Author: tirana

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon sot në Gjermani ku do të marrë pjesë në një konferencë mbi situatën në Libi si dhe në diskutime me homologun gjerman mbi mënyrat për të luftuar anti-semitizmin dhe teoritë që mohojnë ekzistencën e Holokaustit. Gjermania dhe Kombet e Bashkuara janë organizatore të konferencës së Berlinit për të dalë me zgjidhje që do të sillnin fundin e konfliktit në Libi dhe do të stabilizonin vendin. I dërguari amerikan për Libinë, Richard Norland tha se bisedimet do të ofronin një mundësi për hapa specifikë që do të mundësonin zhvillimin e zgjedhjeve në dhjetor, si…

Read More

Dashi Të jesh i motivuar është shumë gjë e mirë, por është e rëndësishme që të mos lejoni që suksesi t’ju largojë nga njerëzit që ju duan dhe ju mbështetin. Nesër do t’ju jepet një mundësi zgjedhjeje midis zhgënjimit të një njeriu të dashur ose t’i thuash jo një mundësie interesante. Demi Në këto momente keni nevojë për më shumë qetësi. Përpiquni të gjeni një vend relaksues ku mund të mendoni mbi ndryshimet e ardhshme në jetën tuaj. Në dashuri parashikohen ndryshime. Binjakët Ndjenja juaj e mirësjelljes ju ka ndihmuar që të keni marrëdhënie të mira me njerëzit që keni…

Read More

Për të përfituar sa më shumë nga vaksinimi kundër Covid-19, mund të duhet të mbajmë maska ​​edhe pasi të hiqen kufizimet, sipas studiuesve të imunologjisë virale, raporton “The Guardian”. Dr. Zania Stamataki, një pedagog i vjetër dhe studiues në imunologjinë virale në Universitetin e Birmingham, thotë se pas vaksinimit të parë (ose infeksionit natyror) duhen disa javë për të zgjeruar qelizat përkatëse të imunitetit, por më pas qelizat e kujtesës na mbrojnë nga sëmundjet e rënda që shkaktohen nga infeksionet e ardhshme. “Vaksinat nuk janë magji. Ato nuk bëjnë asgjë për të ndaluar që të infektohemi me një virus nëse…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregoi të gjithë situatën epidemiologjike në vend. Ai theksoi se edhe pse rastet janë të pakta, virusi është ende duke qarkulluar mes nesh dhe kujdesi i qytetarëve nuk duhet ulur. Mjeku tha se me fillimin e vjeshtës, ekspertët kanë parashikuar një valë të re infektimesh, e quajtur “Vala e Bishtit”. Por megjithatë, sipas Bratajt, situata në të cilën ndodhej vendi në muajt janar-shkurt, nuk do të përsëritet më. Si jemi me shifrat? Skënder Brataj: Me shifrat jemi shumë mirë. Kur vendoset për marrjen e masave s’ka pse të ketë institucione të tjera të thotë…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiç tha se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen. “Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, tha Vuçiç para ligjvënësve serbë. Ai vlerësoi se “fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës” dhe se ato “do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht”. “Ne…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Fero, në 22 mars të vitit 2018-të, u përfshi në një sherr së bashku me dy miq të tij. Në pranverën e dy viteve më parë, menaxheri i Feros, Mehmet Elshani u përfshi në një sherr me një person të quajtur Lorent Bajrami. Pas një mosmarrëveshje të momentit që ndodhi mes tyre, Mehmet Elshani ushtroi dhunë ndaj Bajramit, ndërsa Fero dhe Avdullah Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metali të rrezikshme. Konkretisht Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, akuzohet pas kësaj ngjarjeje se ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një…

Read More

Kriteret e pranimit dhe kuotat për regjistrimin në universitete janë publikuar ditën e sotme nga Universitetiti i Tiranës.Kriteret e pranimit dhe kuotat janë publikuar për të dy ciklet, atë Bachelor dhe Master. Për të parë Kriteret dhe Kuotat e Universitetit të Tiranës klikoni këtu. Pas përfundimit të maturës, nxënësit duhet të aplikojnë përmes portalit U-albania ku do të zgjedhin preferencat e tyre. Fillimisht ata duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit prej 2000 lekësh në zyrat e Postës Shqiptare. Rezultatet e provimeve të maturës dhe ato të tre viteve gjimnaz janë kriteret kryesore që do merren parasysh në pranimin në universitet.

Read More

Historia e ‘Mihalit’ është përsëritur sërish në jug të vendit. Një çift peshuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë. Gazetari Enrik Mehmeti zbulon se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive. Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet…

Read More

Ditën e sotme Parlamenti Evropian është mbledhur për të diskutuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian. Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, thotë se ky është një moment rëndësishëm për Shqipërinë.Ajo thekson më tej, se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen Evropiane duhet të kalojë përmes progresit të bërë deri më tani. “Moment i rëndësishëm për . Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. #GAC duhet të planifikojë e parë #IGC . Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj #Bashkimit Evropian gjithashtu…

Read More

Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku mësohet se burri ka qenë nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare, e cila ishte larguar sapo ambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjajres. Sipas burimeve të policisë Kosovare bëhet me dije se ky rast po hetohet, teksa thuhet se 64-vjeçari indetitieti i të cilit nuk është bërë i ditur për mediat nuk ka patur asnjë shenjë dhune në trupin e tij. Megjithatë, trupi i viktimës është dërguar për ti bërë autopsinë për të kuptuar shkakun e vdekjes. “Rreth orës 12:17…

Read More

Sipas një studimi nga shkencëtarët izraelitë, disa persona kanë zhvilluar trombocitopeni(TTP) pas vaksinimit me Pfizer. TTP është një sëmundje autoimune që shkakton mpiksjen e gjakut në organe të ndryshme të trupit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, këto mpiksje mund të bllokojnë gjakun e pasur me oksigjen në organet kryesore si truri, veshkat dhe zemra, duke çuar në probleme serioze shëndetësore. Studiuesit nga Instituti i Hematologjisë në Qendrën Mjekësore Shamir thanë se ata ishin shumë të shqetësuar pas rritjes së rasteve me TTP në vend – katër raste të zbuluara në një muaj krahasuar me dy ose tre raste në vit.…

Read More

Kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi sot ‘furtunë’ në radhët e Kadastrës. Në një konferencë për mediat, Lame teksa bëri thirrje për aplikime nga punonjës të rinj, u shpreh se ndryshime do të ndodhin aty ku është e nevojshme. “E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” tha…

Read More