Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Moderatorja e njohur flet hapur për çështjet e zemrës. Kiara Tito tregon se çfarë i ka dhënë më shumë kënaqësi në punë

17:17 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kiara tito
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të premten që lamë pas Kiara Tito finalizoi me sukses emisionin më të ri në Abc Neës, Style Star, që mori nën drejtim. Ky spektakël u finalizua me një fituese, Boriana, që u zgjodh si vajza më me stil e këtij edicioni të parë.

Ndërkohë për Kiara Titon, kjo ishte hera e parë që ajo kishte jo vetëm rolin e moderatores, por edhe të autores së emisionit. Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për emisionin “FriendZone”, Kiara ka treguar se si e ka përjetuar këtë eksperiencë. Kiara tha se ky format ishte i vështirë për të, por e ka shijuar shumë, sidomos pjesën e autorësisë.

“Ka pasur vështirësi në menaxhimin e situatave, mes vajzave, stafit dhe duhej të kishe një qetësi shumë të madhe që t’i menaxhoje situatat. Kënaqësinë më të madhe e kam marrë si autore, sepse më shijonte çdo situatë që krijohej. Nuk e kisha provuar këtë pjesë, por sido që të jetë ti rritesh profesionalisht me një eksperiencë të tillë”, u shpreh Kiara.

Ajo theksoi se tashmë është duke punuar për sezonin e ri dhe ka vajza që kanë nisur të interesohen për t’u bërë pjesë e spektaklit, edhe pse audicionet nuk janë hapur ende. Ndër të tjera, Kiara Tito foli edhe për çështjet e saj të zemrës.

Ajo tha se aktualisht është beqare dhe nuk ka asnjë partner në krahë. Kiara është përfolur shpesh për jetën e saj private dhe fansat kanë qenë gjithmonë kurioz për çështjet e zemrës.

Kiara Tito moderatorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.