Author: tirana

Janar Njerëzit që kanë lindur në Janar kanë tendencë të ndjekin një karrierë në mjekësi ose të bëhen atletë. Mund të jenë krijues dhe të famshëm. Shëndeti i tyre ka tendencë të jetë më i mirë se mesatarja, ndihen të mbrojtur nga shumë çështje shëndetësore por jo ndaj atyre kardiovaskulare. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë të zakonshme midis të lindurve në janar, edhe pse ata janë më pak të prirur të kenë një temperament nervoz. Shkurt Të lindurit në Shkurt priren të jenë më të lumtur në jetën dhe karrierën e tyre. Shkurti është gjithashtu muaji i krijimtarisë dhe mund…

Read More

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhavzotaj, ku 60-vjeçari me inicialet D.Gj., u për përplas nga një makinë tip ‘Audi’ që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet A.L.. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të ish-komisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa. Megjithatë, kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij. Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të liqenit artificial në 8 prill të vitit 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte…

Read More

Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid. Që prej ditës së nesërme më 17 qershor maska nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri francez, i cili tha se kërkesa për njerëzit që të mbajnë maska jashtë do të hiqet nga dita e enjte, me disa përjashtime, ndërsa shtetrrethimi i orës 23:00 do të përfundojë në 20 qershor . “Situata shëndetësore e vendit tonë po përmirësohet më shpejt sesa prisnim. Mbajtja e maskave në ambientet e jashtme nuk do të jetë më e detyrueshme, përveç rrethanave të caktuara, kur ka grumbullime”- ka thënë…

Read More

Pas Ronaldos, Pogba bëhet futbollisti i radhës që largon nga tavolina ku jepen konferencat për mediat, një tjetër sponsor, atë kryesor të Euro2020. Talenti francez largoi birrën Heineken nga tavolina, duke bërë dhe një reagim të çuditshëm verbal. Mirëpo ai ndyshe nga Ronaldo, nuk i lëvizi shishet e Coca-Colës. Gjithçka ka ardhur prej besimit të tij, pasi siç dihet besimtarët muslimanë nuk konsumojnë alkool. Veprimi vjen pas atij të yllit portugez, i cili i dha të gjithëve mesazhin se duhet të pijnë shëndetshëm, pra vetëm ujë dhe pije të tjera të dëmshme për shëndetin. paul pogba hates heinekenDon't give Paul…

Read More

Rezultatet e autopsisë tregojnë se 18-vjeçarja italiane Camilla Canepa humbi jetën për shkak të një hemorragjie cerebrale. Adoleshentja humbi jetën javën e shkuar, rreth dhjetë ditë pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca. Hetimet për vdekjen e Camilla-s vijojnë. Prokurorët kanë pyetur prindërit e të resë për të pasur mundësinë e ndërtimit të një historie klinike të 18-vjeçares. Autopsia e kryer nga mjekët Luca Tajana dhe Franco Piovella nuk ka sqaruar ende se çfarë e shkaktoi hemorragjinë cerebrale. Po ashtu, prindërit e saj janë pyetur nëse vajza vuante nga ndonjë sëmundje autoimune. Ndërkohë në Sestri Levante po përgatitet që t’i japë lamtumirën e fundit…

Read More

I gjithë sherri nisi vetëm për shkak se pronari i lokalit nuk pranoi të ndryshonte muzikën, që po bezdiste 20 vjeçarin shqiptar. “S`më pëlqen fare kjo muzikë që ke vënë, ndërroje”, i tha i riu, por pronari refuzoi. Fillimisht, mes tyre pati një përplasje verbale ku nuk munguan fyerjet e renda. Më pas, 20 vjeçari, i cili po konsumonte alkool, ka lëshuar disa gota në drejtim të pronarit te barit e pastaj është ngritur dhe e ka qëlluar edhe më shishe në kokë. Burri ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa ka pasur edhe disa dëmtime të lokalit. Rrëmuja e krijuar…

Read More

Pesë persona, mes tyre katër shqiptarë dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për vjedhjen e 40 apartamenteve. Mediet fqinje shkruajnë se grupi ishte kthyer në makth për banorët në Brianze në Lecco. Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua mëngjesin e kësaj të mërkurë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve, por mësohet se janë të moshave nga 29 vjeç deri në 56 vjeç. Personat u kapën në tentativë për t’u larguar për në Shqipëri, ku mes tyre ishte edhe 56-vjeçari italian, i cili më parë ka qenë polic burgu. Policia ka sekuestruar mjete…

Read More

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet ruse kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria. “Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet…

Read More

Një 50-vjeçare nga Korça ka treguar sot në emisionin ‘Historia ime’ jetën e saj të vështirë. Ajo ka treguar se kur ishte 27 vjeç ka takuar një djalë, të cilin e njohu me shkuesi. Ai jetonte më parë në Greqi, por më pas u kthye sepse kishte probleme me drejtësinë dhe nuk i lejohej më që të shkonte aty. Në atë mosha gruaja tregon se e kishte parë vetëm si kallëp dhe i kishte pëlqyer shumë dhe pranoi që të martohej me të. Ata filluan të jetonin tek shtëpia e nënës së saj. 50-vjeçarja: Ai nuk donte të bënte celebrim…

Read More

Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo denoncon në polici kërcënimet dhe shantazhet që i janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. “Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime dhe shantazhe që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe rolin e media së shkruar dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.Natyrisht që Korça nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkjetesë, këto janë sjellje të papranuahme…

Read More

Identifikohet vatra e parë me gripin e shpendëve në qarkun e Elbasanit. Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatrat e Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes. Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa. Ndërkohë shpendët për tregtim lejohet të dërgohen në thertore të shoqëruara me certifikatën shëndetësore.

Read More