Debati mes Çimit dhe Linditës solli përfshirjen edhe të pjesës tjetër të konkurrentëve. Olti, një nga personat që ka dalë me Linditën e ka akuzuar se ajo ka përdorur të gjithë djemtë me të cilët ka dalë. Kjo ka sjellë revoltimin e saj, e cila është çuar nga karrigia dhe ka kapur nga fyti për pak sekonda Oltin. Më pas e ka ofenduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga studio në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy.
Author: tirana
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilave u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Mungesa në dukje e burimeve në familjen e prindërve e nxirrte gjyqtaren me një diferencë negative prej 1.3 milion lekësh në analizën financiare përfundimtare. Plaku e cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes –që sipas saj dëshmonin…
Mediat greke vijojnë të publikojnë detaje nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos. Së fundmi është publikuar një fotografi që tregon kamerën e sigurisë që piloti 32-vjeçar theu ndërsa mundohej që të fshihte gjurmët e krimit që sapo kishte kryer. Kamera, ose prova numër 35 duket e hedhur pas divanit në dhomën e ndjenjës. Përpara se ta thyente, Anagnostopoulos i kishte hequr kamerës edhe kartën e memories rreth orës 1.20 të natës, thuajse dy orë përpara se t’i merrte jetën Caroline-s. Mediat kanë publikuar edhe provën numër 36, që është një kuti “Monopoly”. Një ndër…
Në kuadër të 20 Qershorit, ditës së shënuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) si “Dita Botërore e Refugjatëve”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mirëpritur në zyrën e saj një grup fëmijësh e prindërish refugjatë, së bashku me përfaqësues të UNHCR dhe shoqërisë civile në Shqipëri. Gjatë takimit, Ministrja Kushi është njohur drejtpërsëdrejti me nevojat e tyre kryesore që kanë për integrimin në shoqërinë tonë. Ajo shprehet se: “Jam me të vërtetë e lumtur që udhëzimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka thjeshtuar dhe modernizuar procedurat administrative për…
Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel janë shumë të rezervuar për jetën e tyre, por kur vendosin të postojnë në rrjete sociale sigurohen t’i kthejnë sytë nga vetja. Kështu ka ndodhur së fundmi kur me rastin e Ditës së Baballarëve, Justin ka postuar foton e parë të djalit të vogël, Phineas. Në foto këngëtari shfaqet në ambientet e shtëpisë duke kaluar kohë me dy djemtë e tij. “Të jesh baba është më mirë se çmund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE-së mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri”. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se “raporti i PACE vlerëson se votimi ishte i qetë, i sigurt dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. “Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga reporterët…
Në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit në datat 22-24 qershor. Energjia do të stakohet nga ora 08:00-17:00 në këto zona: Bërzhitë, Mullet, Baldushk dhe Ibë . Njoftim i OST për abonentët Tiranë: Stakim, 22-24 qershor Pêr shkak të investimit që po kryen OST për mirëmbajtjen e NST Ibë, në datat 22-24 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: 22-24 qershor. Bërzhitë, Mullet, Baldushk 23-24 qershor Pjesërisht/ Mullet, Ibë
Luigi Di Maio, Ministri i Punëve të Jashtme do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën ku do të takohet me krerët e shtetit dhe zyrtarët e lartë. Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla si dhe me Ministrin e Financave të Jashtme Hekuran Murati me të cilin do të nënshkruajë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve. AXHENDA Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje) Ora 15:00 – Ministria…
Aktori i njohur i “Friends”, James Michael Tyler, i njohur me rolin e tij si ‘Gunther’ ka deklaruar që po vuan nga kanceri i prostatës. Ai ka zbuluar se është duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehë nga publiku. Aktori ka bërë të ditur se tani është duke marrë kimioterapi dhe për shkak të tyre nuk është në gjendje të jetë pjesë e ribashkimit të serialit. Kujtojmë se pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, i cili pati një shikueshmëri shumë…
Ditën e sotme u bë i ditur lajmin se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë deputet në Durrës dhe jo në Vlorë. Rama ka sqaruar vendimin menjëherë pasi u publikua në media. “Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030”, shkruan Rama.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se kreu i PD-së u orientua gabim gjatë gjithë ndërtimit të fushatës. Ndoka u shpreh se në gjykimin e tij analiza e zgjedhjeve në PD duhet të ishte bërë përpara zgjedhjeve për kryetarin, ndërsa u shpreh se Basha nuk diti të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët. “Çdo parti politike bën analizat e veta përmes strukturave, padyshim që do të ketë dhe një analizë për opozitën e bashkuar në tërësi, unë gjykoj sot se një prej shkaqeve përtej manipulimit të votës, është mungesa e funksionimit të opozitës si një trupë zgjedhore. Ne duhet…
Aktorja e njohur, tashmë deputete e Parlamentit të Kosovës, e Lëvizjes Vetëvendosja, Adriana Matoshi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me Keith Groenveld. Së fundmi, ajo u zgjodh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Matoshi është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit foto apo video të ndryshme. Ajo poston imazhe nga puna apo edhe ato nga jeta private. Së fundmi, Adriana ka postuar në “Instastory” disa video ku uron miken e saj me rastin e ditëlindjes. Por përveç urimit të bukur, ajo ndan me ndjekësit edhe…