Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur ditën e sotme analistit Baton Haxhiut, pasi ky i fundit e përmendi në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’. Berisha ka nxjerrë një foto të gazetarit nga intervista e mbrëmshme, teksa shkruan mbi foto “Kurrë mos thuaj kurrë, ta kall frikën”, ndërsa krahas saj shkruan: “Argati në detyrë. Millosheviçi i tha ne Hage se je i yni! Stanishiqi në Brazovicë e shpalli të vdekur sepse i duhej për operacionet post! Sb”, duke iu referuar përplasjeve të herëpashershme mes tyre. Mbrëmjen e kaluar, teksa ishte duke debatuar me Agron Shehajn, Haxhiu tha se…

Read More

Nga Ylli Pata Përveç disa fotove, ku një pjesë e deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, gjithë veneracion falmeshëndetën Doktorin më 13 qershor, kur lideri historik i PD-së shkeli selinë për të votuar për kryetarin, pak u tha për këtë vizitë që në një farë mënyrë mbeti enigmë. Në media u fol për një takim dy orësh në zyrën e Lulzim Bashës, por rivalët e tij thanë se ishte një “kafe e Doktorit me njerëzit në seli”, megjithatë efekti “elektoral” sa mund të quhet i 13 qershorit mund të bëjë efekt. Megjithatë, ka mjaft pikëpyetje për këtë takim të Sali Berishës…

Read More

Florjan Binaj ka hedhur dyshime në rrjete sociale mbi rrapin shumëshekullor që ndodhet pranë “Urës së Tabakëve” në Tiranë fatkeqësisht nuk çeli këtë pranverë. Aktori ka shpërndarë tre foto të pemës ndër vite dhe mendon se një rrap shumëvjeçar nuk mund të thahet tërësisht në të njëjtën kohë. Florjani mendon se kjo pemë është helmuar qëllimisht për t’u tharë, duke i lënë vendin ndonjë ndërtimi. “Fotoja e parë është një pikturë nga piktori anglez Edward Lear i urës së Tabakëve në Tiranë e vitit 1848…bie në sy dukshëm rrapi madhështor që ka qënë shekullor që në 1848-ën… Është një fotografi…

Read More

Për ironi, Banka e Shqipërisë gjendet pak metra larg zonës ku varëset, telefonat e vjedhur dhe valuta konvertohet në para ose anasjelltas. Njëri ndër ta u afrohet nën zë kalimtarëve dhe pëshpërit, “kemi karta SIM”. Ky vend që të çon në hyrje të Tregut Çam, dikur ishte vatra kryesore e një veprimtarie të tillë. Ndonëse Njësia kundër Krimit Ekonomiko-Financiar e ekspozon si një arritje minimizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, realisht veprimtaria vijon, ndonëse jo hapur fare. Kushdo mund të shesë telefona ose të konvertojë para, edhe për këto të fundit qytetarët ndihen më të sigurtë në agjencitë valutore. “U njoftova…

Read More

Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Ajo po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur. Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq më herët duke punuar buzë detit. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau…

Read More

Zyrtarizimi i emrit të ri nga Ura Vajgurore në bashkia Dimal, bëri bashkë qindra qytetarë dhe yjet më të mirë të muzikës në një koncert të jashtëzakonshëm ku u shpalos programi i turizmit dhe investimet që do të bëhen për rijetëzimin e kësaj bashkie. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se krahas infrastrukturës, një vëmendje të veçantë do të marrë dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës. “Do na duhet shumë që ta transformojmë këtë qytet që ka kaq shumë djem dhe vajza, të cilët duhet të kuptojnë që këtu e kanë jetën këtu do e ndërtojnë…

Read More

Ministria e Turizmit ka miratuar protokollin e masave anti-COVID-19 që do të jenë në fuqi dhe të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për shkak të pandemisë. VENDIMI I PLOTE Informimi i masave anti-Covid19 nga sipërmarrjet e aktiviteteve turistikeÇdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin rekomadohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19. Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara…

Read More

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore. Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, pas disa ditësh protestë. Ishte ministrja e Arsimit Evis Kushi ajo që ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë. Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, sot (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e…

Read More

Ligjvënësit hungarezë kanë miratuar këtë të martë një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë tek të miturit. Ky ligj u miratua nga 157 deputetë, përfshirë edhe deputetët e partisë ultra-konservatore në pushtet. Në këtë projektligj propozohet edhe ndalimi i reklamave që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve. Të gjitha programet arsimore ose reklamat nga grupe të mëdha në solidaritet me pakicat seksuale dhe gjinore, të tilla si reklama të cilat nxisin thirrje për bojkot nuk do të lejohen më. E njëjta gjë do të zbatohet edhe për librat, siç është koleksioni…

Read More

Rudolf Merolli, i akuzuar për ngacmim seksual të së bijës 18 vjeçare është dënuar me 3.4 vite burg. Merolli ngacmoi seksualisht vajzën e tij 18 vjeçare, në fshatin Vlocisht. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg ndërkohë që Gjykata ka dhënë dënimin me 5 vite burg. Ai do të vuajë 3.4 vite burg duke përfituar ulje nga gjykimi i shkurtuar.

Read More

Këngëtarja Enca Haxhia po kërkon njërikthim e pajtin me reperin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Në një postim në Instastory, Haxhia ka kujtuar këngën e tyre të përbashkët me titullin “Boë Doën”, që sot mbush pesë vite që nga publikimi i saj. Këngëtarja ka tentuar të etiketojë reperin, por kjo gjë ka mbetur thjesht në tentativë, pasi siç duket dyshja kanë bllokuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale. “Pesë vite sot, Bow Down,”– shkruan Enca. Nga ana e Noizy-t nuk ka pasur asnjë reagim pas këtij postimi.

Read More