MC Kresha është një nga ata reperë të dashur për publikun i cili përveç muzikës, është gjithashtu shumë i apasionuar pas sporteve. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin kosovar “Ekipi Evropian” për të diskutuar më shumë për ndeshjet e “Euro 2020” që janë kthyer në temë dite. Artisti ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit. Ndërkohë që shumë nga ju mund të mendoni se reperi është tifoz i ndonjë skuadre të madhe si Gjermania, Italia, Spanja apo Franca. Por e keni gabim! MC Kresha bën tifo për një Kombëtare që askujt nuk ja…
Author: tirana
Tanimë nuk ka më vend për dyshime! Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina janë rikthyer bashkë dhe këtë e ka konfirmuar vetë autorja Olsa Muhameti. Nëse pak ditë më parë komentet flirtuese me “emoji” me zemra të dy ish-konkurrentëve na bënë konfuzë, tashmë jemi 100% të sigurt për ribashkimin e dyshes. “Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në InstaStory krah Atdheut dhe Sarës gjatë turit në Shkodër. Më pas ka qenë edhe moderatorja Bora Zemani ajo që ka ndarë mjë moment të ëmbël mes tyre në tavolinë, teksa bukuroshja bionde e kapte te mjekra…
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë të përfitojnë të ardhura nga shitja e apartamenteve në pallatin që posedojnë në Laprakë. Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli. Shpjegimi i Metës dhe Kryemadhit për mënyrën e ndërtimit të pallatit në Laprakë është befasues. Në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë 700 m2 tokë, në…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has. Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.
Rusia mposhti me rezultatin minimal 1-0 Finlandën, duke rihapur grupin B. Një gol i Miranchuk në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë mjaftoi që vendasit të merrnin 3 pikë shumë të vlefshme. Tashmë, Belgjika, Finlanda dhe Rusia kanë nga 3 pikë, ndërsa Danimarka nuk ka grumbulluar asnjë pikë deri tani.
Kohën më të bukur, Çiljeta e kalon vetëm me Fernandon, i cili tani është rritur dhe është bërë shoku më i mirë i mamit. Ndonëse këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë në një largësi të konsiderueshme nga rrjetet sociale, jo më larg se dje ndau një video të Fernandos duke luajtur me top si një futbollist i vërtetë. “Djali im”, ka shkruar Çiljeta krah pamjeve që duket se i kanë sjellë të qeshura dhe gëzim. E kush mam tjetër nuk do ndihej po kaq e lumtur dhe krenare sa Çiljeta për djalin e vetë kur e sheh të rritet e të…
“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.…
Princi Charles u bë së fundmi gjysh për herë të pestë dhe Kate Middleton ka një pseudonim përkëdhelës për vjehrrin e saj. Kate dhe Princi Charles, së bashku me bashkëshortët e tyre iu bashkuan Mbretëreshës Elizabeth në pritjen e liderëve të G7 ditën e premte. Vihet re se në videon e mbërritjes së tyre, Princi Charles kthehet nga Kate dhe Princi Ëilliam, ndërsa Kate e përshëndet ngrohtësisht me fjalët “Përshëndetje gjyshi!”, në vend të titullit të tij zyrtar. Ndërkohë, më herët Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ajo është shprehur shumë mirënjohëse, që më në…
Pas një pauze të gjatë, Rozana Radi pritet të kthehet fuqishëm në muzikë pasi siç thotë dhe vetë ka përfunduar këngën e re, e cila do të jetë ritmike. Artistja ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet në studio bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar: “Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”. Në postimin e radhës, Radi iu ka lënë në dorë fansave që të vendosin se si do të titullohet kënga e saj më e re. “Zgjidheni ju titullin e kenges time te re! Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, ka shkruar Rozana.…
“Nën drejtimin e Lulzim Bashës Partia Demokratike ka kaluar nga humbja në humbje dhe nuk ka shpresë për të ardhur në pushtet me Bashën kryetar”. Kështu deklaroi sot në një intervistë televizive, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili e cilësoi kreun e PD-së, Lulzim Basha se nuk ka lidhje me demokracinë por është autokrat. Sipas tij, “Basha ngriti një gënjeshtër të madhe dhe gjithë aksionin politik në PD për të zgjedhur kandidaturat e saj përfaqësuese në parlament dhe u kthye prapë te autokracia në momentin e fundit”. Ristani komentoi edhe formalizimin e “Grupit për PD-në”, ndërsa…
Policia e Shtetit është vënë në kërkim të një grupi hajdutësh që ka kryer shumë vjedhje në të gjithë territorin. Pjesëtarët e grupit ende nuk janë identifikuar nga Policia, por bëhet me dije se autoritetet tashmë kanë grumbulluar shumë prova që ata kanë lënë pas, në banesat ku kanë grabitur. Këta grabitës janë kthyer në tmerrin e banorëve të zonave ku ka pasur probleme me vjedhjet, të cilat zakonisht i kryejnë natën dhe në zona jo shumë të populluara. Ata hyjnë me forcë, herë të maskuar duke gënjyer të zotët e shtëpisë dhe përdorin një spraj që i vë në…
Artisti i famshëm, Jay-Z ka ngritur një proces gjyqësor kundër fotografit Jonathan Mannion, duke e akuzuar atë për shitjen e fotove të tij dhe më pas duke përfituar nga ai pa lejen e tij. Jay-Z punësoi Mannion si fotograf në mesin e viteve nëntëdhjetë, ndërkohë që ai shiti qindri foto të reperit. Në një nga ato fotografi, reperi i veshur me një kostum dhe kapelë, duke mbajtur një puro, u bë kopertina e debutimit të rëndësishëm të Jay-Z më 1996 me “Reasonable Doubt”. Në proces gjyqësor thuhet se Jay-Z kurrë nuk i dha leje Mannion të shesë ndonjë nga imazhet. …