Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45. Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij.
Author: tirana
Në ndeshjen e rëndësishme të Grupit F ku Gjermanisë nuk i lejohet kurrësesi humbja përballë kampionëve të Europës, gjërat u bënë keq për kombëtaren e Low. Euforia për golin e shpejtë të Gossens, i anulluar nga VAR u godit edhe më keq nga goli i Cristiano Ronaldos. Ai që nuk i kishte shënuar kurrë Gjermanisë, i ndëshkoi në minutën e 15, duke thyer Neuer. https://twitter.com/callmeMEJE/status/1406287172781674503
Me nisje e operacionin ‘’Bregdeti Ynë’’ në Durrës Policia ka evidentuar dhe rastet e para të ndërtimeve pa leje. Në Kep të Rodonit janë arrestuar 1 person, 1 tjetër është shpallur në kërkim kurse 5 të tjerë janë nën hetim. Ata u kapën duke kryer ndërtime pa leje që po kryheshin pa lejen e organeve kompetente. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Durrësit aksion të përbashkët me IKMT, për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 1 shpallet në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje. Policia e Durrësit,…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kërkuër çdo pushuesi që këtë verë në rast se kanë dyshime se janë infektuar me COVID-19 të drejtohen pranë qendrës më të afërt shëndetësore. Ajo thotë se tashmë në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike apo bregdetare, ofrohet shërbim 24 orë dhe test i shpejtë falas. Për Manastirliun, bashkë këtë verë duhet kufizuar përhapja e COVID-19 dhe të shkohet në një sezon turistik të siAurt. STATUSI NGa MANASTIRLIU 🏥 👩🏻⚕️🏕⛱ Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi…
A do t’i besonit jetën tuaj një kirurgu robotik?Po për shëndetin tuaj mendor? Ndërsa disa mund të jenë të pakëndshëm me idenë e një roboti që kryen operacionin e tyre ose i ngushëllon ata në kohë stresi, ajo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në botën e zhvilluar të kujdesit shëndetësor, ku interesi për robotët mjekësorë brenda fushës së inxhinierisë biomjekësore është duke u ngritur për shkak të saktësisë dhe precizionit të tyre. Ka arsye të mira që inxhinierët biomjekësorë po zhvillojnë robotë për t’u përdorur në sistemin mjekësor. Ndryshe nga qeniet njerëzore, robotët janë të palodhshëm dhe “duart”…
Pas Anglisë, vjen blofi tjetër i Euro 2020. Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në Budapest ndaj Hungarisë. Kampionët e botës shkojnë në 4 pikë, por duke pasur në grup Portugalinë dhe Gjermaninë, asgjë nuk kanë të sigurtë, sidomos për kreun. Antoine Griezmann ishte protagonist i një gabimi të pabesueshëm. Ylli i Barcelona-s e ka dërguar topin në duart e portierit me portën e boshatisur. Fatmirësisht për të, anësori ka ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje. Por nëse Griezmann ishte jashtë loje, ajo e Benzema në 30’ është një tjetër rast flagrant. Pas një pasimi spektakolar…
Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të shtunën ka nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut. Në fillim të këtij muaji, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe njoftoi se kishte rënë dakord me institucionet shëndetësore nga Serbia për disa pika të…
Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi 4 ditë më parë aksidentoi një të moshuar italiane. 74-vjeçarja shpëtoi pas mjekimit të marrë në spital ndërkohë që autori Endri Zaja, ishte shpallur në kërkim si autor kryesor i dy vjedhjeve. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i 2 vjedhje në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polcisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen…
Prej 15 qershorit, Shqipëria nuk regjistron më viktima nga virusi teksa edhe rastet janë në nivele të ulëta. Tirana ditën e sotme pati 2 të infektuar ndërsa Durrësi e Vau i Dejës nga 1. Në spital kanë mbetur 7 pacientë, 3 prej të cilëve në terapi intensive. NJOFTIMI NGA MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Situata e COVID19 në…
Duke nisur nga kjo e dielë dhe gjatë gjithë javës tjetër pritet te ketë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. Shqipëria do të pushtohet nga i ashtuquajturi i nxehti afrikan. “Që nga kjo fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të vlerave termike që shkojnë në 35 gradë celcius gjatë kësaj fundjave kjo rritje shoqërohet me mot të mire. Po ashtu rritje të ndjeshme të vlerave termike si pasojë e afrimit të masave ajrore të veriut të kontinentiti afrikan.”- tha sinoptikani Hakil Osmani. Në Tiranë…
Mediat greke kanë zbardhur dëshmi tjetër të pilotit grek Babis Anagnostoupulos pasi pranoi vrasjen e gruas së tij, Caroline Crouch. Ai thotë se 20-vjeçarja ishte një nënë e rrezikshme, madje e ka goditur foshnjen 11-muajshe, vajzën e tyre Lydia. ‘’Ajo e kapi foshnjën dhe e hodhi në krevat fëmijësh … Nëse unë do të isha zhdukur, çfarë do t’i bënte asaj? A do ta vriste atë?’’- tha 32-vjeçari. Po ashtu Anagnostopoulos tregon edhe sherrin që bëri me gruan në natën mes 10 dhe 11 majit. ‘’Ajo filloi të më bërtiste sepse i solla asaj të voglën dhe nuk e lashë…
Një lajm i trishtë ka ardhur sot për mjekësinë shqiptare. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njofton se është ndarë nga jeta Dr. Pavli Xinxo, në moshën 91 vjeçare. Ai e filloi karrierën si farmacist në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Në vitin 1958 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Pragës. U transferua në Tiranë ku u emërua kryetar i degës farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë. Më pas me krijimin e depos farmaceutike, u emërua drejtor i saj. U specializua në Kinë për mjekësi popullore dhe së bashku me Prof. Zef Simën krijuan Institutin e Mjekësisë Popullore,…