Author: tirana

Gilberta nuk ka hezituar që të komentojë veprimet e Samiut në takimin me Lindën, ku nuk munguan komplimentet. Ajo i kujtoi takimin që kanë pasur së bashku dhe kjo nxiti një diskutim në studio, ku u duk sikur të gjitha vajzat iu kundërvunë Samiut. Samiu: Kur themi që të shikoj si person, e ndjej që më ndez. Gilberta: Ti u ndeze dhe në Divjakë, s’po merresh vesh ku ndizesh. Në Divjakë sa su hodhe në det. U ndeze dhe me Linditën dhe me Lindën. Ku u ndeze realisht? Samiu: Shijoj momentin për tani, ky ishte Samiu që duhet ta kuptojë…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Joe Biden në Gjenevë, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka kursyer komplimentet për shefin e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti rus e përshkroi Biden si “burrë shteti me përvojë”. Putin tha se folën në detaje për tre orë, që sipas tij është diçka që nuk mund të bësh me shumicën e politikanëve. “Ai është shumë ndryshe nga Presidenti Trump,” tha Putin. Përpara gazetarëve, Putin i cilësoi diskutimet mes tij dhe Biden si “shumë konstruktive”. Presidenti rus tha ndër të tjera se ranë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tj etrit.…

Read More

Ashtu siç ka premtuar më herët, motra e Ergi Dini ka publikuar ditën e sotme një tjetër këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta. Në një postim në Instagram, Barbana Dini tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Duke qenë se ky projekt nuk ka qenë i…

Read More

Dojna dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në fakt vetë Dojna duket se e ka pasur prej kohësh si qëllim, që të gjejë një partner që do e bëjë të kalojë bukur kudo dhe kurdo. Së fundmi, gjatë një…

Read More

Deputeti i zgjedhur i PS në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka përcjellë një apel për ndihmë në rrjetin e tij social. Është fjala për Sara Alushajn, një prej vajzave të skuadrës socialistëve të Vlorës e cila është shtruar me urgjencë si pasojë e një hemorragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë. Socialisti thekson se duhet siguruar shuma e duhur që Sara të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gjakut. “Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të…

Read More

Ditën e djeshme, u mësua se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Për më tepër, thuhej se modelja seksi ka sjellë në jetë një djalë në fund të muajit maj, por ashtu si shtatzëninë, edhe këtë lajm emocionues e ka mbajtur të fshehtë. Hoxha ka publikuar vazhdimisht imazhe me bikini dhe lajmi se ka sjellë në jetë një fëmijë erdhi i papritur për të gjithë. Megjithatë, bukuroshja shqiptare ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e djeshme, duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të realizuara në plazh. Ajo shihet e veshur me bikini…

Read More

Presidenti i FSHF, Armand Duka, i ftuari special i emisionit “EUROMANIA” të Enxhi Bibës, në “News 24” ditën e sotme, foli për Euro2020, teksa zbuloi ndër të tjera edhe favoritët e Europianit dhe skuadrën që bën tifo. FAVORITËT E EUROPIANIT- Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente. Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin,…

Read More

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar vendit tonë 1 mln dollar pajisje mjekësore kundër COVID-19, për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Lajmin e ka dhënë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ka deklaruar se SHBA përkujdeset për popullin shqiptar duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë. “Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne…

Read More

Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë të stilit të jetesës ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Megjithatë, ekspertët thonë se temperaturat mund të ndikojnë gjithashtu tek tensioni i gjakut. Sipas tyre, moti i nxehtë dhe ekspozimi në diell për një kohë të gjatë mund të ulë tensionin e lartë të gjakut. Ata shpjegojnë se përgjithësisht, tensioni i gjakut është më i lartë në dimër dhe më i ulët në verë. Çfarë ndodh me tensionin e gjakut në stinën e verës Temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë zgjerimin e enëve të…

Read More

Detaje të reja kanë dalë nga një bandë grabitësish të kapur në Greqi, të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në dyqane, bizhuteri dhe makina. Banda në fjalë u shpërbë më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptar. Sipas mediave greke të arrestuarit janë: Po ashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis. Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë.

Read More

Aloe vera është një bimë shumë e përhapur kudo në botë. Në një rast apo në një tjetër të gjithë e keni ndeshur këtë bimë. Ajo është përdorur për shekujt të tërë për të kuruar probleme të shumta shëndetësore. Xheli që gjendet brenda degëve të bimës përdoret për të trajtuar problemet e lëkurës, plagët, djegiet dhe infeksionet. Por nëse përdoret si pije ajo ka ndikimin e saj pozitiv për tretjen dhe veshkat. Së fundmi janë sugjeruar disa efekte të tjera të aloes për trupin e njeriut; pikërisht ulja e kolesterolit dhe nivelit të triglicerideve. Aloe Vera dhe niveli i triglicerideve…

Read More

Gazetari Arian Çani thotë se Partia Demokratike është në ditët më të keqja, ndërkohë që siç u shpreh ai rikthimi i ish-liderit Berisha nuk është normal. Fakti që PD ka rreth 70 mijë anëtarë dhe në zgjedhje kanë votuar rreth 40 mijë tregon qartë problemet brenda partisë dhe sipas Çanit kjo parti mund të bëhet edhe më keq. Pjesë nga intervista: Flasim pak për politikën e brendshme. Kemi patur shumë lajme. Rikonfrimimi i Bashës, çfarë do të thotë për vetë atë, për PD dhe domokratët, në opozitë? Çani: Nuk është se do të thotë ndonjë gjë të madhe. Ishte një ngjarje…

Read More