Author: tirana

Sot partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, feston ditëlindjen e saj. Sapo ka hyrë mesnata, në rrjete sociale kanë nisur urimet e shumta nga miqtë e familjarët, që e kanë uruar Sarën me fjalë të ëmbla. Mirëpo, vëmendja na mbeti tek urimi i Ledrit për partneren e tij bukuroshe, e cila feston ditëlindjen e parë si nënë. Reperi ka ndarë në InstaStory një foto nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit, teksa i shkruan Sarës krahas postimit: “Ditëlindja jote e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen cul”- siç ai i thërret me përkëdheli. Gjithashtu edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina,…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku ishin pjesë panelistë si europarlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta. Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj. “Politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së cdo vendi. Po kjo kërkon edhe parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit cdo arritje…

Read More

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Shijak, ndërsa në kërkim janë shpallur 3 kultivues droge. Ndërkohë policia e Durrësit ka arrestuar 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike. NJOFTIMI I POLICISË Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të OSHEE, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike. Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Kultivim të bimëve narlotike”,…

Read More

Ardian Papajanis, 35 vjeç, është arrestuar nga Policia në Pogradec pasi trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Në kërkim është shpallur vëllai i tij Fatjon Papajanis, i dyshuar gjithashtu si i përfshirë në këtë veprimtari. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se shtetasi Ardian Papajanis së bashku me vëllain e tij shtetasin Fatjon Papajanis, kanë tentuar të trafikojnë hashash nëpërmjet liqenit të Ohrit, drejt Maqedonisë së Veriut. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

35-vjeçari që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, është Spiro Iljadhi, pronari i ‘Bar Orange’ në qytetin bregdetar. Emri i tij është lakuar edhe më parë në media, ku në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti. Asokohe, Iljadhi u kontaktua nga Dosja.al, dhe tha se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk mohoi dijeninë e tij për ngjarjen, por tha se…

Read More

Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar. BalkanËeb mëson se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë. 33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar. Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut. Moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku ka mbetur i plagosur një biznesmen dhe një turist shqiptaro-amerikan. Mësohet se biznesmeni i plagosur është 35-vjeçari Spiro Iljadhi, pronari i Club “Orange”‘, ndërsa identiteti i turistit 33-vjeçart të plagosur nuk është bërë me dije. Ky i fundit është plagosur teksa po kalonte rastësisht në zonën ku atorët qëlluan me breshëri automatiku drejt biznesmenit. Biznesmeni ka marrë plag në bark, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Autorët qëlluan me rreth 20 plumba në drejtim të 33-vjeçarit, dhe më pas janë larguar, ndërsa policia është…

Read More

Konflikti për të dashurit e tyre ka shkaktuar një përplasje të ashpër mes 7 vajzave të mitura në Athinë mbrëmjen e sotme. Mësohet se vajzat kanë lënë një takim për t’u sqaruar me njëra-tjetrën, mirëpo më pas kanë filluar të përleshen duke shkuar deri në përdorimin e thikave. Dy prej vajzave janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Mësohet se njera prej tyre eshte në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar në burgun e të miturve një 15-vjeçare shqiptare, e cila dyshohet si autorja e plagosjes së bashkëmoshatareve të saj greke.

Read More

Në Rinas kanë mbërritur mbrëmjen e sotme një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook. “Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, ka shkruar Rama.

Read More

Modelja e njohur, Blerina Shaho ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Euro Dribling” të moderatores Klevisa Alinani, në Fax News. Ajo ka folur për dashurinë e saj për Interin duke zbuluar dhe gjashtë tatuazhet që i ka dedikuar në trupin e saj skuadrës zikalter. Modelja tregoi dhe një episod me Milan Skriniar, mbrojtësin zikaltër, për të cilin u shpreh se ishte shumë i turpshëm. Ajo i kishte thënë ta puthte pak kur e kishte takuar, por Skriniar ishte skuqur. Më tej, moderatorja e pyeti edhe për Christian Eriksen. Shaho tha se është ndjerë shumë keq për atë…

Read More

Një automjet ka përplasur dy këmbësore në bulevardin ‘’Migjeni’’ të Tiranës. Drejtuesi Z.T, ka marrë përpara dy kalimtaret R.N, dhe F.J. Ato janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More