Author: tirana

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda është rrëfyer si rrallë herë në një program televiziv. Të premten në orën 21:00, gruaja që kryeministri e ka cilësuar kritiken më të madhe të tij, do të jetë përballë gazetares Ilva Tare në EuroNews. Në një video të shkurtër e përmbledhëse të publikuar nga faqja e vetë televizionit, Linda Rama dëgjohet të rrëfehet për vendimmarrjet në familjen kryeministrore, roli i saj dhe debatet për politikën. Sigurisht nuk kanë munguar as fjalët për nënën e ndjerë të kreut të qeverisë, Aneta Rama, gjatë të cilave dhe është prekur. “Për të respektuar vullnetin e njerëzve,…

Read More

Një propozim i pazakontë ka ndodhur në SHBA mes një çifti. Meteorologu i shpreh dashurinë partneres përballë tornados. Tom Bedard 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, punojnë së bashku në “AccuWeather” në Wichita si meteorologë dhe udhëtuan plotë gjashtë orë me makinë deri në Colorado me shpresën se do të takohen me një tornado. Ata realizuan një ëndërr dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente para partneres për t’i propozuar pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja dhe erërat e forta. Tom dhe Raya janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve dhe shumë shpejt u lidhën…

Read More

Kryetari i ri i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfaqëson sot minorancën në PD. Ish-presidenti Bujar Nishani pjesë e ‘Grupimit për PD u shpreh se Lulzim Basha përfaqëson sot minorancën në PD. Nishani tha se Basha ai përfaqëson më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së. ‘Është një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë s e kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe…

Read More

Presidentët Biden dhe Putin takohen sot në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta. Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë. “Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit…

Read More

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në lagjen numër 11 në Durrës. Një makinë, e cila po ecte me shpejtësi në disa lagje të zonës, përplasi dy këmbësorë. Sipas dëshmitarëve, këmbësorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që makina i përplas e më pas drejtuesi i mjetit vijon sërish të ecë duke mos ndaluar për të parë se si është gjendja e të plagosurve. Gruaja e plagosur mori disa plagë nga përplasja e fortë, duke u dërguar më pas në spital. Pas përplasjes burri arrin të ngrihet dhe e…

Read More

Rreth një muaj më parë Greqia u trondit nga vrasja makabre e 20-vjeçares Caroline Crouch në sy të bashkëshortit dhe foshnjës së saj. Mirëpo ndërkohë që kanë kaluar jo pak ditë nga kjo ngjarje e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve që po bën policia, ende nuk janë kapur autorët e kësaj krimit shokues. Në një artikull të TaNea, hetuesit kanë ngritur disa pikëpyetje, të cilat vetëm po të marrin përgjigje do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. PYETJET E POLICISË: Si ka mundësi që vrasësit të kishin përgatitur me detaje skenarin për të mos u kapur nga kamerat, por të harronin…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur sesionin e tretë online me një tjetër grup aplikantësh për nismën “Gati për Shqipërinë”. Postimi i Ramës #GATIPËRSHQIPËRINË – Sesioni i Tretë Kënaqësi të bashkëbisedonim me një tjetër grup aplikantësh për nismën #GatiPërShqipërinë Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected] #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim

Read More

Ministrja socialiste Elisa Spiropali i ka “shtrirë” dorën për bashkëpunim opozitës, përsa i përket emrit të presidentit të ri. Ajo tha se qeveria është e gatshme që të dikutojë me opozitën për një president të ri konsensual dhe të diskutohet për kriteret që duhet të plotësojë ky president. “Ne jemi të gatshëm që me opozitën në parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një presidenti konsensual.Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali në…

Read More

Kosova dhe Serbia nisën sot dialogun në Bruksel me 8 pika në tryezë. Katër kërkesat respektive të secilës palë, kanë disa pika ku bashkohen. Ka mes tyre çështje për të cilën pala tjetër nuk bën kompromis. Gazetarja e ABC Linda Karadaku e ftuar në Radarin Informativ përballë Jonida Shehut, analizoi të 8 kërkesat e tyre duke treguar ku ndahen dhe ku bashkohen palët. “1.Shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në cefta”, është kërkesa e parë e Kosovës. Karadaku shprehet se kjo kërkesë është provuar si model i suksesshëm nga të dyja palët. “Është kërkesa ekonomike dhe do i jepte një…

Read More

Eriseld Telhallari, infermieri 30-vjeçar i cili vuan nga një sëmundje këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gjakut të këmbës tjetër dhe barkut, ka nevojë për mbështetje monetare. Ai punon si infermier në Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT prej disa kohësh. 30-vjeçari rrezikon të humbasë edhe këmbën tjetër, prandaj i është këshilluar nga mjekët në Itali të kryejë ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gjakut sa me shpejt. Kolegu i tij, Korab Gjana ka bërë apel pëe ndihmë në rrjetet sociale, teksa ka vënë në dispozivion edhe të dhënat për këdo që do të japë kontributin, sado…

Read More

Destinacioni i audicioneve të Për’Puthen kësaj radhe ishte qyteti i Shkodrës, ku konkurrentët u pritën me brohorima. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për t’i mirëpritur , duke brohoritur e thërritur emrat e tyre. Njëra nga fansat e emisionit më të shikuar në Shqipëri është një e moshuar e cila i thotë Borës që të puthë djalin. Fansat kanë arritur t’i shikojnë nga afër konkurrentët dhe të bëjnë foto me ta.

Read More