Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e djeshme në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar E. T., 22 vjeç. Ndërkohë i plagosuri T. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Author: tirana
Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të fusë lëndë narkotike në burgun 313 në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar M. P., 24 vjeç. I riu është kapur nga shërbimet e kontrollit të regjimit të brendshëm duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit kanabis. “M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,” thuhet në njoftimin e policisë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës. Postimi i plotë: “Të dashur maturantë, Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne…
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, ishte e ftuar së fundmi në “Prive”, në rubrikë “60 sekonda”, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës personale. E pyetur se sa lidhje toksike ka patur, ajo u përgjigj “Vetëm një”, duke lënë të kuptohet se është ajo me Beartin. Tea u shpreh se do bëhet pjesë e muzikës për kënaqësi personale, teksa po ashtu tha se për qetësi mendore mund të mbyllë rrjetet sociale. Ndërkohë, e pyetur se sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur, ish-konkurrentja zgjodhi mos të zbulojë shifra, duke u përgjigjur…
Nuk ka gjasa që Covid-19 të largohet ndonjëherë, por si gripi, ai mund të bëhet një sëmundje e kontrollueshme, tha një ekspert për Euronews. Profesor Roland Kao, kryetar i epidemiologjisë veterinare dhe shkencës së të dhënave në Universitetin e Edinburgut, tha për Euronews se “ka sigurisht një mundësi” që bota të mos shpëtojë kurrë nga Covid-19 por që “ai mund të përfundojë më i butë”. “Në të njëjtën mënyrë që pandemia e gripit, e cila ndodhi mbi 100 vjet më parë, kishte tri valë infeksionesh gjatë çdo dimri dhe më pas ishte më e butë, kjo mund të ndodhë,” shtoi…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot bisedimin me aplikantët e fazës së dytë për platformën “Gati për Shqipërinë”. Përmes një lidhje “Zoom”, Rama u njoh me aplikantët dhe idenë e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. Njëra prej tyre, Etleva Gjonçaj, i mori kryeministrit vëmendjen, saqë e ftoi të shkonte në 17:00 në kryeministri. Por e këshilloi ta ruante entuziazmin për më vonë, që të mos zhgënjehej. Video min 8 Biseda: Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziasmin dhe pasionin, sidomos për projektet…
Maturantët janë grumbulluar prej disa minutash përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, dhe kërkojnë rivlerësim të provimit të matematikës, i zhvilluar ditën e djeshme. Ata pretendojnë se teza ka qenë shumë e vështirë. “Provimi ishte për të na penalizuar ne”, është shprehur një maturante. Të rinjtë e Tiranës kanë bllokuar Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të rishikohen pikët, në mënyrë që ata të dalin sa më mirë. “Të ulen pikët e privimit, të na ndihmojnë sadopak me notat. Ishte shumë i vështirë dhe jo i drejtë për ne”, ka thënë një maturant. Gjithashtu, edhe maturantët…
Mes shumë të tjerësh në radhët e aplikantëve në platformën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama u njoh edhe me një të ri francez i cili kërkon të vijë në Shqipëri për të kontribuar në fushën e logjistikës. Rama shkëmbeu disa batuta me të në lidhje me shqipen e tij. Pjesë nga biseda I riu francez: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar në master në fushën e logjistikës në Francë. Kam punuar disa vite në Shqipëri. Me zhvillimin e territorit dhe politikat e transportit. Rama: Po këto shqipen nga e ke I riu francez: E kam mësuar në Shqipëri…
Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston 47-vjetorin e lindjes. Si për ironi të fatit sot edhe PS feston 30 vjetorin e themelimit të saj, ku do të mbledhë në stadiumin “Air Albania” dhe Kongresin. Nuk dihet ende axhenda e Bashës për ditën e sotme nëse ka në plan ndonjë takim me demokratët sikurse ka bërë edhe në ditët e shkuara, apo do të bëjë ndonjë organizim familjar me rastin e ditëlindjes. Kujtojmë se kryedemokrati ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh është në krye të PD-së. Më herët ai ka mbajtur detyra të…
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendin, por që duan të japin kontributin e tyre pa u kthyer në Shqipëri, do t’u krijohet mundësia që ta realizojnë këtë duke punuar nga shtëpia, në shtetin ku jetojnë. Kjo u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me disa prej aplikantëve në nismën ‘Gati për Shqipërinë’, ku tha se po mendohet për të hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia. “Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë…
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka nisur sot procesin e korigjimit të matematikës. Përmes një komunikimi me mediat, përfaqësuesit e këtij institucioni deklaruan se: “Jemi të hapur të bisedojme dhe të qetëspjmë maturantët. Testi i matematikës përmbante pyetje të tre niveleve. Pyetjet nuk ishin të vështira, ishin edhe nga jeta reale. Teza e maturës i ka futur edhe vitin e kaluar, pyetje të cilat ata i quajnë të vështira, por nuk janë të vështira. Nuk kishte pyetje jashtë programit të maturës”.
Pas të ftohtit thumbues të muajve të dimrit, të gjithë presin verën dhe lehtësimin që sjell nga lagështia dhe i ftohti. Por në muajt e nxehtë të verës rriten infeksionet të ndryshme. Sigurisht, sëmundjet që vijnë nga mushkonjat janë rreziqet kryesore të këtij sezoni. Por ka shumë rreziqe të tjera shëndetësore që shpesh kalojnë pa u vërejtur. Një rrezik i tillë janë infeksionet e traktit urinar, të cilat rriten gjatë muajve të verës. Sistemi urinar përfshin veshkat, retrën dhe fshikëzën urinare. Infeksioni i shkaktuar në këtë trakt quhet si infeksion i traktit urinar (UTI). Në përgjithësi shkaktohet nga bakteret, kërpudhat…