Author: tirana

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet me Pisha në jug të Krujës. Sipas informacioneve të siguruara deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë tokë. Për shkak të terrenit të thyer është e pamundur futja e automjetit të zjarrëfikëses, por gjithsesi është bërë ndërhyrja e parë. Disa efektivë të zjarrëfikëses të Durrësit dhe disa punonjës të Bashkisë po përpiqen ta vënë zjarrin nën kontroll. Sipas shërbimeve të zjarrëfikëses dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa dhe intensiteti i zjarrit ka rënë pasi era ka pushuar.

Read More

Presidenti Ilir Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut ka dekoruar me çmimin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ pesë dhurues të rregullt gjaku në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar Meta shkuran se antarë dhe zyrtarë të Presdiencës, si edhe të rinj u solidarizuan dhe shuruan gjak në ndihmë të fëmijë talasemikë. “Në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe në kuadër të nismës ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, anëtarë të Kabinetit dhe zyrtarë të administratës së Institucionit të Presidentit të Republikës, si edhe dhjetëra të rinj e të reja u solidarizuan sot vullnetarisht me kauzën…

Read More

Luhatja e madhe e shifrave të anëtarësisë së Partisë Demokratike në 2021 në krahasim me 2013-ën dhe 2017-ën tregojnë se kjo forcë politike nuk ka një regjistër të plotë, funksional dhe të saktë. Kështu i interpreton Instituti i Studimeve Politike shifrat e publikuara nga PD në procesin e fundit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri. ISP analizon numrat dhe thotë se aty tregohen katër elementë. Së pari, PD nuk ka një regjistër të plotë, të saktë dhe funksional anëtarësia. Kurba e lëvizjes nga 104 mijë më 2013, 103 mijë më 2017 dhe 75 mijë më 2021, është vetëm një…

Read More

Të vegjlit e Beyonce dhe Jay-Z, binjakët Rumi dhe Sir, kanë festuar së fundmi 4-vjetorin e lindjes. Për këtë rast të veçantë, artistja me famë botërore ju ka bërë nga një dedikim shumë të ëmbël vogëlushëve në rrjete sociale. “Çfarë është më mirë se një dhuratë… 2. Gëzuar ditëlindjen Rumi dhe Sir”, ka shkruar Beyonce në një postim. Mirëpo duke qenë se është shumë private kur vjen puna tek jeta e saj, këngëtarja nuk ndau asnjë foto të re të dy vogëlushëve. Hera e fundit kur Beyonce u shfaq me familjen e saj në një foto ishte në maj të…

Read More

Aksioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur pasditen e sotme dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur, në kuadër të aksionit “bregdeti ynë”. Në mbështetje të IKMT kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë.

Read More

Në videon bashkëngjitur janë dy raste të arrestit kardiak të ndodhura në sporte të ndryshme, hockey dhe basketboll. Në rastin e parë nuk ndërhyri askush për të bërë masazh kardiak dhe defibrilim. Sportisti humbi jetën.Në rastin e dytë është përsëri arrest kardiak, por veprimi i menjëhershëm duke bërë masazh kardiak dhe defibrilim mundësoi shpëtimin e jetës së sportistit. Këto janë kurse trajnimi të cilat bëhen nga QKUM për personel shëndetësor dhe mbështetës ose dhënës së ndihmës së parë. Në vijim do të demonstrojmë si bëhet masazhi kardiak dhe defibrilimi.

Read More

Dtën e djeshme, Beart Rexhepi, një nga ish-konkurrentët më të diskutuar të “Për’puthen”, i bëri të gjithë të dyshonin se ai kishte nisur një lidhje të re dashurie. Ai publikoi në Instagram një video, përmes së cilës tregoi se ishte me pushime në jug me një vajzë të quajtur Juliana. Ata shfaqeshin duke trokitur gotat me njëri-tjetrin dhe kaq u desh që fansat të aludojnë për një lidhje të re, pas ndarjes nga Tea. Mirëpo duket se këto pretendime të fansave të Beartit nuk kanë qenë të vërteta. Vajza në fjalë ka reaguar përmes një postimi në Instagram dhe ka…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh falënderimi për të gjithë demokratët, pasi u zgjodh për të tretën herë në krye të kësaj partie. Me një postim në Facebook, Basha thotë se do të bëjë gjithçka që “Shqipëria të fitojë”. “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha.

Read More

Pas 12 vitesh në krye të qeverisë, Benjamin Netanyahu nuk do të jetë më kryeministri i Izraelit. Ai renditet si lideri më jetëgjatë në Izrael, pasi është kryeministër që nga viti 2009. Mirëpo as shumë ishte “familjarizuar” me postin e kryeministrit, saqë harroi dhe u ul në karrigen e kryeministrit në Parlament. Shumë habiten dhe e marrin me të qeshur, por një person, i tregoi që ai nuk mund të ulej më aty, pasi tanimë duhej të ulet në vendet e dedikuara për opozitën. Qeverisja e Netanyahut përfundoi të dielën, pasi Parlamenti votoi pro një qeverie të re uniteti, të…

Read More

Albëria Hadërgjonaj ka prezantuar vëllain e saj i cili qenka një politikan i njohur dhe bëhet fjalë për kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. Përmes një publikimi në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, këngëtarja ka ndarë një imazh bashkë me kryetarin e Deçanit derisa ka shkruar i ka bërë një vizitë dhe i është referuar si vëlla. “Sot me vllain tim kryetarin e Komunës së Deçanit, mora shumë dashuri dhe informacion për ndryshimet e mëdha në qytet. Jemi shumë krenar me ty, faleminderit për punën e palodhshme! Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Read More

Të premten që lamë pas Kiara Tito finalizoi me sukses emisionin më të ri në Abc Neës, Style Star, që mori nën drejtim. Ky spektakël u finalizua me një fituese, Boriana, që u zgjodh si vajza më me stil e këtij edicioni të parë. Ndërkohë për Kiara Titon, kjo ishte hera e parë që ajo kishte jo vetëm rolin e moderatores, por edhe të autores së emisionit. Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për emisionin “FriendZone”, Kiara ka treguar se si e ka përjetuar këtë eksperiencë. Kiara tha se ky format ishte i vështirë për të, por e…

Read More

Patrik Shik ishte heroi i Republikës Çeke në ndeshjen e sotme kundër Skocisë në Kampionatin Europian, duke i siguruar skuadrës së tij tre pikët e para në këtë aktivitet e afruar ndjeshëm me kalimin e turt. Sulmuesi shënoi të dy golat e suksesit 2-0 të përfaqësueses së tij,duke vendosur fatin e kësaj sfide. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe në pjesën e parë të dy skuadrat krijuan raste të njëpasnjëshme për të shënuar, por goli do të vinte vetëm në fund të këtij fraksioni me Patrik Shik, i cili gjeti rrjetën me kokë pas një krosimi nga e djathta. Në…

Read More