Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Ilva Now” karrierën e saj profesionale. Ekonomiste në fabrikën e kadifes, në Kombinat, kjo ka qenë puna e parë e zonjës Rama, nga ku dhe ka kuptuar se ç’do të thotë, punë e vështirë. Ajo tregoi se më pas ka vijuar karrierën e saj duke u punësuar si mësuese, periudhë në të cilën ka ardhur në jetë dhe e bija, Rea. “Unë fillova të shikoja që sesi në vitet ’90 po shkërmoqej e gjithë ajo, të themi, qelizë ekonomike po shkërmoqej. Makineri që ndalonin, punëtorë që dilnin.…
Author: tirana
Qindra të rinj kanë festuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej, teksa shihnin ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë, e cila përfundoi në barazim pa gola. Shumë prej të rinjve, kryesisht mbështetës të britanikëve, shihen teksa ngjiten mbi karrige dhe tavolina, ndërsa padyshim për ”nxehmje” mund të ketë konsumuar pak alkool.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. I riu dhunon policët Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis. Dhunë në familje Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka…
Një mjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot-Thumanë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Mjeti i djegur është i Shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Uka. Mjeti i Shefit të Krimeve Mirditë është shkrumbuar totalisht, në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Paraprakisht vetë Uka është shprehur se mjeti ka filluar që të nxehej, ç’ka i ka dhënë mundësinë që të dalë në kohë pa pësuar dëmtime. Megjithatë policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme, edhe për shkak detyrës që Uka ka mbajtur për vite me radhë në komisariatin e Mirditës.
Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’ ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH për Sali Berishën non-grata. Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë lideri i selisë blu, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama. Pjesë nga biseda: Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e…
Lionel Messi dhe Argjentina siguruan fitoren e parë në Copa America, eventin më të madh të futbollit latin që po zhvillohet në Brazil.Në paraqitjen e tyre të dytë në Grupin A, skuadra albiceleste nuk e pati të lehtë teksa përballë kishin Uruguain e Suarez dhe Cavanit por në fund ja dolën me rezultatin 1-0 falë një goli të Guido Rodriguez dhe protagonist Messin me asist.Ndeshja ishte e bukur dhe me raste por duhet pranuar se Argjentina ende nuk është në nivelin ku shënon shumë dhe ofron spektakël. Më poshtë dhe përmbledhja e ndeshjes.. Ndërkohë ndeshja tjetër e luajtur në Grupin…
Nga sot shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Greqisë pas më shumë se një viti pandemi. Sipas qarkores së shpërndarë në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor, (sot) në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllimi familjare dhe turistike. Udhëtarët edhe nga Shqipëria, do të duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet edhe testi i shpejtë, pra nuk do të jetë i nevojshëm të kryhet testi PCR. Në pikat kufitare do të kryhen prej autoriteteve teste të rastësishëm. Deri në datën 28 qershor mbeten në…
Kryeministri Edi Rama, këtë fundjavë ka zgjedhur të publikojë një video nga alpet shqiptare, duke uruar një ditë të qetë. “Mirë mëngjes me ajrin e alpeve shqiptare”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë e llojit ‘Wolkswagen’ ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si “Brryli” në kryeqytet dhe kjo gjë ka sjellë përplasjen e tij me një makinë tjetër. Kjo e fundit është e llojit ‘Mercedez Benz’ dhe udhëtonte në drejtimin e saj, kur makina ngjyrë gri shkoi dhe u përplas me të. Pas përplasjes, mjeti i llojit ‘Wolkswagen’ ka përfunduar thuajse brenda një lokali që ndodhet në kthesë të kësaj rruge.
Një aksident është regjistruar sot në Pogradec, ku është aksidentuar një 11-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”. F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë nga spitali Pogradec konfirmohet se fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe i intubuar është nisur në kryeqytet.
Liderët e Gjermanisë dhe Francës, kanë bërë thirrje për vigjilencë, me qëllim të luftimit të varianteve të koronavirusit, që këtë javë kanë ndikuar në shtyrje të heqjes së kufizimeve në Britani të Madhe. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se ndonëse Gjermania ka aktualisht numër shumë të vogël të të infektuarve me koronavirus, variant “agresiv” Delta mund të rrisë numrin në javët në vijim. “Nuk mund të pretendojmë se koronavirusi ka kaluar”, u ka thënë Merkel gazetarëve në Berlin. “Ndonëse ekziston ndjenja në netët e nxehta të verës se kjo tashmë ka kaluar, mund ta shihni nga shembulli i Lisbonës…
Një vendim i Gjykatës së Lartë të Anglisë ka vendosur se ata prindër që kanë kujdestarinë kryesore të fëmijëve të cilët kanë marr shtetësinë britanike për më tepër se 5 vjet, këta prindër tashmë mund të aplikojnë për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit të tyre në Britani pas Brexit, qoftë si shtetas të BE-së ose si shtetas që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian. Mendohet se shume prindër ose kujdestar me origjine shqiptare qe janë ose te ndare ose kane kujdestarin për këta fëmijë me shtetësi britanike mund te qëndrojë përgjithmonë dhe te përfitojnë nga ndihmat sociale edhe ne…