Agron Shehaj ka përsëritur denoncimin e bërë nga vetë vëzhguesja e tij, Enkeleda Çela, e cila tha se ditën e zgjedhjeve, u dhunua nga Ndriçim Babasi, kreu i njësisë numër në Tiranë, ku kandidoi dhe vetë Shehaj. Në një postim në Facebook, Shehaj ka publikuar një foto me Çelën, dhe zbulon se nuk e ka pasur as mbështetjen e njësisë ku ka qenë kandidat, numër 5. Ai shkruan se kryetari i kësaj njësie, që është Ndriçim Babasi e ka dhunuar Çelën, pasi ka qenë vëshguesja e tij. Shehaj shton se ai do të bëjë çdo gjë që zëri i demokratëve…
Author: tirana
Njerëzit natyrshëm i gëzohen ardhjes së pranverës, për arsye të ndryshme. Dita është më e gjatë dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Në këtë panoramë nuk ka asgjë të keqe, por psikologët kanë vënë re se me rritjen e temperaturave njerëzit bëhen më agresivë dhe më të dhunshëm. Sipas tyre, temperaturat e nxehta janë një sfidë e madhe për trurin e njeriut. Natyrshëm lind pyetja, çfarë ndodh në këtë kohë që i bën njerëzit të humbasin toruan, por edhe mendjen? Përse bëhemi më gjaknxehtë?Teoritë e psikologëve për këtë reagim të njeriut ndaj temperaturave të nxehta janë…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Ardiana Matoshi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën private. I dashuri i saj, Keith, ka publikuar së fundmi një video, teksa shihen të dy së bashku duke kënduar në një nga kafenetë e Prishtinës. Matoshi ka rrëfyer nëpër intervista se lidhja e tyre është paragjykuar dhe kritikuar për shkak të moshës dhe kombësisë së Keith Oëen Groeneveld. Ai është 21 vjeç nga Afrika e Jugut Mirëpo, çiftit nuk i ka marrë për bazë kritikat, duke mos hzituar në asnjë cast t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe në rrjetet sociale.
Turqia dështon edhe në testin e dytë në Europian, pasi u mposht me rezultatin 2-0 nga Uellsi dhe tani ka komplikuar totalisht misionin për të kaluar grupin dhe tani komplikon totalisht misionin për të vijuar aventurën edhe përtej fazës së grupeve. Në “Baku Arena” të Azerbajxhanit, britanikët bënë një pjesë të parë në kufijtë e perfektes, duke dominuar totalisht dhe krijuar një mori rastesh, por vetëm në minutën e 42-të gjetën golin e avantazhit me anë të fantazistit Aron Ramsey. Pjesa e dytë nisi më mirë për Turqinë, që iu afrua golit të barazimit me anë të Burak Yilmaz, por…
Një debat ka plasur puntatën e sotme në “Përputhen +40” mes Lindës dhe Linditës për Çimin, i cili po i përgjigjej pyetjeve të publikut. Linda e ka cilësuar si femër të lehtë nga fakti që Çimi nuk e shikon seriozisht, ndryshe nga mënyra si e sheh Stelën. Pjesë nga sherri Linda: Stelën e shikon më seriozisht, ndërsa Linditën e ka marrë “easy going”, më të lehtë. Lindita: E ke shumë gabim. Linda: Mos më ngri zërin mua. Lindita: E ke marrë gabim. Do të bësh monolog apo do të dëgjosh? Të mos revoltohesh kot, dëgjo. Të mos marrësh dikë seriozisht, nuk do të thotë…
Në mandatin e tretë qeverisës do të investohet edhe në hekurudha. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj njoftoi se 3 linja të reja hekurudhore priten të ndërtohen për tu lidhur me vende të Bashkimit Europian si dhe me Kosovën. “Ajo ç’ka po përgatitet nga Ministria është ringritja e hekurudhave dhe zhvillimi më tej në dy segmenetet e tjera Vorë- Rrogozhinë dhe Vorë –Hani Hotit. Projekti Rogozhinë Pogradec, si për lidhje me Greqin por edhe me Maqedonine e Veriut, ndërsa është në planet aktuale edhe lidhja hekurudhore me Kosovën”, u shpreh Xhafaj. Projektligjet pas diskutimeve në komisione do të kalojnë për votim…
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar aksionin e ditëve të fundit të RENEA, thotë se në vendin tonë ka shumë lokale në pronësi të personave me precedentë të rrezikshëm kriminalë. Hoxha tha se Renea shkoi pikërisht në këto zona, duke i dhënë një mesazh edhe qytetarëve të tjerë që të mos i afrohen këtyre ambienteve. Gazetari tha në “Abc News” se policitë lokale nuk guxojnë të afrohen në këto zona. Sipas Hoxhës, Ambasada amerikane në Tiranë disponon një listë me lokale luksoze në Tiranë, dhe porosit shtetasit e vetë që të mos shkojnë aty. “Ka një listë të ambasadës amerikane…
Kryeministri Edi Rama i shkon për vizitë në shtëpi ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy. “Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan Rama.
Një sherr me grushte ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë, ku një vajzë e re është konfliktuar me një grua. Në videon e publikuar nga ‘Joq’, ato duken teksa kapen për flokësh dhe shajnë me fjalë të rënda me njëra-tjetrën. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarë të shumtë për t’i ndarë. Në videon e mëposhtëme dëgjohen edhe disa të qara fëmijësh, ndërsa një qytetare dëgjohet të thotë: “Nuk të vjen turp që merresh me një kalama?”
Taulant Pasho, djali i bashkëshortëve shqiptarë, Shpëtim dhe Teuta Pasho, eshtrat e të cilëve u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në periferi të Firences, deklaroi se prindërit e tij kishin me vete një shumë parash, që arrinte në rreth dhjetëra mijëra euro. Por me zhdukjen e prindërve, janë zhdukur edhe paratë. Po ashtu, Pasho ka thënë se disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, ka marrë nga ish-e dashura Elona Kalesha një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro. Vetë Taulanti është nën hetim për masakrimin e prindërve të tij. Po ashtu nën hetim…
Dashi Uleni pak ritmin në punë. Edhe nëse të tjerët synojnë të dalin para jush, duhet të mendoni më shumë për veten tuaj. Ndoshta është më mirë që të reflektoni mbi gjërat që keni arritur, por edhe për ato ku keni dështuar. Demi Lidhja me njerëzit e tjerë do të jetë më e lehtë se kurrë më parë për ju tani. Ju keni një aftësi të fortë për të dëgjuar nëntekstin e çfarëdo gjëje që njerëzit thonë në sipërfaqe. Sugjeroni rrethin tuaj shoqëror ose thjesht shtoni disa shifra në listën tuaj të kontakteve. Binjaket Nëse prej kohësh keni pritur që…
Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës. Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme, shkruan Gazzeta.it. Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, teksa aktualisht qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.