Author: tirana

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur për herë të parë të kthejë për hetim në shkallën e parë të Vettingut një subjekt të rivlerësimit. Bëhet fjalë për Irma Ballin, prokuroren e Apelit të Korçës. Irma Balli ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikonte pasurinë. Prokurorja e kaloi me sukses shtyllën e dytë të rivlerësimit, por KPA vendosi ta rikthejë dosjen e saj për hetim të mëtejshëm në KPK. Shkalla e parë e Vettingut do të rihapë procesin për prokuroren për ta hetuar atë në dy shtyllat e tjera, atë të figurës morale dhe…

Read More

Ndërsa kufizimet e udhëtimit po fillojnë të lehtësohen në Europë dhe më gjerë, dhe bisedimet për një korridor udhëtimi MB-SHBA po nxehen përpara verës, udhëtimi po bëhet më i mundur. Leja e udhëtimit COVID e BE-së po shpërndahet në të gjithë bllokun, kështu që pothuajse patjetër do t’ju duhet një nga këto për të udhëtuar brenda Europës. Cilat janë vendet më të ‘mira’ europiane për të udhëtuar tani? Bazuar në statusin e kufirit ndërkombëtar dhe të brendshëm, kulturën e turizmit pas mbërritjes – përfshirë shtetrrethimin dhe qasjen në objektet publike – dhe statusin e karantinës, këto janë vendet më të…

Read More

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar pasi prisnin dru në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec. Një prej të arrestuarve është inspektor pyjesh ndërkohë që personat i prisnin drutë, i organizonin e më pas i shisnin. Gjatë operacionit ‘’Mokra’’ është sekuestruar një sasi prej 20 metër dru ah dhe lis që ishte ngarkuar në një kamion tip ‘’Benz’’. NJOFTIMI NGA POLICIA Pogradec Finalizohet operacioni “Mokra”. Operacioni pas një hetimi disamujor, nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Ushtronin në mënyrë të organizuar aktivitetin…

Read More

Kërkesat e komunitetit LGBT për të krijuar ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë është keqkuptuar dhe ka qarkulluar sikur po kërkojnë zëvendësimin e fjalës “nënë” me prindi 1 apo 2. Kjo temë është komentuar edhe nga biznesmeni Elton Ilirjani në “Shqipëria Live”, ku tha se nuk e kanë kërkuar në asnjë moment një gjë të tillë dhe ka pasur thirrje për urrejtje për këtë çështje. Ndër të tjera paralajmëroi se do të ndërmarrë hapat ligjorë për këdo që bën thirrje urrejtje ndaj komunitetit. Elton Ilirjani: Ka qenë një thirrje urrejtje…

Read More

Në emisionin “Historia ime” sot u soll jeta e vështirë e 37-vjeçares, Elmie, nënë e 4 fëmijëve. Elmie është martuar e re me shkuesi, por ajo thotë se jeta e saj gjithmonë ka qenë e vështirë pasi bashkëshorti gjithmonë e ka dhunuar, ajo nuk ka marrë urdhër mbrojtje edhe pse një herë ka rrezikuar jetën, ka qenë e shtruar nga dhuna në spital. Elmia prej dy vitesh është ndarë, por jo ligjërisht. Ajo jeton me 4 fëmijët e saj është e papunë dhe kërkon ndihme. Elmie: Nuk punonte, luante bixhoz, vjehrra nuk ishte e mirë, fuste konflikte në shtëpi. Një…

Read More

Edhe në Qarkun e Elbasanit sipas burimeve zyrtare është shfaqur Gripi i Shpendëve. Rasti i fundit sipas këtyre burimeve është identifikuar në fshatin Garunjē në Njësinë Administrative Karinë në bashkinë e Peqinit. Me këtë rast Shërbimi Veterinar në Qarkun e Elbasanit ka konfirmuar se menjëherë janë kryer testet dhe në përfundim të tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin e rrezikshëm. Aktualisht janë marrë të gjitha masat e duhura për asgjësimin e menjëhershëm të shpendëve të infektuar dhe të gjithë tufës . Zyrtarisht raportohet se janë evidenduar të paktën 181 shpendë të gjitha nga një fermë. Aktualisht ato janë asgjësuar për…

