Author: tirana

Policia e Fierit ka arrestuar administratorin e një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas të tjerë, pasi po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh. Në pranga kanë rënë shtetasit Xhimi Hasanbega, Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili. Njoftimi i policisë: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një…

Read More

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave me 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Anëtarësia e PD në të gjithë vendin do të votojë mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i drejtojë për…

Read More

Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së pëshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pa zbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qendruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Pëshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të…

Read More

Një 30-vjeçar është plagosur në qytetin e Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes së shtunë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Enea Z., 30 vjeç, gjatë një konflikti të dhunshëm, është qëlluar disa herë me thikë. Të njëjtat burime konfirmuan se 30-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Elbasanit gjatë një konflikti, ku dyshohet se janë përfshirë fillimisht disa persona. Policia e Elbasanit ka arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj plagosje, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet E.P., 16-vjeç, banues në Elbasan. Ndërkaq, po hetohet për të zbardhur…

Read More

Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të kontrabandës me medikamente mjekësore, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, policia ka arrestuar poseduesin e ilaçeve, shtetasin D. K. Sipas uniformave blu, ilaçet janë gjetur në kabinën e kamionit të ndara në 4 qese, me vlerë totale 2200 euro. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D.…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve pikante nga Kongresi i PS-së që u mbajt dje. Një Kongres plot emocione ku nuk mungua surprizat, që nga dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika e deri tek lotët e ndjerë gjatë fjalës së vajzës së të ndjerit Bashkim Fino, e cila iu bashkua dhe PS-së. “MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum mes emocionesh në familjen e madhe socialiste dje, sot dhe neser, ju uroj një të dielë të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.

Read More

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht ultësira perëndimore mbeten me kthjellime, sipas meteoAlb. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër. Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Read More

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se 30-vjeçari Enea Zylfullari është qëlluar me thikë, duke marrë plagë të rënda, ndërsa është nisur me urgjencë në spital. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që policia ka arrestuar 16 vjeçarin E.P, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

Read More

Nga Darina Tanushi Partia Socialiste i bëri vetes në këtë 30 vjetor të themelimit, dy dhurata: fitoi një mandat të tretë qeverisës, historik në periudhën pluraliste të Shqipërisë, por jo vetëm. E dyta rimblodhi ata që kanë qenë truri i saj, që edhe pse kritikë të ashpër në periudha të ndryshme kohore nuk e mohuan kurrë lidhjen me socialistët dhe Partinë Socialiste.  Surprizë ishte prania dhe mesazhet e Arta Dades, Rexhep Meidanit, por edhe Ditmir Bushatit. Meritë apo jo e Edi Ramës, ai arriti që në këtë përvjetor të rikthente frymën e solidaritetit që karakterizon një organizatë politike, ku individët…

Read More

Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një aksident dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Gjoka rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nisur nga kjo, gjykata vendosi për të arrest shtëpie. Mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte i ftuar këngëtari nëpërmjet një lidhje skype për të përshendetur nipin e tij Renis Gjokën dhe për ta uruar për koncertin që do të sjellë më 18 qershor në ekranin e ABC. Pyetur nga…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh për pelegrinët e Kishës së Laçit dhe besimtarët e krishterë. Meta thotë se i bashkohet lutjeve të tyre për sa më shumë shëndet, dashuri, lumturi, paqe e mbarësi në familje. ‘’Shna Ndou ju ndihmoftë’’- e mbyll mesazhin Meta. STATUSI NGA ILIR META Në këtë Natë të Bekuar u bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe pelegrinëve të Kishës së Laçit për sa më shumë shëndet, dashuri në zemrat tuaja, lumturi, jetë më të begatë, paqe dhe plot mbarësi në çdo familje! Shna Ndou ju ndihmoftë! 🙏🇦🇱

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi lajmëroi sot gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste në 30-vjetorin e themelimit, se tërhiqet nga të gjitha funksionet politike. Ai tha se nuk ka momenti më të mirë për ta bërë këtë sesa 30-vjetori i PS-së, kur kjo forcë politike tashmë ka ftuar mandatin e tretë qeverisës radhazi. Për këtë vendim të marrë nga Ruçi duket se më shumë janë gëzuar pjesëtaret e familjes së tij. Madje mbrëmjen e sotme djali tij, Ledio Ruçi në një postim në Insgaram shkroi: “Mirëserdhe në shtëpi babi”.

Read More