Lufta kundër parave të pista duhet të shtrihet te origjina fillestare e fondeve mbi të cilat janë krijuar pasuritë, te persona të tretë, familjarë, persona që kanë lidhje të ngushta shoqërore apo profesionale me të dyshuarit. Televizioni Scan ka zbardhur rekomandimet që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit për vitin 2021, ku merr parasysh veçanërisht orientimet e ardhura nga organizmat ndërkombëtare. Drejtoria thekson në document se vendit tonë i nevojitet një rritje në tërësi e numrit të rasteve të dërguara në gjykatë për veprën penale të parashikuar nga neni…
Author: tirana
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Balluku në një shkrim në mediat sociale thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij. ‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar një foto të ekipit të vaksinatorëve që në sheshin ‘Skënderbej’. Ministrja u ka bërë thirrje qytetarëve që janë mbi 57 vjeç ose i përkasin grupeve të riskut të paraqitën për t’u vaksinuar kundër COVID. ‘Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik’- njofton Manastirliu.
Arbitri Qerim Ruçi, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, kanë përfunduar pas hekurave pas fitorës së Përmetit në ndeshjen me Selenicën. Rezultati i paracaktuar, ka vënë në pranga dy personat pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim. Nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje. Ruçi dhe Hajderini kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti.
Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj i ka tronditur të gjithë. Vogëlushja e tyre Lidia, vetëm 11-mujashe është në shtëpinë e nënës së pilotit 32-vjeçar të arrestuar tashmë, në shtëpinë e tij atërore në Agia Paraskevi, ku ka heshtje absolute. E gjithë Greqia është tronditur duke parë zhvillimet e fundit mbi vrasjen e Caroline nga bashkëshorti i saj, të cilit iu dha një ndjesë për të kërkuar falje deri të martën në mëngjes. Tani, të gjithë sytë janë drejtuar tek foshnja njëvjeçare dhe çfarë do të bëhet me kujdestarinë e saj.
Një e shtunë që mund t’i dedikohet futbollit prej orës 15:00, deri në 23:00, kur përmbyllet edhe raundi i dytë i ndeshjeve në fazën e grupeve në EURO 2020. Gjithçka nis me Hungari-Francë, me kampionët e botës favoritë absolutë dhe të motivuar për të marrë triumfin e dytë pas atij që morën me Gjermaninë. Këta të fundit janë në presion të madhe dhe në orën 18:00 kanë një finale për të luajtur kundër Portugalisë. Ky është dueli i ditës për sot në EURO 2020 dhe “Panzerat” kurrsesi nuk duhet të humbin. CR7, të cilit nuk i ka ecur në të…
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Hiqmet Pollos me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës, një prej familjeve të njohura të asaj krahine, ku gjatë periudhës së Luftës Antifashiste, i pari i saj, Hysni Pollo, ishte një prej eksponentëve kryesor të organizatës nacionaliste, Balli Kombëtar, gjë e cila u bë shkak që menjëherë pas vitit 1944, kur komunistët erdhën në pushtet, pjestarët e asaj familje të përfundonin burgjeve dhe internimeve, ku vetë Hysniu u dënua me 101 vjet burg nga Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës, kurse i biri i tij, Xhemali, mbeti i gjymtuar përjetë nga torturat që i bënë oficerët…
Komisioni Evropian mund të propozojë që viti 2035 të jetë i fundit kur mund të shiten automjete me naftë apo benzinë në kontinentin tonë. Sipas mediave ndërkombëtare, në paketën mbi klimën që do të shqyrtohet në 14 Korrik, Komisioni madje mund të fiksojë si target edhe vititn 2030. Pavarësisht se kur do të caktohet fundi i epokës së hidrokarbureve në kontinentin evropian, planet deri më tani nga BE kanë qenë që deri në fund të këtij 10-vjeçari të ulet me 60% niveli i emetimit të CO2 për automjetet në krahasim me sot. Ndërkohë që duke u bazuar në direktivat klimatike…
Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina e tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, në rrugën e vjetër Kukës-Tiranë, pranë minierës së Kalimashit. Drejtuesi i mjetit, i identifikuar si R.P, 58 vjeç, besohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lodhjes, ose të ndonjë problemi shëndetësor. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe kanë arritur ta nxjerrin të plagosurin nga makina. Pas ndihmës së parë që ka marrë në spitalin e Kukësit, ai është dërguar në Tiranë për trajtim…
“Jam kamarieri që të shërbeva në lokal në Tiranë”, e nisi bisedën në Instagram M.M, një 26-vjeçar, i cili rezulton në skedën e policisë si i akuzuar për gjobëvënie nga një djalë tjetër që prej vitesh punon si infermier në Gjermani. Ky i fnudit kishte ardhur pranë familjes për disa ditë dhe shpesh frekuentonte një bar afër shtëpisë. Sipas tij, fillimisht kamarieri ka pretenduar se kishte probleme me babain dhe nënën e tij, dhe kallëzuesi në fillim nuk ka pranuar që t’i jepte asnjë vlerë monetare, duke pretenduar se nuk kishte mundësi për ta ndihmuar. Sipas kallëzuesit, pasi reagimit te…
Është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali Hasa, pasi akuzohet për korrupsion. Në pranga ka rënë edhe oficeri i policise gjyqësore, Napoleon Hodaj, si dhe zyrtari i klubit “Përmeti”, Bledar Hajredini. Njoftimi: ‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku protagoniste janë nusja dhe vjehrra. Kjo e fundit ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhduesme ndaj nuses së djalit të saj. Një situatë e tillë ka agravuar deri sa ka bërë që e reja të tentojë vetëvrasjen. Bëhet fjalë për vjehrrën e identifikuar me inicialet M. K.,. e cila është arrestuar. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj”, njofton…