Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021. Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së. Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin…
Author: tirana
Pas fitores së garës për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh për mbështetësit. “Në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim. Edhe njëherë faleminderit nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Po ashtu falenderoj me mirënjohje…
Forcat RENEA kanë ndërmarrë një aksion blic mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku si rezultat janë shoqëruar 10 persona. Operacioni po zhvillohet në Lungomare, ndërsa në rrugët e qytetit bregdetar po patrullojnë një numë ri madh automjetesh të Policisë. Për momentin nuk është ende e qartë arsyeja e këtij operacioni, ndërsa nuk dihen as detaje të tjera.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga samiti i NATO-s në Bruksel. Rama ka veçuar disa nga momentet e takimeve me liderët e huaj, ku në sy bie takimi i afërt që ka kreu i qeverisë ka pasur me homologun britanik Boris Johnson. “Sot në Bruksel, Samiti i NATO-s”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krah fotove.
Admir Tafili, i dënuari me dy burgime të përjetshme është sjellë nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar. TCH raporton se Tafili ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili, ngjarje e ndodhur në vitin 2000. Mësohet se Tafili është marrë në pyetje gjithë ditës së sotme, dy prokurorë të SPAK. Seanca e pyetjeve është mbyllur për sot, por do të rinisë nesër për të vijuarm e të njëjtat procedura. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Admir Tafili po hap “kutinë…
Çmimin “Best New Artist” në “Kënga Magjike” e mori grupi Urban Band që konkurruan me këngën “Edhe një natë”. Mirëpo ky vendim i jurisë nuk u prit aspak mirë nga Flori Mumajesi. Artisti publikoi një status ku shprehej i revoltuar për vendimin dhe sipas tij çmimin e meritonte Kras.“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i Neë Artist”, shkruante Flori. Sot Urban Band të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, thanë se pavarësisht deklaratës do ta pranonin një bashkëpunim me Florin.…
Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreun e Partisë Demokratike, nuk u surprizua nga fitorja e Lulzim Bashës. Ky i fundit arriti të marrë 81% të votave të anëtarësisë, duke siguruar kështu mandatin e tretë në krye të kësaj partie. Kadilli tha se gara nuk ishte e barabartë. “Unë kam qenë i qartë për këtë pabarazi, por kjo nuk më tremb. Në një garë nuk ka barazi absolute. Manifesti im politik është platforma më e plotë dhe gjithëpërfshirëse që politika shqiptare ka parë në këto 30 vjet.” Sa i përket takimit në selinë blu të Berishës me Bashën menjëherë pas…
Fjolla Morina po jeton prej kohësh një histori dashurie me Fisnik Sylën. Lidhja e tyre u zbulua pasi Fjolla u përfshi në telashe me policinë dhe historia e dyshes ka qenë e mbushur me ngjarje në një periudhë shumë të shkurtër. Teksa Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga muaji prill, ajo vazhdon të shijojë në maksimum jetën e saj familjare. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një video të vajzës së vogël, Alyah, e cila mëson të kërcejë një kurs baleti. Të njëjtat pamje ka ndarë në profilin e tij në Instagram edhe Fisnik…
Erik Lloshi është shprehur shpesh i revoltuar me këngëtarët e rinj, pa asnjë talent, që kanë pushtuar industrinë muzikore. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc e Pasdites”, ai tha se shumë këngëtarëve të famshëm u bëhen hapur vjedhje dhe asnjëri nuk flet. Eriku tregoi se ka shumë këngëtarë të rinj, me vetëm dy këngë, që këndojnë në lokale të ndryshëm dhe përfitojnë në kurriz të emrave të mëdhenj. “Vjen dikush del nga hiçi dhe merr një çmim më të lartë se sa ne dhe këndon dy këngë, që nuk janë as këngë, por më fal për shprehjen janë…
Dua Lipa dhe Anwar Hadid sot festojnë dy vjetorin e lidhjes së tyre. Dyshja e kanë mbuluar instagramin me dedikime dashurie për njëri-tjetrin. Anwar Hadid ka qenë i pari që ka postuar foto në Instastory me Duan duke e cilësuar këngëtaren si personin që i ka ndriçuar ditët. “Dy vite me këtë zonjën e dashur m’i ke ndriçuar ditët. Të dua,”- shkruan Anwar. Krahas tij, edhe Dua nuk ka hezituar ta urojë dashurinë e jetës së saj. “Urime, urime dy vjetorin, të dua”,- kanë qenë fjalët e saj në një foto të publikuar në instastorin e saj.
Qëndrimi i Agjencisë Europiane të barnave nuk ka ndryshuar sa i takon vaksinës AstraZeneca. “Bilanci përfitim-rrezik mbetet pozitiv dhe vaksina mbetet e autorizuar për të gjithë popullatën”. Kjo është ajo që vetë EMA specifikon në një shënim duke iu referuar “keqinformimit” që rezulton nga një deklaratë e njërit prej ekspertëve të tyre, e keqinterpretuar dhe botuar në një gazetë. EMA përsëriti qëndrimin e saj se AstraZeneca mbetet e autorizuar për të gjithë popullatën. “Gjatë fundjavës shumë artikuj u botuan që përmbajnë elemente dezinformimi në lidhje me vlerësimin shkencor, nga EMA, të vaksinës AstraZeneca, por pozicioni i EMA është i qartë:…
Një ish-fermer 84-vjeçar, është bërë ylli i famshëm i youtube, me më shumë se 120 mijë të abonuar në kanalin e tij në youtube. 84-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në rrjetet sociale përmes videove, në të cilat flet për çështje filozofike dhe rreth meditimit, raporton BBC. Ajo çka e bën unik John Butler, për veç se moshës së thyer është zëri i tij relaksues, me tone të qeta, metodë e njohur si ASMR. “Zëri i tij tingëllon, si një gotë me qumësht të ngrohtë”, shkruan një abonues poshtë videove në youtube. John Butler dhe thotë se kurrë nuk…