Read More

Për të gjithë ata që kishin dyshime Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u kanë dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve duke pranuar ribashkimin. Ata janë fotografuar për herë të parë duke u puthur në buzë me njëri-tjetrin në publik pas u rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Si duket se dyshja ka vendosur të mos e fshehë më dashurinë dhe të dalin hapur kudo bashkë. Paparacët kanë kapur momentim romantik ditën e diel gjatë një darke që ata kanë të çiftit në Malibu. Ata kanë qenë të shoqëruar nga familja e Jennifer, që ka festuar së fundmi 50-vjetorin e lindjes së motrës…

Read More

Nëse keni pyetur ndonjëherë se njerëzit e lindur në dhjetor a janë më çuditshëm se të lindurit në korrik apo anasjelltas, ju kemi gjetur përgjigjet. Janari Të gjithë të lindurit në janar janë të prirur të jenë më konspirativë kur është fjala për t’u lidhur me dikë. Por sa herë ata nisin të pëlqejnë dikë, janë mjaft këmbëngulës dhe bëjnë gjithçka për ta bërë për vete. Të lindurit në këtë muaj kanë shenja ndonjëherë edhe të çuditshme. Nëse bashkohen me të lindurit e nëntorit, lidhja intime është ideale. Shkurt Të lindurit e muajit shkurt janë aventurierë. Ata janë tepër pasionantë…

Read More

Kryeministri Albin Kurti i ka përmendur Aleksandër Vuçiçit, në takimin që ka pasur në Bruksel, dy serbë, Veljko Odaloviçin dhe Zoran Angjelkoviçin, lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Veljko Odaloviçi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë. Kurse Zoran Angjelkoviç ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998. Në katër propozimet që kryeministri Kurti ia ka bërë Vuçiçit në tavolinë në pikën…

Read More

Paris, e bija e Michael Jackson, ka rrëfyer gjithçka në një epsiod gjatë bisedës në “Red Table Talk”. Jackson u shpreh se vëmendja e vazhdueshme e paparacëve në një moshë të re e çoi atë në halucinacione dhe paranojë. “Unë përjetoj halucinacione ndonjëherë nga kamerat dhe paranojë të rëndë dhe kam shkuar në terapi”, është shprehur ajo. Ndër të tjera ajo tha se një metodë që ajo përdor për të ruajtur privatësinë është t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj të nënshkruajnë marrëveshje mos zbulimi. Kjo bisedë me Smith pritet të dalë në premierë në 16 qershor. Kujtojmë se detajet…

Read More

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, u trajtua sot sërish historia e abuzimit seksual të Erës, në moshën e saj 12-vjeçare. Historia e Erës është një nga ato që dhemb deri në shpirt. Ajo ishte vetëm 12 vjeç, kur u abuzua dhe dhunua seksualisht. Sot Era është 19 vjeçe dhe ankthi dhe frika nuk iu larguan kurrë nga vetja. Ajo është një vajzë plot ëndrra, ku dhimbjen e saj e ka ruajtur në fletët e ditarit, ku sot ato janë shndërruar në poezi. “Njollë mbi emrin tim” e quan librin e saj të pare Era! Ajo çjerr vërtetësinë…

Read More

Lexoni për produktet e pasura me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës. Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne Shqiptarët. Por po të lexoni këtë artikull të përgatitur nga AgroËeb.org do të mësoni fakte shumë interesante mbi burimet natyrale alternative të hekurit. Kjo e fundit është një element i qelizave të kuqe të gjakut që i japin këtij të fundit ngjyrën e kuqe. Ajo është e nevojshme për të transportuar oksigjen dhe ujë…

Read More