Një moment paniku është regjistruar pasditen e së shtunës në Romë, ku një person me thikë në dorë ka tmerruar qytetarët në stacionin e trenit, Termini. 44-vjeçari ganez refuzonte të hiqte thikën na dora duke detyruar efektivët e policisë që ta qëllonin. Ganezi nuk shkaktoi të lënduar, por ishte agresiv dhe refuzonte të hidhte thikën në tokë. Ai u paralajmërua nga policia, por i kërcënoi agjentët, të cilët u detyruan ta qëllonin me armë për ta neutralizuar. 44-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Author: tirana
Vetëm pak ditë më parë burime ekskluzive për “iconstyle.al” konfirmuan se Aurela Hoxha ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që muajin e kaluar. Modelja dhe partneri i saj janë bërë me djalë, megjithatë kanë preferuar ta mbajnë ende “sekret” këtë lajm të bukur. Modelja nuk ka publikuar në rrjete sociale asnjë foto të saj me barkun e rreumbullakosur dhe madje nuk bëri asnjë reagim pas publikimit të tkëtij lajmi. Mesa duket ajo paska një arsye të fortë pse po rezervohet kaq shumë për jetën e saj private. Burime pranë Aurelës kanë treguar për gazetën “Panorama Plus” se…
Është kthyer në Atdhe, Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale si dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan. Lajmi është bërë i ditur, nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili u ka uruar mirëseardhjen ushtarëve, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga momentet e mbërritjes së tyre në Atdhe. “Mirëseerdhët në atdhe! – Kthehet Kontingjenti VI paqeruajtës i batalionit të Forcave Speciale dhe Kontingjenti XIII paqeruajtës i batalionit të dytë të këmbësorisë që morën pjesë në misionin “Resolute Support Mission” në Kabul, Afganistan.”…
Përvijohen pak a shumë përballjet në fazën tjetër të Euro 2020. Në grupin Grupi A, një pikë i mjafton Italisë për ta mbyllur e para, që do të gjente një mes Ukrainës ose Austrisë dhe në çerekfinale, Belgjikën, nëse këta të fundit kalojnë 1/8. Në Grupin B, Belgjika tashmë e ka siguruar vendin e parë. Mund ta humbasë vetëm në rast se Finlanda bën ndonjë mrekulli dhe t’i mposhtë në ndeshjen direkte. Por më tej është e vështirë të përcaktosh rivalin e Djajve të kuq. Në Grupin C, Holanda tashmë është kualifikuar si e para, por në fazën tjetër do…
Partia Demokratike ka kërkuar nga degët e saj në të gjitha qarqet që të plotësojnë një formular në lidhje me analizimin e asaj që e cilësojnë masakrën zgjedhore. Ky vendim u mor ditën e djeshme në Kryesinë e PD-së. Në udhëzimin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, që mban datën e djeshme kërkohet që degët e selisë blu të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e nxjerra nga zgjedhjet e 25 prillit.
Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm ne Sarande, ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi dhe nje kalimtar i rastit. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kërkim u vunë shtetasit A. Caushi, 35 vjeç Visi Caushi, 33 vjeç (vëllezër) si dhe Redjan Haderi, 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë. NJOFTIMI I POLICISE Zbardhet ngjarja e ndodhur mengjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J. Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre…
Unionit Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë ku kërkohet heqja e masave kufizuese. Sipas Unionit Turistik, këto masa po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në shkresën në fjalë thuhet se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale. “Jemi të mendimit se në kushtet aktuale duhet rishkuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyre që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht tu krijohen kushtet për argëtim turisteve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet…
Andi Artani ka qenë një nga emrat më të përfolur në “Për’puthen” për shkak të raportit që ai krijoi brenda në emision me Jasminën. Dyshja dolën bashkë çift nga “Për’puthen”, por shumë shpejt marrëdhënia mes tyre mori fund. Ndërkohë i ftuar së fundmi në emisionin “Express Rozë” për disa pyetje të shpejta, Andi i ka habitur të gjithë me disa nga përgjigjet e tij. Kur u pyet se cila nga vajzat e “Për’puthen” është më seksi, ai tha Bora Zemani dhe përgjigjen e shoqëroi me një buzëqeshje. Mes vajzave shqiptare dhe kosovare, Andi zgjodhi këto të fundit si më të…
Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet. Në pranga ka rënë Bledar Delia, ndërsa Policia bën me dije se ai u pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet. Disa ditë më parë IKMT prishi një objekt në pronësi të Delias, që po e ndërtonte pa leje në zonën e…
Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’, ndaj të cilit sot u qëllua 20 herë me breshëri kallashnikovi, dikur replikonte në rrjetet sociale me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e denoncoi se në lokalin e tij i ishte prerë veshi një turisti. Ish-kryeministri Sali Berisha asokohe denoncoi se një turisti i ishte prerë veshi nga pronarët e ‘Bar Orange’, madje në sy të policisë, ndërsa Spiro i kujtoi se punon me ndershmëri dhe se denoncuesi është një rival që kërkon t’a dëmtojë. Replika e Spiro Iljadhit më 20 gusht 2019: Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club”…
Një mijë vjet” titullohet kjo këngë e punuar nga Rzon dhe Pëllumb, me melodi e tekst të Yll Limanit, që u publikua të premten dhe ku Luana shfaqet e veshur me të bardha, për t’i paraprirë datës së celebrimit. Ky projekt rikthen Luanën në muzikë pas thuajse një viti shkëputjeje. Në fakt, kënga u lançua më parë në “Spotify” e më pas në kanalin e “YouTube” të Luanës. Si çdo krijim i tij, edhe kjo këngë është një dedikim i ndjerë, këtë herë për të gjithë zemërthyerit. Mirëpo, për t’iu përshtatur edhe sezonit në të cilin jemi dhe që kërkon…
Emri i fundit zyrtar që 35-vjeçari në Sarandë kishte është Spiro Iljadhi, ndërsa për të gjithë miqtë e tij, biznesmeni njihet si “Ero”. Ai ka ndryshuar emrin e tij, nga Ermali Iljazi në Spiro Iljadhi, që pas kthimit nga Greqia. Sot, ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e parë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Plumbat e kanë prekur në bark dhe ka dëmtime të shumta të zorrëve. Biznesmeni i është nënshtruar një operacioni të komplikuar. Sot në mëngjes, persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri atomatiku rreth 20 herë ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi, i cili…