Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës, ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ku dha disa sqarime shumë të nevojshme, lidhur me përformancën e tij në parlament. Ndër të tjera Jenishehri është shprehur se nuk ka nevojë për parët dhe rrogën që merr nga Kuvendi. Deputeti ka theksuar se është pronarë o një prone nga e cila mer 900 mijë lekë qira mujore. Ndërkohë i pyetur për përdorimin e biçikletës, ia ka thënë se është preferenciale, pasi ka edhe një makinë fuoristradë. “Është një…
Author: tirana
Një shqiptar nga Kosova, me inicialet B. A., 48 vjeç dhe me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij. Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje. Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë. “Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be. Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së…
Cristiano Ronaldo dihet që kur flitet për dietë dhe gjëra që duhet të konsumohen, është i fiksuar në maksimum dhe shpesh e ka thënë dhe se do të donte që djali i tij të mos pinte pije me gaz si coca-cola. Këtë e ka dëshmuar edhe sot në konferencën për shtyp të Portugalisë përpara ndeshjes debutuese të saj në këtë Europian… Teksa konferenca nuk kishte nisur dhe përpara tij kishte dy shishe Coca-Cola prej qelqi, ai i ka zhvendosur duke i larguar dhe duke ngritur shishen e ujit: “Coca-Cola… pfff! Ujë më mirë”.
Kandidati për kryetar partie i PD-së në zgjedhjet e djeshme të 13 qershorit, Agron Shehaj ka folur sot lidhur me votimet brenda partisë, për të cilat foli me rezerva. Shehaj tha në “Opinion” se ka pasur parrregullsi dhe se votat që mori nuk tregojnë realisht mbështetjen që ai ka. Deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës, deklaroi se pas kandidimit shumë deputetë dhe kryetarë dege i janë larguar. Për Bashën deklaroi se nuk është ndarë, edhe pas kandidimit për postin e kreut të PD. Agron Shehaj: Dhjetëra anëtarë nuk janë lënë të…
Ripërsëritje të testit nuk do të ketë. Absolutisht jo. Një rishpërndarje pikësh edhe mundet. Unë e di si do jetë fundi. Por ata që merren me statistikë e kanë kuptuar trendin me aq sa janë vlerësuar. Por do shikojmë nëse ndonjë pyetje ka vështirësi. Dhe do kemi ulje pragu të pikëve për notat”- Kështu është shprehur Rezana Vrapi, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, lidhur me protestën e bërë nga maturantët për provimin e matematikës, ku pretendohej për vështirësi në pyetje. Me tej zonja Vrapi e ftuar në “Radarin Informativ” ka theksuar se deri më tani janë korrigjuar rreth 8 mijë…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një 26-vjeçar ka goditur një polic. I riu u përplas me policinë teksa po ndiqej prej tyre, por ai pretendon se goditi njërin nga oficerët pasi ai e shau. Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A.L. qëlloi policin, pasi ky i fundit mësohet t’i ketë thënë “o b*thq*r më shkele këpucët që i ka blerë 200 euro”. Por ky version i të akuzuarit nuk konfirmohet nga policët e tjerë pjesë e grupit të kontrollit që këmbëngulin se e ndaluan gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj dhe i…
Ish-presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste në emisionin “Raw Politics” të drejtuar nga Erla Mëhilli, tha se gara brenda PD është zhvilluar jashtë çdo rregulli të një gare normale. Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se gara ka qenë e pabarabartë dhe solli si shembull faktin se gazeta RD, organi politik i PD nuk ka përcjell asnjë mesazh të sfidantëve të z. Basha. “Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai. Në Këshilli Kombëtar tha z. Nishani nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25…
Edhe qyteti i Durrësit, është blinduar nga zbarkimi i forcave RENEA në terren. Objektiv i kontrolleve kanë qenë lokalet ku qëndrojnë personat “problematikë” dhe të dyshuar për lidhje me krimin. Kontrollet janë përqendruar edhe tek lokalet e Plarent Dervishit, ndërsa në sitë është futur një tjetër lokal i njohur në Durrës, ku thuhet se frekuentohet nga personazhe të botës së krimit. Në krye të aksionit mësohet se është vetë kreun drejtorisë së policisë së Durrësit, Lorenc Shehu. Ndërkohë aksion nga RENEA e FNSH po zhvillohen në Vlorë por edhe në Elbasan. Deri më tani ka dy të arrestuar dhe dhjetëra…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur “Tirana Fan Zone” këtë mbrëmje për të parë ndeshjen Suedi –Spanjë,e vlefshme për Kampionatin Europian.Ka qenë vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim që ka publikuar një foto ku shihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ambasadorja suedeze Elsa Hastad dhe ambasadori spanjoll.“Tani nga Sheshi “Skënderbej”. Jam e dyzuar – E dua Suedinë, por gjithashtu e dua edhe Spanjën. Do dëshiroja të luante Shqipëria sepse atëherë nuk do të kishte vend për dyshime”, shkruan Kim. View this post on Instagram A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali ka ndarë një foto të së ëmës në ditën e daljes në pension pas 40 vitesh në shërbim publik. Bilali shprehet se sado ta krahasojnë me të ëmën ajo as nuk i afrohet dot, duke theksuar se tani nis një kapitull i ri për të. “Ma gëzofsh pensionin mami. 40 vite + në shërbim publik. Ndershmëria, përgjegjësia me të cilën e ke ba punën por edhe dashuria janë frymëzim e motivim që ditën time të parë të punës duke të patur modelin kryesor. Sado që më krahasojnë me…
Edison Begaj, i cili u plagos disa dite me pare në Vlorë, është shoqeruar në Polici ditën e sotme, pas një aksioni blic ku moren pjesë Policia e Vlores dhe RENEA. Edison Begaj është personi i cili u plagos pak dite me pare teksa po kthehej në shtëpi. Ai u qëllua me pistoletë në sy të fëmijëve nga një person i maskuar si polic. Begaj, 38 vjeç, është qëlluar me pistoletë nga një person i veshur me uniformë policie, që i afrohet në këmbë. Drejt Begajt u qëllua pesë herë, mirëpo fatmirësisht për të katër plumba e prekën në këmbë…
Një nga gazetaret më të mira të ekranit shqiptar, Ilva Tare, njoftoi sot se do të largohet nga puna si gazetare në Shqipëri, për t’u zhvendosur në SHBA bashkë me familjen e saj. Në historinë e këtyre 25 viteve të fundit, Ilva Tare u rrit si një zë i sigurtë i gazetarisë shqiptare, duke u përballur me gjithë ngjarjet dramatike të Shqipërisë, që nga viti 1997 e deri në ditën e sotme. Ajo provoi të ishte gazetare radioje dhe televizioni dhe më pas drejtuese televizionesh dhe editore lajmesh, duke qenë përherë e më e suksesshme. Ashtu siç e thotë dhe…