Author: tirana

Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit. Mësohet se shtetasi i gjetur ende nuk është identifikuar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, e po merr në pyetje banorët e zonës, për të bërë të mundur identifikimin e personit, por edhe për të mësuar më shumë mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë. Votoi për kryetarin e ri të PD-së, Kadilli del me mesazhin e fuqishëm për gjithë demokratët: Është hera e parë që ndodh kjo! Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin…

Read More

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka votuar. E pyetur nëse do të largohet nga PD në qoftë se nuk e fiton garën, Harxhi u shpreh e prerë se kjo nuk do të ndodhë, pasi për të sot fillon beteja politike. “PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për…

Read More

Boksieri Shkëlqim Bega ose ndryshe Çimi i Për’puthen ashtu siç e thërrasin pas pjesmarrjes në një formatin televiziv që kishte në fokus dashurinë. I ftuar në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën djali nga Kruja foli për veten, familjen dhe pjesëmarrjen në Për’puthen. “Nuk jam penduar që jam bërë pjesë, une si karakter nuk kam ndryshuar, por nuk është se shoh ndonjë rrugë të hapur nga pjesëmarrja në Për’puthen, për momentin them. Babai ka qenë ai që më ka mbështetur për çdo gjë, ndërsa motrat më kanë ndjekur në televizion, në çdo portal të mundshëm. E preferuara e tyre ka qenë Sindi”-u…

Read More

Fjalë që sjellin lehtësim dhe shpresë, të lëshuara këto nga goja e Christian Eriksen, i cili vetëm një ditë më parë, tronditi të gjithë botën e futbollit nga incidenti që ndodhi mesidën e djeshme gjatë ndeshjes me Finlandën. Këto fjalë, Eriksen ia ka transmetuar drejtuesit e klubit të tij, Interit, të cilët, kanë shprehur hapur shqetësimin ashtu sikurse të gjithë, për ato pak minuta dramatike, që mund të rezultonin dhe fatale. “Eriksen na dërgoi një mesazh mbrëmë. Ai demonstron harmoninë që ekziston brenda klubit tonë”, tha CEO i Interit, Bebe Marotta, për mikrofonat e Rai. “Menduam që e gjitha do…

Read More

Partia Demokratike ka nisur prej orës 08:00 procesin e votimit për kreu e ri të partisë. Ndërkohë që anëtarët e partisë iu janë drejtuar kutive të votimit, kandidati Agron Shehaj ka denoncuar si parregullsi përjashtimin e një prej vëzhguesve të tij. Shehaj u shpreh se vëzhguesja e tij në degën nr. 5 të PD është përjashtuar nga komisioni i zgjedhjeve pa të drejtë. Sipas stafit të kandidatit Shehaj, vëzhguesja Enkeleda Cela, është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 2 persona, pasi dyshohen se po ndërtonin pa leje. Në pranga kanë rënë shtetasit, A. O. 49 vjeç dhe G. L., 49 vjeç. Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se shtetasi A. O., është konstatuar nga uniformave blu, duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij në rrugën “Ymer Kurti”. Ndërsa gjithashtu, edhe shtetasi G. L., është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Bastar Murriz. Njoftimi i plotë i Policisë: Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa…

Read More

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar sot për kryetarin e ri të PD, ku në garë është edhe vetë përballë tre kandidatëve të tjerë, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Në fund të votimit në selinë qendrore në Tiranë, Basha falënderoi të gjithë demokratët, si dhe komisionerët, duke thënë se ky është një proces unik e me vlera. Sipas Bashës, me këto vlera ka nisur beteja e demokratëve për ndryshime dhe me to do të çojë deri në rrëzimin e regjimit. “Së pari, dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik.…

Read More

Sot Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet e brendshme për të zgjedhur me votë shefin e selisë blu për katër vitet e ardhshme. Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, dhe tre demokratë të tjerë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Situata në selinë blu është polarizuar, pasi shume prej mbështetësve të Bashës mendojnë se beteja politike e demokratëve për të ardhur në pushtet duhet të vijojnë pikërisht me të, ndërsa të tjerët mendojnë në mënyrë kategorike se partia duhet të ripërtërihet pas 3 humbje radhazi të Bashës…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të Larushkut. Mësohet se tre makina, një “Benz”, një “Opel” dhe një “Fuoristradë” janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë janë plagosur shtetasit M. Doçi (femër), E. Doçi dhe E. Doçi, të cilët udhëtonin në mjetin tip “Opel”. Gjithashtu, janë plagosur edhe dy gra që ishin në mjetin “Benz”, V. dhe A. Hajdini. Mes të plagosurve është edhe një foshnje 10 muajshe (E. Doçi). Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë te Trauma dhe nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Shkak i aksidentit ka qenë…

Read More

Ishte Sindi ajo e cila [pak ditë më parë e ftuar në emsionion “Abc e Pasdites”, thumboi keq konkurrentët që dolën këngëtarë nga “Përputhen”, mes tyre dhe Melisën. “Muzika është një profesion shumë i vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”, tha Sindi, duke shtuar se do t’iu kërkonte të mos këndonin më. Mirëpo, deklarata e saj nuk është pritur aspak mirë nga Melisa, e cila i është kundërpërgjigjur në rrjete…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Lavdosh Metajt, oficerit të Patrullës së Përgjithshme të forcave ‘Shqiponja’ në Sarandë. SHÇBA, me anë të një njoftimi zyrtar bën të ditur, se Metaj ishte në hetim prej disa muajsh pasi dyshohej se merrej me veprimtarinë e jashtëligjshme. Ai u konstatua se shpërndante lëndë narkotike në mënyrë sistematike në clube nate në Sarandë. Gjatë kontrollit personal të ushtruar, Metajt iu gjetën lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame…

Read More

Pentagoni njoftoi 150 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vetëm disa ditë para takimit të pritshëm midis presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. SHBA kanë ofruar për Ukrainën radarë të zbulimit të artilerisë, sisteme të zbulimit të dronëve dhe pajisje komunikimi. Sipas Pentagonit, ndihma ushtarake përfshin gjithashtu trajnimin, pajisjen dhe këshillimin e forcave ukrainase për sigurinë e kufijve të vendit. Paketa prej 150 milionë dollarësh janë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi amerikan për ndihmë ndaj Ukrainës në vitin aktual fiskal që përfundon më 30 shtator. Sipas qeverisë amerikane, shuma totale e…

Read More