Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë, ku një punëtor është rrëzuar nga shkallët teksa punonte në bodrumin e një pallati. 35-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen ende kushtet e sigurisë në të cilat po punonte. Njoftimi i Policisë: Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Author: tirana
Trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur 3 orë e gjysmë me vonesë në portin detar të Durrësit. Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit, i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit ku pësoi atak kardiak. Në këto kushte trageti ka ndaluar në mes të detit, ku kapiteni i tragetit ka njoftuar helikopterin italian të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë marrë pasagjerin shqiptar dhe e kanë dërguar në Itali për kurim. Nuk dihet ende gjendja e tij. Pas marrjes së pasagjerit të sëmurë, trageti ka vijuar me itinerarin e tij drejt Portit të Durrësit ku…
Vitamina D e cila njihet edhe si vitamina e diellit është domosdoshmëri për funksionimin e përgjithshëm të trupit. Vitamina D nuk është menduar vetëm për kockat dhe dhëmbët, por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në thithjen e magnezit dhe fosforit dhe forcon sistemin imunitar, parandalon sklerozën e shumëfishtë, sëmundjet e zemrës dhe infeksionet bakteriale ose virale dhe shumë më tepër. E di që shumica e lexuesve nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Mungesa e vitaminës D është e përhapur këto ditë. Shumica prej nesh vuan nga kjo ose njohim dikë që ka mungesë të vitaminës D. Faktori që…
Pas dy orësh diskutime, kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje në mënyrë unanime udhëzimin e propozuar nga numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, për metodologjinë e analizës së rezultatit të zgjedhjeve. Gjatë diskutimeve, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo ngritën shqetësimin për audiot e rrjedhura në media nga mbledhja e kaluar e cila ka qenë me dyer të mbyllura. Vokshi e quajti këtë përgjim, ndërsa kryedemokrati u përgjigj se “nuk mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët”. Pjesë nga debati Albana Vokshi: Për procedurë, në mbledhjen e kaluar ka ndodhur një turp. Dikush ka regjistruar me…
Peshorja është shenja më sociale e horoskopit. Por pavarësisht paqes dhe harmonisë që i karakterizon, duhet të dini se çfarë ju pret nëse dashuroheni me persona të kësaj shenje. 1 – Janë të pavendosur: Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që u bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet. 2 – I urrejnë konfliktet: Peshoret janë…
Moderatorja Aulona Musta është vazhdimisht në qendër të vëmendjes me postimet e saj pikante në rrjetet sociale. Ajo publikon shpesh video fitnessi, duke treguar super format trupore. Mirëpo, përpos komplimenteve, shpeshherë i ndodh të përballet dhe me komente negative. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video duke bërë disa ushtrime dhe është përplasur me një ndjekëse. “Ty në vend se të të ikë ai bark që të ka ngelur, të ikin c*cat”, i ka shkruar dikush dhe Aulona nuk ia ka kursyer një përgjigje. “Opo unë c*cat iki te xhaxhi doktori dhe për 2 orë i bëj dhe pesa po…
Identifkohet 39-vjeçari që shtypi qëllimisht me makinë një qen. “Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shihet që një mjet ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas verifikimeve të bëra bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, sipas Nenit 207, të K. P., për shtetasin R. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka shtypur qëllimisht një kafshë (qen), dhe është larguar”,…
Autoritetet në Podgoricë nuk kanë ende një raport zyrtar të autopsisë që të tregojë shkakun e vdekjes së oficerit të policisë Rudolf Elezovic. Trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit, në lumin Bojana në Sveti Djordje afër Ulqinit. Familja e raportoi zhdukjen e Elezoviç më 27 maj, dhe pas disa ditësh kërkimi, oficerët nga sektori i policisë kufitare gjetën trupin e tij në Bojana, pranë Kanalit Shaski.about:blank Zëdhënësja e Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, Lepa Medenica, i tha “Vijesti” se çështja është në fazën e zbulimit dhe…
Ky është momenti kur prokurori i Sarandës. Sali Hasa është shoqëruar nga policia, pasi u prangos për korrupsion. Me pranga në duar Hasa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërkohë që është sjellë drejt Tiranës mbrëmjen e kaluar. Të hënën pritet që t’i komunikohet masa e sigurisë.
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë të nxehtë të largohet nga Tirana. Me temperaturat mbi 30°C në kryeqytet, Meta ka zgjedhur Shkodrën për të kaluar fundjavën. “Në Krajën e mrekullueshme me Faikun, Antonin dhe Aliun, buzë liqenit të Shkodrës”, shkruan Meta dhe ndan foton me miqtë e tij. Kreu i shtetit shihet i veshur sportiv, me një bluzë ngjyrë bojëqielli. Mesa duket të gjithë krerët e vendit kanë zgjedhur veriun për të kaluar fundjavën. Dje, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto nga malsitë e Tropojës, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Rama publikoi një video nga alpet.
Kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli po vazhdon me thirrjet e drejtuara te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ajo që kërkohet është hapja e disa pikave të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet. I ftuar në “RTSH”, Ylli u shpreh se bastet po vazhdojnë në të zezë. “Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani…
Luis Fonsi, artisti latin që mori famë ndërkombëtare me “Despacito” ka folur së fundmi për suksesin që i dha kënga. Por krahas suksesit, për Fonsin, kishte diçka të çuditshme me këngën që publikoi me Daddy Yankee në 2017 dhe që përfundoi duke qenë fenomeni muzikor i dekadës. “Është një bekim, një dhuratë nga Zoti. Për sa kohë që njerëzit nuk lodhen dhe vazhdojnë të më kërkojnë, unë do ta këndoj. Falë saj e çova muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi…takova shumë njerëz dhe kultura të tjera.“, tha ai për këngën që arriti në krye të listave muzikore në…