Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Beyonce si rrallëherë shkruan një dedikim emocionues për binjakët e saj

18:05 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bezonce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të vegjlit e Beyonce dhe Jay-Z, binjakët Rumi dhe Sir, kanë festuar së fundmi 4-vjetorin e lindjes. Për këtë rast të veçantë, artistja me famë botërore ju ka bërë nga një dedikim shumë të ëmbël vogëlushëve në rrjete sociale.

“Çfarë është më mirë se një dhuratë… 2. Gëzuar ditëlindjen Rumi dhe Sir”, ka shkruar Beyonce në një postim.

Mirëpo duke qenë se është shumë private kur vjen puna tek jeta e saj, këngëtarja nuk ndau asnjë foto të re të dy vogëlushëve. Hera e fundit kur Beyonce u shfaq me familjen e saj në një foto ishte në maj të këtij viti, kur një imazh i kapur nga një mik i çiftit u publikua në një llogari në Instagram.

Kujtojmë se para pak javësh Jay-Z dha një intervistë për “The Sunday Times”, ku foli si kurrë më parë për marrëdhënien me Beyonce, mënyrën se si po rrisin fëmijët dhe si e kanë përjetuar karantinimin.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”, u shpreh Jay Z për karantinën.

Sa i përket prindërimit, reperi tha se e rëndësishme në rritjen e fëmijëve është që t’ju dhurohet dashuri dhe përkrahje. Ai u shpreh se fëmijët duhet lënë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre dhe se gjithmonë do kenë mbështetjen e tij e të Beyonce.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”, u shpreh Jay-Z.

beyonce binjakët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.