Author: tirana

Policia italiane ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, i cili në gjendje të dehur ka dhunuar një banakier, duke e goditur atë me shpulla. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur të premten në një lokal në Padova, ndërsa shqiptari është identifikuar si Shpëtim Bogdani. 54-vjeçari ishte në lokal, kur papritur filloi të godasë banakierin me origjinë kineze. Klientët që ishin të pranishëm në lokal njoftuan menjëherë policinë. Në tentativë për tu larguar, shqiptari hodhi disa vazo në tokë, theu gota e shishe dhe më pas u largua. Policia u vu në ndjekje të burrit shqiptar, i cili u arrestua dhe iu…

Read More

Ditë më parë, Çimi dhe Stela u deklaruan për njëri-tjetrin në “Përputhen+40”. Kujtojmë se pas flirtimeve me Linditën, Stela u bë xheloze dhe i tha Çimit se është i paqëndrueshëm. Gjithashtu ajo u shpreh se ata të dy nuk mund të jenë bashkë, por dy ditë më parë duket se ndërroi mendim. Gjatë takimit 4 minutash me Çimin, Stela vendosi të deklarohej për të. Ndërsa në puntatën e sotme, Lindita “e nxorri zbuluar” Ndriçimin, duke thënë se ai po bën lojë të pisët. “Ndërkohë që më kërkonte mua një takim, jep një deklarim për Stelën. Çimi lozi shumë pisët atë…

Read More

Kanë përfunduar të dyja ndeshjet e grupit C. Austria ka mundur minimalisht Ukrainën me rezultatin 1-0. Për austriakët, goli u shënua nga Baumgartner, në minutën e 21. Një gol mjaft i bukur, pas asistit të në goditje këndi nga mbrojtësi Alaba. Nëse ruan këtë rezultat, Austria do të kualifikohet për në raundin tjetër, atë të fazës së 1/8. Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë, teksa ka festë edhe për Austrinë, që siguron kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Euro 2020. Djemtë e Frank De Boer mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut. Memphis Depay kaloi tuLipanët në avantazh në pjesën…

Read More

Pas vaksinimit qytetarët shqiptarë kanë mundur të pajisen me një pasaportë vaksinimi, e cila vërteton se personi i ka kryer dy dozat e një vaksine. Pasaporta e vaksinimit përmban të dhënat e përdoruesit si emër, mbiemër, një bar kod të veçantë që nuk mund të ngatërrohet me të tjerët, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen, vendlindjen, dhe datat përkatëse kur qytetari ka bërë dozën e parë dhe dozën e dytë. Por portali në e-Albania të tregon vetëm mënyrat se si mund të merret pasaporta, por jo vendet se cilat mund të përdoret dhe ku. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një…

Read More

Një 45-vjeçar shqiptar akuzohet se ka dhunuar seksualisht një grua greke, e cila e takoi për të fituar një vend punë në një lokal në Kolonaki. Pasi e takoi në lokal, shqiptari i sygjeroi që të vazhdonin shëtitjen në Gazi për një pije dhe më pas e ftoi që të shkonin në banesën e tij. Ajo e ndoqi dhe kur hynë në shtëpi, 45-vjeçari mbylli derën e shtëpisë dhe e dhunoi. Megjithatë 30-vjeçarja ia doli që të shpëntonte dhe sapo doli nga banesa hasi një patrullë Policie, efektivët që ndodheshin në të vunë menjëherë në pranga shqiptarin. Ai u dërgua…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të enjten më 17 qershor që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Dhurata Balla, si dhe t’i ndalojë asaj emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Ky vendim i Komisionit ka ardhur për shkak të dorëheqjes së Ballës nga statusi i magjistratit. Më 14 prill, KPK e thirri Ballën në seancë dëgjimore, por ajo nuk u paraqit. Përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në seancë se familjarët e gjyqtares Balla e kishin informuar se ajo ishte pajisur me raport shëndetësor, pasi bëhej fjalë…

Read More

Ferhan Hasani ka debutuar në Europian në ndeshjen e fundit që po zhvillon Maqedonia e Veriut kundër Holandës. Takimi është në shifrat 0-3, ndërsa futbollisti i Partizanit hyri në fushë në minutën e 68. Ky është moment historik për vetë lojtarin, por edhe çast krenarie për klubin e Superiores që sheh lojtarin e saj në fushë ndaj Holandës. Ndërkohë Pandev ka dalë nga fusha e lojës mes lotëve duke e mbyllur karrierën jo me shifrat e dëshiruara.

Read More

Një 56-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku raportohet se viktima ka qenë ish-kryetar i bashkisë në Halkia. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 56 vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij. Mediet në Greqi raportojnë se viktima, ka qenë ish-kryetar i bashkisë në Halkia. Mediat vendase raportojnë se ai është gjetur Ai i pajetë dhe i mbuluar në gjak në magazinën e shtëpisë nga i vëllai i tij, i cili e telefonoi dhe pasi ai nuk u përgjigj telefonatës, shkoi drejt banesës…

Read More

Të gjithë duam të dukemi bukur gjatë verës, por pa cenuar komoditetin për të ecur lehtë dhe për të përballuar të nxehtin. Së fundmi, kemi parë në profilet e blogerëve dhe dashamirësve të modës, të kombinojnë veshjet e tyre verore, më një palë sandale me platformë dhe që vijnë në ngjyra të ndryshme. Me këto sandale mund të lëvizni po aq lehtë sa mund të ecni 10.000 hapa në ditë, falë platformës së butë dhe rripave që mund t’i përshtasni me këmbën tuaj. Ato vijnë në shumë ngjyra, duke përfshirë të bardhën,të zezën dhe ngjyra të tjera verore. Falë platformës…

Read More

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi. Ky i fundit, qëndroi 35 ditë në burg me afat, pasi u akuzua se posedonte 1 kg kokainë në automjetin e tij. Liçi ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62-vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë. Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se përfshirja e krimit në biznes është një tjetër kërcënim për mbarëvajtjen e këtij biznesi. Hoxha është shprehur se gjobat e mëdha që u vendosen bizneseve i ka detyruar ato që të marrin para me fajde nga banditët e krimit dhe më pas ngelin të bllokuar në kontrollin e tyre. Gjithashtu ai është shprehur se gjurmimi i krimit në vendin tonë ka shumë mangësi pasi duhet të jenë vetë policët pa uniformë që duhet të bëhen njësh me qytetarët se ndryshe është shumë e vështirë për të bërë identifikimin e kriminelëve. “Policia ka…

Read More

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentua sherri i bujshëm mes 4 të rinjve në Shëngjin, përplasje e cila thuhet se nisi për një vajzë. Opinionisti Elton Sarasela tha se e gjithë ngjarja nuk është e jashtëzakonshme për shqiptarët, madje sipas tij, kjo situatë është dramatizuar më shumë seç duhet. “Me hamendësim them se kanë luajtur gabim vajzat. “Molla e sherrit” vajzat janë, vajzat nuk kanë luajtur bukur me djemtë dhe çunat janë prekur në sedër. Një vajzë e zgjuar mund ta shmangte sherrin”, u shpreh Eltoni, deklaratë kjo që nuk kishte si të mos ngjallte debate…

Read More