Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Parlamentit Holandez për qëndrimin pro Shqipërisë për sa u përket negociatave për anëtarësim në BE. Sipas Metës, plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Postimi i Metës: “E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na…
Author: tirana
Është tashmë fakt që trupi ynë ka orët e veta për të qenë në gjendje të qetësohet dhe nëse mund ta themi kështu, për të korrigjuar gabimet e ditës. Sidoqoftë, për secilin instrument ka një kohë të ndryshme gjatë së cilës pushon dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm. Po në lidhje me zemrën cilat janë orët në një periudhë 24-orëshe që ajo përpiqet të riparojë ndonjë “dëm”? Koha e rimëkëmbjes për zemrën është 11 e mëngjesit deri në orën 1 pasdite. Nëse përjetoni një dhimbje koke ose mungesë energjie këto dy orë nuk ka gjasa të jetë për…
OSHEE njofton se do të ndërpresë energjinë elektrike për dy orë duke filluar 15 minuta pas mesnatës së sotme në disa zona të Tiranës me qëllim mirëmbajtjen e rrjetit. Zonat të cilat do të preken janë: Kodra e Priftit, Shkoze, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti”, (prane pallateve Grand), Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare ne Dajt, Garda, Televizioni Neës 24, Zonat prane Depos se Ujit, prane Sanatoriumit, Kodra e Kokonozeve, rruga “Pasho Hysa”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate prane Oxhakut te ish-shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farke, Zona rreth Qytetit “Studenti”, Zona e ish Uzina Traktorit,…
Të tjera ndryshime po ndodhin në qytetin e Shkodrës, në ZVA ku ikën Blediana Nika dhe emërohet Sindis Kopliku. Zyra Vendore Arsimore në Shkodër, do të ketë që sot drejtuesen e re të këtij institucioni. Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kanë emëruar këtë të mërkurë në krye të këtij institucioni Sindis Koplikun.
Xheje Dunga, nënë e një vajze, ka akuzuar ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën e saj se e kishin detyruar që të prostituonte. Akuzuesja rezulton se në janar të vitit 2016 është arrestuar bashkë me një grup trafikantësh për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion. Nga ky grup trafikantësh u arrestuan 13 persona. Pas procesit gjyqësor, gjykata italiane i la të drejtën e prindërimit për vajzën e mitur ish-bashkëshortit të saj, Dritan Kulla. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Shqipëria Live” për të hedhur poshtë të gjithë akuzat që i janë bërë nga ish-bashkëshortja për të dhe nënën e tij në…
Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për qasjen e tij karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Grenell ka realizuar një shkrim autorial të titulluar “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”. Ai në këtë shkrim e kishte fjalën për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel. Kjo pasi Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiçit.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një tjetër lajm të mirë për vendin tonë. Rama bën të ditur se Parlamenti holandez ka mbështetur thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. LAJM TJETËR I MIRË Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim
Me 30 minuta vonesë nga çfarë ishte parashikuar ka nisur takimi në Gjenevë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Shkak për vonesën është bërë arritja vonë në Gjenevë e presidentit rus. Vonesa e Putin, është bërë shkak për shumë meme ndërkombëtare. Të dy janë pritur para takimit nga presidenti i Zvicrës Guy Parmelin. Takimi i cili pritet të zgjasë të paktën 5 orë, ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare. Biden, ditën e djeshme e ka quajtur Putin një “kundërshtar të denjë” dhe ka theksuar se shpreson të gjejë fusha bashkëpunimi me presidentin…
Studimet e fundit kanë treguar se të lexuarit është një nga format më të mira për të ndihmuar shëndetin mendor dhe jo vetëm, ndihmon në artikulim më të qartë dhe dhuron copëza informacioni që mbeten gjatë në mendje. Por shpesh hasim përgjigje të ndryshme përsa i përket studimit dhe leximit, përdisa është e vështirë të përqëdnrohen në studime e për disa është mënyra më e mirë për të kaluar kohën. Në një artikull të fundit pedagogia Xhoi Jakaj rendit arsyet e dobisë së leximit : “A ka “gjeni” në botë që lindin të tillë dhe truri tyre funksionon pa librin,…
Holanda duket se ka ndryshuar qëndrim lidhur me nisjen e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mediat holandeze raportojnë sot se Parlamenti i Holandës mbështet më në fund nisjen e bisedimeve, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”. Ndryshe nga dy vite më parë, kur Holanda i mbajti derën të mbyllur Shqipërisë, tashmë ky vend i BE shprehet se ka “sinjale pozitive” nga Shqipëria. Sipas disa prej politikanëve, që kanë qenë më kundër integrimit të Shqipërisë, “Është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta ndaj…
Në verë të gjithë heqin kile dhe kjo për shkak të ushqimeve. Kjo stinë është e pasur me fruta dhe perime, është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të bien nga pesha, por edhe për të marrë të gjitha ushqimet e shëndetshme. Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime dhe sa i takon llojit që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet të mungojnë asnjë ditë zarzavatet jeshile. Në një nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi, etj, sa më të freskëta dhe…
Vazhdon operacioni në të gjithë vendin për ndërtimet pa leje. Ditën e sotme bëhet me dije se janë proceduar penalisht kryeinspektori pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Klos, 32-vjeçari Miklel Velsula dhe dy ish-Inspektor, pranë IVMT, Fatmir Selaj, 39-vjeç ish-kryeinspektor dhe Kadri Dema, 28-vjeç, ish/inspektor janë proceduar penalisht. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, kanë lejuar që të kryhen ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Klos. Materialet…