Hulumtuesit në Australi po fillojnë provat klinike të një lloji të ri vaksine kundër COVID-19 – një spërkatës në hundë. Shkencëtarët në Brisbane besojnë se trajtimi mund të jetë më i efektshëm kundër virusit sesa vaksinat e AstraZeneca-s dhe Pfizer-it dhe se do të mundësonte vaksinimin e pacientëve që kanë frikë nga gjilpërat. Pavarësisht fushatave të bashkërenduara të shëndetit publik, programi i vaksinimit në Australi ka qenë i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera. Australia është përballur me probleme të furnizimit, ankesa për planifikim të dobët nga ana e qeverisë ndërsa niveli relativisht i ulët i rasteve të koronavirusit ka…
Author: tirana
Këngëtarja Enca Haxhia ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të tyre kurioze. “A je për me ba dashni?”, ishte njëra nga pyetjet e sikletshme, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”. 25-vjeçarja nuk nguroi t’i përgjigjej edhe një tjetër pyetjeje shumë pikante. “1 milion dollarë për një natë?”, i shkruante ndjekësi, të cilit Enca i tha: “Euro”.Mes mesazheve të shumta, artistja vuri re se kishte shumë pyetje për bullizmin. Duke mbështetur fansat e saj, artistja zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka…
Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh mesditën e sotme. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare. Në pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja dallohet se aksi Elbasan-Bradashesh është bllokuar plotësisht. Dy autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa dallohet se një prej automjeteve ka mbetur në mes të rrugës, kurse tjetri ka përfunduar anës saj.
Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të marrin vendime të qarta. Kjo lloj pavendosmërie e tyre u kushtëzon jetën edhe të tjerëve sepse si rrjedhojë bllokohen projekte, iniciativa, udhëtime, ëndrra, histori dashurie, projektime, apo ide për të ardhmen profesionale. Por, le të shohim cilat janë shenjat që shfaqin më shumë këtë karakteristikë, duke pasur në pjesën më të madhe një pasiguri të theksuar. Binjakët: Ndoshta po, ndoshta jo. Mos na thoni që nuk e keni dëgjuar kurrë nga goja e Binjakëve një fjali të tillë? Të lindurit në këtë shenjë dallohen për karakterin e tyre të pavendosur. Duket sikur…
Dashi Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, mos hyni në lojë: rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat. Demi Të shpërblyer nga Venusi në shenjën e juaj që përqafon Hënë, do të përballeni me vendosmëri dhe optimizëm pengesa të mundshme. Nëse keni dyshime në lidhje me një çështje, është e kotë të shqetësoheni. Duhet të vazhdoni më tej. Binjakët Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për…
Moderatorja e njohur greke Angeliki Nikolouli ka bërë publike bisedat e saj me pilotin Babis Anagnostopolus, në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline. Gazetarja tregon se “32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet” Gazetarja Nikolouli mbajti kontakte të drejtpërdrejta me pilotin gjatë gjithë këtyre 37 ditëve nga vrasja e 20-vjeçares, mirëpo piloti që shmangu takimin me të. 32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet, sipas asaj që u dëgjua në shfaqje. Ndër të tjera, piloti i…
Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë, ku është takuar në Antalia me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e Kosovës tha se kanë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi. Osmani tha se e falënderoi presidentin për përkrahjen e Ankarasë zyrtare, për Kosovën ndër vite. “Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur me shëmbjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. Janë shembur katër objeketet e para, teksa Çuçi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Ndër të tjera ai shkuan se nuk do të tolerohet askush që ka ndërtuar pa leje. “IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë…
Një deklaratë që S4MM bëri pak ditë më parë ka çuar në përplasjen me reperin Gent. Reperi shqiptar nga Tetova deklaroi se Gent kishte paguar 100 mijë euro për duetin me Noizyn që mban titullin “Shum Shum”. Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Gent, gjë që ka sjellë dhe një debat shoqëruar me një sërë ofendimesh mes tyre. Gjatë një videoje Gent i drejtohet shqiptarit nga Tetova duke i thënë: “Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ndërkohë që S4MM: “Meqë ra fjala 100 mijë euro ke paguar, 100 mijë dhe…
Hungaria dhe Franca takohen në Grupin F në xhiron e fundit të rrethit të dytë në kuadër të Euro 2020. Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 15:00 në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest. Hungaria është ende pa pikë dhe do të tentojë t’i befasojë Gjelat për t’i marrë tre pikët e para. Në anën tjetër, Franca me një fitore do e siguronte kalimin në fazën e eliminimit direkt, e që janë favoritë në letër. Formacionet shartuese: Hungari: Gulacsi, Szalai, Fiola, Orban, Nagy, Ad. Szalai, Kleinheisler, Sallai, Botka. Francë: Lloris, Pavard, Kimpebe, Varane,…
Një i ri nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje të rëndë shëndetësore në banesë. Në gjendje kome ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar. Paraprakisht dyshohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatin Garunjë të Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Ndërkohë pulat janë groposur për të zhdukur përhapjen e infeksionit të gripit të shpendëve si dhe është dezinfektuar ambienti. Në një intervistë për Report Tv, Fatmir Ozuni, nga shërbimi veterinar në Elbasan thotë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka vatra të tjera të reja. ‘Shërbimi qarkut veterinar ndodhet në një punë intensive për të përballuar situatën e Gripit të Shpendëve. Kryesisht në bashkinë Peqin, në fshatin…