Jean-Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell. Ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, kur një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë. Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, e Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët. Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë…
Author: tirana
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për partnerin, me të cilin ka dhe një djalë të quajtur Amar. Identiteti i personit që i ka marrë zemrën Oltës vazhdon të mbetet një mister, mirëpo së fundmi ajo nuk e ka kursyer një postim pranë tij. Aktorja ka publikuar një video nga një festë, ku shihet e ulur mbi prehërin e partnerit, duke kërcyer dhe duke u puthur. “Abababababa t’u u puth si adoleshentë nëpër lokale”, ka shkruar ajo krahas videos. View this post on Instagram A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)
Një burrë në SHBA, i cili ishte duke notuar në një nga plazhet e vendit, ka treguar të gjithë momentet e tmerrshme kur u sulmua nga një balenë. Michael Packard thotë se teksa zhytej, papritur përfundoi për rreth 30 40 sekonda në gojën e gjitarit detar. “Isha duke notuar sot. U hodha nga anija dhe nisa të hetoj. Krejt papritur, ndjeva një goditje të madhe, gjithçka u errësua. Ndjeja që po lëvizja, dhe isha, o Zot, thashë mos jam sulmuar nga një peshkaqen. Më pas kuptova se nuk kishte dhëmbë dhe se ndjeja një dhimbje të madhe. Më pas e…
Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon një takim me Lulzim Bashën në ambientet e selise blu. Mediat raportojnë se Berisha ndodhet në zyrën e Bashës prej më shumë se dy orësh. Nuk dihen ende detajet e takimit mes të dyve, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.
Ish-deputetja Arta Dade i surprizoi të gjithë dje teksa u shfaq në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së, duke ditur qëndrimet e saja kritike ndaj kryeministrit Edi Rama. Me sa duket përplasjet janë sheshuar dhe Dade i është bashkuar sërish PS-së. Këtë e demonstron më së miri edhe dedikimi që i ka bërë sot në rrjetet sociale zonjës Dade, zv.kryeministri Erion Braçe. Postimi i plotë: NJE GRUA! NJE SOCIALISTE! Por edhe nje gjyshe cool, nje nene, nje vajze patjeter, nje profesoreshe! Harxhuam nje seance kongresi dje, endje ne 30 vite dhe kuptuam se nga 1992 deri 1997 kemi qene vullnetare! Sepse…
Maturantët ka vijuar sot sërish protestën që nisën ditën e djeshme për pakënaqësitë e tyre në lidhje me tezën e provimit të matematikës. Pasi e nisën protestën duke bllokuar rrugën para Ministrisë së Arsimit, maturantët u drejtuan për tek QSHA-ja. Ata pretendojnë që teza e provimit të matematikës ishte tepër e vështirë dhe koha e vendosur në dispozicion për realizimin e saj sipas tyre, ishte e pamjaftueshme. Të ulur këmbëkryq, ata kërkonin nga ministria që të paktën, të ulet tavani i pikëve, në mënyrë që, nxënësit e mirë të marrin nota pozitive dhe që mundi i tri viteve, të mos…
Presidenti i skuadrës së Burrelit Agron Malaj dhe administratori Bajram Ballabani janë dakordësuar me ish futbollistin e talentuar Sajmir Patushi që ai të drejtojë skuadrën verilindore për sezonin futbollistik 2021-2022. Patushi ka një karrierë brilante në futbollin shqiptar, pasi ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve që kanë aderuar në elitën e futbollit shqiptar si Vllaznia, Bylis, Elbasani, Tirana. Tek kjo e fundit ka luajtur jo pak, por gjashtë kampionate radhazi. Saimir Patushi ishte pjesë e shkodranëve të Vllaznisë, kur kjo e fundit u shpall kampione e Shqipërisë. Burime pranë klubit të futbollit Burreli thanë se trajneri Saimir Patushi do…
‘Shtëpitë e barit’ janë kthyer në një problem serioz në Britaninë e Madhe. “Daily Mail” ka publikuar pamjet shokuese, ku një bandë shkon për të vjedhur sasi të konsiderueshme kanabisi. Banda e përbërë prej 10 persona udhëtoi me disa makina që nga Londra për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi në një banesë në Forest Fields, Nottingham. Agresorët thyen derën e shtëpisë dhe qëlluan disa herë me thikë persnonin që gjetën brenda. Ata më pas tentuan të largoheshin, por u arrestuan një nga një nga policia.
“Jam mirë, shpresoj të rikthehem shpejt”, fjalë këto të thëna nga Christian Eriksen, në chatin e ekipit të Inter. Pas frikës dhe ankthit vjen më në fund lehtësimi. Fantazisti danez pasi driblojë vdekjen qetëson tifozët kudo në botë, imazhi i tij i shtrirë në tokë do të kujtohet gjatë, fatmirësisht gjendja e tij është e qëndrueshme i vetëdijshëm për gjithçka ndodhi. “Këtë mëngjes, lojtarët dhe stafi i Kombëtares daneze kanë takuar fantazistin e Inter, i kanë folur. Gjendja e tij është e qëndrueshme”, theksoi Federata daneze me anë të një njoftimi zyrtare. Shoku që përjetuan tifozët ishte i madh, pasi…
Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë. “12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”, tha Gjana. Gjithashtu Gjana iu përgjigj edhe akuzave…
Britania e Madhe po përballet me një valë të nxehti, e kësisoj, qytetarët i janë drejtuar në masë plazheve të vendit. Mediat britanike publikojnë pamjet e pushuesve, teksa shihen duke qëndruar në breg, por edhe duke shijuar ujin e freskët. Numri i madh i pushuesve, sipas autoriteteve është mundësuar edhe nga ecuria pozitive e procesit të vaksinimit, ku në Britani, deri më tani, janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave më shumë se çereku i popullsisë së rritur. Mediat shkruajnë, se temperaturat do të jenë më favorizuese se Ibiza apo Mykonos, destinacione këto, që preferohen së tepërmi nga qytetarët…
Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. “Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha. I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha: “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.