Një deklaratë e papritur ka ndodhur në puntatën e sotme në “Për’Puthen +40”. Në takimin me Linditën, Luani ka pranuar se ka 7 vite që nuk ka pasur asnjë marrëdhënie intime me një femër tjetër që pas ndarjes së fundit. Ai tregon arsyen se përse i ka ndodhur kjo. Lindita: Kur ka qenë lidhja jote e fundit? Lindita: Domethënë që ke 7 vite pa kryer edhe marrëdhënie? Luani: Ehh ashtu është atje, është e vërtetë, sepse nuk ka vajza. Sapo mbarojnë gjimnazin ato largohen drejt qyteteve të tjera. Vajzat në atë moshë nuk do krijonin diçka me mua në këtë…
Author: tirana
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka humbur pastorin e tij gjerman, Champ i cili jetoi për 13 vite me të. Biden thotë se sot familja e tij humbi shokun e dashur, Champ për të cilin do e marrë malli. Ai rrëfen se pavarësisht se në muajt e fundit pastori u dobësua, ai tundte bishtin kur e shihte dhe donte të ishte me familjen kudo ata ishin. Në fakt, Champ nuk është qeni i vetëm që jetonte në Shtëpinë e Bardhë pasi aty ka dhe një pastor tjetër. Qeni ka pasur fatin të jetonte dy herë në Shtëpinë e Bardhë, njëherë…
Nuk ishin të paktë mjekët që u dalluan në luftën e gjatë ndaj Covid në vendin tonë për kontributin e tyre të palodhur për të ndihmuar njerëzit. Një prej tyre, ishte edhe Ana Luca, e cila u bë e njohur nga një video e bërë virale teksa derdhte çizmet e mbushura me djersë pas orësh të stërgjatura pune. Me sa duket ajo është larguar drejt Gjermanisë. Vetë Ana i ka kthyer përgjigje gazetarit që njoftoi se ajo po largohej nga Shqipëria. Ana shkruan se Shqipëria ka nevojë për lëpirsa dhe jo profesionistë. Statusi i plotë i Anës I dashur Edmond…
Një rrjet i trafikut të drogës është shkatërruar në Itali. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe më pas nëpërmjet korrierëve e tregtarëve shpërndahej nëpër qytete. 29 persona u arrestuan në total, por vetëm 7 u lanë në burg nga Gjykata. 10 të tjerë përfunduan arrest shtëpie, 3 të ndaluar dhe 5 detyrime paraqitje. U kontrolluan 20 shtëpi në Frosinone dhe komunat përreth, nga policët me ndihmë edhe të qenve antidrogë dhe helikopterëve. Nga të arrestuarit rezulton se 3 ishin shqiptarë, saktësisht Artan Çela, Gualjot Isaj dhe Olsijon Koka. Të tjerët ishin italianë e marokenë. EMRAT E TË ARRESTUARVE…
Dy turistë kanadezë ngecën në baltën e një përroi në Skrapar. Ata njoftuan me telefon Policinë pasi nuk e dinin vendin ku ndodheshin. Pas disa orësh kërkime, uniformat blu arritën të lokalizojnë dy turistët duke i ndihmuar të dilnin nga vendi ku kishin ngecur. Policia i nxori mjetin nga balta dhe i shoqëroi dy turistët deri në rrugën kryesore. NJOFTIMI NGA POLICIA Skrapar Policia në ndihmë të turistëve kanadezë. Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i…
Një 22-vjeçare me inicialet A.B, është arrestuar pasi përkrahu Endri Zajën në krimet e tij. BalkanWeb mëson se e reja është e dashura e Zajës. Ky i fundit ka kryer dy vjedhje në Durrës kurse ditët e fundit përplasi dhe një të moshuar italiane me automjet. Ai u arrestua sot teksa ishte duke bërë plazh ndërkohë që Policia e kërkonte. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë…
Greqia po liron të gjitha masat teksa ndodhet në sezon turistik. Në javëte ardhshme pritet që qytetarët grekë mos detyrohen të vendosin maska në ambiente. Tashmë 70% e moshës mbi 60 vjeç është vaksinuar kurse një dozë të vetme të vaksinës ndaj COVID-19 e ka marrë 45% e popullsisë. Po ashtu për qytetarët e vaksinuar do të ketë privilegje. Ndërkohë nga 1 korriku, Ministria e Turizmit ka marrë vendim që të hapë kufijtë për të gjithë qytetarët. Me Shqipërinë kufiri do të hapet më 28 qershor me disa masa.
Gjermania është kthyer. Ky është ndoshta lajmi më i mirë për tifozët europianë, pasi skuadra gjermane, në vështirësi të mëdha në këto vite, që pas suksesit në Botërorin e Brazilit, është shfaqur përsëri ajo skuadra e frikshme e disa viteve më parë me një lojë ofensive e gola të shënuar. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka dhënë një provë të mirëfilltë force sot ndaj Portugalisë, duke fituar me përmbysje në një nga sfidat më të bukura të turneut. Gjermanët e nisën takimin mirë duke sulmuar, por goli i parë do të ishte i portugezëve me një kundërsulm të finalizuar…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ambasada informon se në takim u diskutua për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, përparimin në fushat e demokracisë, mbrojtjes e biznesit. Znj.Kim i përgëzoi anëtarët për punën filantropie dhe i nxiti të vijojnë kontributet për forcimin e Shqipërisë. STATUSI NGA AMBASADA E SHBA Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.…
Për Krujēn Historinë, Bijtë, bijat e saj. /Nga Mehmet Deliu. Tahir Minxhozi i përket atij brezi që në fundin e viteve 30 dhe fillimin e viteve 40 të shekullit të kaluar nuk u pajtuan me pushtimin fashist të Shqipërisë. Ai ju bashkua Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare që në moshë të re, fillimisht si korier dhe më pas militoi në Çetën e Pezës, e më vonë në brigadën 22 partizane, duke marrë pjesë në aksione direkte kundër pushtimit fashist. Pas Çlirimit të vendit ai punoi në disa pozicione të larta shtetërore dhe partiake, në Tiranë, Mat, Dibër, Kukës e Krujë, në…
E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, komentoi vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa e konsideroi një vendim goxha të rëndë, Gjonaj tha se ai ka pasuar një proces të gjatë të DASH, i cili më pas ka patur arsyet e veta që e ka bërë publike. “Ju thash që përsa kohë që DASH ka ndjekur një proces të gjatë e të thellë për të dalë në një vendim të tillë, që është një vendim goxha i rëndë besoj që kanë patur arsyet e…
Gjermania nuk ndalet. Dy atogola në pjesën e parë kthyen ndeshjen në favor të skuadrës së Low. Por në fillimin e pjesës së dytë, gjermanët shënojnë dhe dy të tjerë. Kai Havertz ka ndëshkuar luzitanët në minutën e 51. Goli i katërt erdhi në minutën e 61, për ta bërë tashmë pothuaj një mission të pamundur rikuperimin e Ronaldos e të tjerëve.