sepse ka ardhur vera. Shumë do të vendoset, nëse jo gjithçka, midis Budapestit dhe Milanos, duke kaluar nëpër Paris. Mendjet e më shumë se 300 milionë ndjekësve, gjithashtu interesohen për të ardhmen e Ronaldos, jo vetëm me Portugalinë, por edhe Juve natyrshëm hyn në lojë këtu. Pyetja ende pa përgjigje është gjithmonë e njëjta: a do të qëndrojë Cristiano me bardhezinjtë për…
Abdala, një nga vaksinat kandidate kundër COVID-19 e prodhuar në Kubë dhe një nga të parat që është zhvilluar në Amerikën Latine është 92.28% efektive. Abdala është 92.28% pas tre dozave”, sipas një njoftimi nga Qendra Bioteknologjike (CIGB). Abdala, në fazën e fundit të provave klinike, pritet të marrë miratimin për përdorim emergjent nga autoritetet kubane në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Të shtunën, Instituti Finley njoftoi se Soberana 2, vaksina tjetër kandidate kundër COVID-19 e zhvilluar në vend, ishte 62% efektive pas 2 dozave. Këto priten të jenë vaksinat e para të zhvilluara dhe prodhuara në…
Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi ka bërë një tatuazh të ri. Artistja, e cila pëlqehet shumë për muzikën që bën, kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj. Përmes një postimi në InstaStory, Loredana tregon se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’.
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me rekomandimin e ONM, drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. “Në përputhje me rolin e tij kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit e ONM dje i rekomanduan Komisionerët Publik të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.” -shkruan Ambasadorja Kim, ndërsa shton se duhet ndjekur me kujdes se çdo të ndodhë më procesin. “Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë ndodh më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim…
Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi. Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”. “Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e…
Instituti i Shëndetit Publik u ka sugjeruar qytetarëve të marrin masa në këto ditë vere të nxehta për të mbrojtur shëndetin e tyre. Të martën, më 22 qershor 2021, ky Institut dha këto këshilla:
Vetëm pak ditë më parë Stela dhe Ndriçimi i ‘Përputhen +40’ u deklaruan çift me njëri-tjetrin. Ndërkohë në puntatën e djeshme, Lindita “e nxori zbuluar” Ndriçimin, duke thënë se ai po bën lojë të pisët. “Ndërkohë që më kërkonte mua një takim, jep një deklarim për Stelën. Çimi lozi shumë pisët atë ditë dhe këtë mund ta konfirmojë ai, sepse po atë ditë mua më ka marrë në telefon dhe më ka thënë disa gjëra që po qe burrë le t’i pranojë. Unë nuk e kam problem fare që ato janë bashkë, unë e kam thënë që në fillim se…
Për Partinë Demokratike, raporti i Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ka konfirmuar akuzat e tyre, se në zgjedhjet parlamentare ka pasur zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve. Në reagimin e tyre, PD-ja thotë se në këtë raport evidentohen qartë ‘elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi’. “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi. Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se: Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj…
Struga ka marrë një tjetër pamje, duke u transformuar në një qytet me pamje europiane. Falë realizimit të projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi, i gjithë qyteti pritet që të marrë një zhvillim të ri ekonomik e veçanërisht të turizmit. Komuna e Strugës ka realizuar ndriçimin e shtratit të lumit, duke përfshirë dhe instalimin e armaturave të përbëra nga inoksi i cili është rrezistent ndaj korozionit. Gjatësia e shtratit është 900 m, kurse armatura e ndriçimit u vendos në të dy anët e shtratit me gjatësi prej 1800 m.
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës. Zjarri ka përpirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë. Deri më tani mësohet të jenë djegur 1 hektarë kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka identifikuar dy persona dhe po punon për kapjen e tyre.