Author: tirana

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski ka dhënë dorëheqjen pas dështimit në Europian. 45-vjeçari i cili ka hyrë në historinë e vendit si trajneri që ka çuar për herë të parë Maqedoninë e Veriut në një eveniment të lartë futbolli si Europiani ka deklaruar se pas 31 korrikut nuk do të rinovojë. Në konferencën e fundit për shtyp pas humbjes 0-3 me Holandën, Angelovski nuk shfaqi zhgënjim, por u shpreh i lumtur që Maqedonia e Veriut shkroi historinë. ”Mund të them se ishte një kënaqësi e madhe të çoja Maqedoninë në një Kampionat Evropian. Nuk duhet të zhgënjehemi aspak.…

Read More

Misioni i KFOR-it në Kosovë tha se trupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi. Deklarata tha se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës. “Trupat kroate janë bashkuar me Komandën Rajonale të KFOR në Perëndim, duke u bërë vendi i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë,” tha llogaria e KFOR në Tëitter.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia. Ky bashkim i forcave kroate…

Read More

Brunilda Pura, mjekja e familjes që punon në Londër u shpreh se nuk duhet të hamë asnjë lloj mishi, madje edhe peshk dhe t’i zëvendësojmë me ushqime bimore, që zëvendësojnë vlerat e tyre ushqyese. “Ushqimet e gatshme janë shumë të përhapura. Kur u rritëm ne nuk kishte sufllaqe, biskota blije njëherë në javë, ose 2-3 javë. Tani çdo gjë është me sheqer e yndyrë. Dieta ka ndryshuar në shumë vende. Kush hante mish kohë më parë? Rrallë, nëpër dasma hanin njerëzit mish, se nuk kishte. Unë nuk e rekomandoj mishin. Çdolloj mishi, as pulë, as mish të kuq. Unë nuk…

Read More

Ngjarja se një pastruese shqiptare është përdhunuar nga një shtetas bullgar në Greqi ka tronditur opinionin publik në Greqi. 50-vjeçarja ka rrëfyer se ka 3 vite që punon si pastruese në ndërtesën e apartamenteve ku ndodhi ngjarja, Ajo thotë se teksa po priste ashensorin papritur një burrë e tërhoqi për fyti dhe e futi në shtëpi. ”Unë kam punuar si pastruese për 3 vjet në ndërtesën e apartamenteve në rrugën S δ në Petralona. Në 8 të mëngjesit shkova të pastroj. Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për fyti dhe më futi brenda në shtëpi. Ai…

Read More

Analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si pa logjikë analizën e Partisë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se PD është kthyer në parti qesharake dhe siç u shpreh ai Basha tashmë që fitoi zgjedhjet në PD “duhet të fillojë dyshezën e budallallëqeve dhe të bëhet normal që PD të bëhet normale”. “Në PD ka humbur sensi, nuk ka më logjikë. Pas zgjedhjeve Basha doli tha kemi fituar dhe fitorja është në kutitë e votimit, më pas doli e tha kemi humbur. Ajo është partia e non…

Read More

Ish-kandidati për kryetar të demokratëve tha se ishte ai që i solli sadopak garë PD në një përpjekje për të oksidentalizuar partinë. Kadilli refuzoi pas zgjedhjeve të uronte Bashën për fitoren, por thotë se tashmë i uron që atë që nuk bëri në dy mandatet e para ta bëjë në të tretin duke i dhënë vizion demokratëve për të ardhmen dhe ta bëjë një parti ku të gjithë të gjejnë veten e të japin ide. PYETJA: A jeni i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve në PD? KADILLI: Ishte një rezultat i pritshëm, tendenca u duk që në fillim, gara ishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11 700 vaksina të Pfizer.Në mesazhin e tij, Rama thekson se nuk do të ndalet, derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit në vend. Mesazhi i Ramës: Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani 🇦🇱😍📈Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë…

Read More

Kur kanë mbetur vetëm 24 orë për një vendimmarrje pozitive për negociatat me Tiranën dhe Shkupin vijon lobimi amerikan ndaj drejtuesve të lartë të Brukselit dhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Luksemburg. Shefi i diplomacisë evropiane Borrell konfirmoi se sekretari i Shtetit Blinken kishte kërkuar në një bisedë me të që të ndërmerren hapa konkretë edhe për finalizimin brenda vitit të marrëveshjes finale Beograd-Prishtinë. “Kam qenë në komunikim të vijueshme me homologun tim amerikan, sekretarin e Shtetit Blinken. Dua të konfirmoj se tashmë ka një bashkëpunim të frytshëm mes SHBA-ve dhe BE-së për çështjen e integrimit dhe po ashtu…

Read More

“Një reagim i ‘Tory’ kundër Princeshës Diana lidhur me fushatën e saj për minat e nxiti atë të merrte vendimin fatal për të vonuar kthimin në Britani dhe të ndërronte jetë. Ish-shoferi dhe kujdestari i Diana, Colin Tebbutt tha se një grindje lidhur me thirrjen e saj për ndalimin e minave e bindi princeshën të qëndronte në Paris me të dashurin e saj Dodi Fayed më shumë se sa kishte planifikuar fillimisht. Kjo vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që rezultuan në vdekjen e saj me Dodin dhe shoferin e tyre Henri Paul në një përplasje të tmerrshme në një…

Read More

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit. Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. “Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë…

Read More

Situata në Shqipëri nga pandemia aktualisht është mjaft e mirë dhe shpresëdhënëse për një verë të qetë për të pushuar pa stres, por cfarë do të ndodhë në vjeshtë? Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh në ABC se në vjeshtë duhet të përgatitemi për një valë të tretë. Por Brataj, qetëson qytetarët kur thotë se vala e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet që të jetë në nivelin e dy të parave, që kaluam. “Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do…

Read More

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore e nisjes së hetimit pasuror nga Drejtoria e Pastrimit ta Parave dhe prokuroria e Durrësit, për Gëzim Sallakun dhe të afërmit e tij. Kompania që ka kryer këtë transfertë në euro, ka qënë “Caprisascatrading SA” me adresë në Panama dhe se transferta është kryer nga një bankë në Gjenevë të Zvicrës,në të cilën kompania panameze, ka llogari bankare. Një disa pas kësaj transferte prej 200 mijë euro, në 24 korrik 2014, sërisht e njëjta kompani dhe…

Read More