Federata Shqiptare e “Bodybuilding & Fitness” ka zhvilluar në Tiranë kampionatin kombëtar për vitin 2021. Fitues i këtij kompeticioni u shpall 30-vjeçari Leonardo Ballazhi. Me fizikun e tij perfekt, Leonardo Ballazhi triumfoi në “Clasicc Bodybuilding” për t’u shpallur kampion absolut, duke kurorëzuar në mënyrë të shkëlqyer punën dhe stërvitjen e jashtëzakonshme. Ballazhi fitoi gjithashtu edhe kategoritë “+177 cm” dhe “-90 kg”. 30-vjeçari është diplomuar në Financë Bank dhe studimet master i ka profilizuar në drejtimin Fitness dhe rekreacion.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 850 mijë. Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V. Ditën e sotme BE hoqi kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.
Immobile ka shënuar golin e tretë për Italinë . Zvicra është gjunjëzuar para ”Azzurrëve” në këtë mbrëmje në Romë. Dy golat e Locatellit kanë pasuar atë të sulmuesit kryesor të Italisë i cili shënon edhe ai golin e dytë në këtë Europian. Me 6 pikë në krye të grupit A, Italia bëhet përfaqësuesja e parë e futbollit që kualifikohet nga grupet. Ndeshjen e fundit ndaj Uellsit, Italia do e luajë për të ruajtur vendin e parë ku i duhet vetëm një barazim. Ndërkohë Uellsi qëndron në vendin e dytë me 4 pikë, ndjekur nga Zvicra me 1 pikë dhe Turqia…
Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës. Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona. Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak,…
Ish-presidenti Bujar Nishani ka treguar arsyen pse nuk nuk kandidoi përballë Bashës për kreun e Partisë Demokratike. Nishani iu përgjigj duke thënë se nuk ka qenë objektiv i tij. “Së pari nuk u përfshiva sepse nuk e kam pasur objektiv. Së dyti kauza në të cilën jam përfshirë është më e madhe se karrigia e kreut të PD, është reformimi i PD. Qëllimi i kësaj gare ishte të konfirmohej Basha. Nuk arri ta besoj kush janë arsyet që e detyrojnë të qëndrojë në karrigen e kreut të PD”, tha Nishani për MCN Tv.
Duket se sot në Romë është mbrëmja e Locatellit. Mesfushori ka shënuar dhe golin e dytë ndaj Zvicrës. Italianët janë në avantazh të sigurt në ‘Olimpico’ ndaj helvetëve duke dominuar dhe lojën, Me fitoren e sotme Italia mund të sigurojë automatikisht kualifikimin dhe në sfidën e tretë ndaj Uellsit me një barazim apo fitore siguron dhe kreun e renditjes në grupin A të Euro 2020. 21:26 Italia ka shënuar golin e parë ndaj Zvicrës. Locatelli kalon në avantazh të tijët përballë Zvicrës. Vetëm pak minuta më parë një gol iu anulua mbrojtësit Chiellini për prekje me dorë, por kësaj radhe…
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos do të largohet përfundimisht nga ‘’Los Blancos’’. Vetë klubi njofton zyrtarisht se nesër Ramos në prani të Perez do të njoftojë largimin e tij. 35-vjeçari u transferua nga Sevilla tek Real Madrid në vitin 2005 për të kaluar 16 vite ku fitoi gjithçka. Ai këtë verë nuk u përfshi nga Spanja në Europianin 2020, por tashmë ai ka vendosur të largohet dhe nga klubi i tij. I pari ekip që është interesuar prej kohësh për shërbimet e mbrojtësit është PSG.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmend UÇK-në në kontekstin e kërkesës së tyre që kanë për autoritet e Kosovës, siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare. “Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën.” tha Vuçiç të mërkurën në konferencë për media. Presidenti serb foli madje edhe për autorin…
Pas propozimit të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, këshilli i ministrave ka vendosur sot kohëzgjatjen e pushimeve të Policisë së Burgjeve. Në vendim thuhet se përveç pushimit javor dhe atyre vjetore të paguara, punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtën e pushimit për arsye personale që përfshijnë lidhjen e martesës, lindjen e fëmijës, sëmundjen apo humbjen e bashkëshortit/es, dëmtime nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimin e banesës apo përgatitjen për titujt akademikë. Me vendimin e ri, punonjësi i Policisë së Burgjeve ka të drejtë që të kërkojë leje pa të drejtë page për arsye shëndetësore ose personale si dhe përkujdesjen ndaj…
Italia luan sot ndaj Zvicrës një ndeshje shumë të rëndësishme, pasi që sot mund të sigurojë kualifikimin e mëtejshëm në Europain dhe të jetë në pozita shumë të favorshme për të kaluar grupin e vet në vendin e parë. Skuadra e Mançinit ka fituar sfidën e parë dhe me dy fitore, do të shkonte shumë më e qetë në sfidën e fundit ndaj Uellsit. Ndërsa nga ana tjetër, Zvicra nuk ka luksin të gabojë, pasi një humbje do ta kthente në finale duelin e fundit kundër Turqisë.
Shqipëria ka blerë një tjetër sasi vaksinash Pfizer në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër COVID. Vendimi për miratimin e tekstit të marrëveshjes me kompaninë “Overseas LLC” është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vendim thuhet se për shkak të sekretit tregtar detajet e marrëveshjes nuk do të bëhen publike. VENDIMI Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Neni 1Miratimi i tekstit të marrëveshjes Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe…
Partia Demokratike do të mbledhë më 18 qershor Kryesinë. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka nisur një mesazh demokratëve. Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu në 17 Korrik DO TË THIRRET Kuvendi Kombëtar i PD. “Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite: Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik…