Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë. Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor…

Read More

Ukraina fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ia dalë të sigurojë tre pikët e para në grupin C të Euro 2020, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Austria. Skuadra e drejtuar nga i famshmi Andriy Shevchenko korri një sukses të madh, që e afron me kualifikimin në raundin tjetër. Maqedonia e Veriut regjistroi humbjen e dytë radhazi pas asaj kundër Austrisë në debutim. Golat e fitores erdhën në pjesën e parë për Ukrainën. Andriy Yarmolenko u gjend i lirë në zonën kundërshtare pas gjysmë ore lojë dhe dërgoi topin në rrjetë. Goli i dytë radhazi për sulmuesin e…

Read More

Floku është gjysma e bukurisë tek një femër, kjo është arsyeja përse investoni kaq shumë për përkujdesjen e tyre. Harxhoni shuma të mëdha parash tek parukieri apo duke blerë produktet më të shtrenjta larëse dhe stiluese, por nqs keni flokë të hollë dhe të brishtë duke sikur i gjithë mundi juaj shkon dëm. Nuk është kështu, mjaftojnë disa truke të thjeshta dhe flokët tuaj do të duken të shëndetshëm dhe voluminozë. 1.Lani flokët në mënyrën e duhur Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë. Living…

Read More

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan në Krujë nga forcat RENEA si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në prill të 2020. Gjithcka është zbardhur pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla, i cili ka treguar rolin e anëtarëve të grupit. Besian Xhixha nga fshati Larushk dhe Enver Diva nga Fushë Mamurrasi u vunë në përgjim për një kohë të gjatë nga SPAK. Këta dy persona janë kontaktuar nga Nuredin Dumani dhe Talo Çela për të vrarë vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Në një nga përgjimet Talo Çela dhe Nuredin Dumani shprehen se “Besmiri po fliste shumë, i ka…

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se Holanda ka votuar pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke i hapur rrugë kështu integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Hollandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit të reformës sonë”, shkruan Xhaçka. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Holanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj…

Read More

Aksidente të tilla për shkak të shpejtësisë së lartë të automjeteve janë bërë të shpeshta në zonat urbane.Pak ditë më parë një tjetër aksident i rëndë për shkak të shpejtësisë ndodhi në rrugën e “Xhanfize Keko” në Tiranë. Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, thotë se në rrugët e qyteteve nuk ka radarë që masin shpejtësinë e mjeteve, çka mund t’i frenonte drejtuesit e tyre. “Duhet të ketë patrulla policie me kontroll të dedikuar në zona të ndryshme. Ka radarë në rrugë interurbane, por sipas meje duhen më me shumicë në ato urbane sepse kanë edhe më tepër efekt. Në…

Read More

Melisa dhe Andi kanë qenë një nga dyshet më të përfolura pas daljes nga “Për’puthen”. Vetëm pas shumë thashethemeve ata vendosën të pranonin hapur lidhjen e tyre me një puthje pasionante në këngën e Melisës “Leje”. Që nga momenti që kanë bërë lidhjen publike ata të dy shfaqen kudo bashkë dhe madje kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë. Mirëpo vetëm një shprehje e publikuar së fundmi nga Melisa i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre. Melisa ka postuar në Instagram një thënie ku shkruhet se duhet ta…

Read More

Ndryshe nga vitet e shkuara ku institucionet arsimore ishin të mbushura plot me prindër me dokumente të shumta në duar, ketë vit kjo është shmangur pasi regjistrimi i fëmijëve për në klasë të parë do të kryhet ‘online’ përmes portalit e-albania. Ky proces ka nisur në 15 qershor dhe prindërit kanë afat dy javë, deri në fund të muajit. Nuk ka më preferenca por shkolla zgjidhet automatikisht sipas vendbanimit adresës ku jeton nga të dhënat që na kanë sjell prindërit. Nuk ka nevojë më për dokumenta shoqërues se ato gjenden elektronikisht. 182 shkolla të arsimit bazë në bashkitë qendrore të…

Read More

Pronari i një lokali u detyrua të përdorë forcën fizike që të largonte klientin nga lokali i tij. Ngjarja u regjistrua në një bar-kafe në Dublin dhe momenti është kapur nga kamerat dhe është publikuar nga mediat e huaja. I riu kërcënonte se do të bënte rrëmujë, ndërsa pronari iu lut të largohej. Kur ai refuzoi, pronari përdori dhunën.

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten vendimin për shpalljen fajtore të ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi u akuzua për prishjen e objekteve me leje gjatë realizimit të projekteve publike, njëra prej të cilave i përket programit të Rilindjes Urbane. Sipas koordinatores për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme, Dinora Aleksi, ish-kryebashkiakja Rami u dënua me 1 vit burgim dhe në aplikimin e gjykimit të shkurtuar, me masën përfundimtare të dënimit, 8 muaj heqje lirie. Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka urdhëruar pezullimin e…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetë. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre. Demi Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni ‘jo’ edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike. Binjakët Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të…

Read More

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të Putinit se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi. Këto komente Putin i bëri më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës pasi u takua me presidentin amerikan, Joe Biden. Në Gjermani, Navalny është trajtuar si pasojë e helmimit me një agjent nervor brenda Rusisë. Helmimi tij kishte ndodhur gjatë një udhëtimi nga Siberia për…

Read More